Pas Senatit, qeveria e Contes pritet të marrë votëbesimin në Dhomën e deputetëve

Dita

Pas marrjes së votëbesimit një ditë më parë në dhomën e Senatit, qeveria italiane e Giuseppe Contes pritet të marrë sot votëbesimin në Dhomën e deputetëve.

Përfaqësimi i Italisë në samitin e G7-s që do të mbahet këtë të premte në Kanada do të jetë impenjimi i parë ndërkombëtar për kryeministrin Conte.

Kreu i ekzekutivit italian ka deklaruar në prag të këtij samiti se “duhet të na respektojnë”.

Senati ka votuar dje qeverinë italiane me 171 vota pro, 117 vota kundër dhe fill pas votimit, Conte ka shpalosur përpara senatit programin e tij, duke e vendosur theksin tek reformimi i ekonomisë dhe tek kontrolli i emigracionit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *