Pas Xherdan Shaqirit, i cili shënoi golin e fitores për Bayern Munichun, edhe një lojtar tjetër shqiptar si duket sot e kishte ditën e tij.
Mesfushori shqiptar, Odise Roshi, ka shënuar sot një gol në fitoren e FSV Frankfurt ndaj Dynamo Dresden me rezultat 3:1. Fieraku 21-vjeçar u aktivizua në lojë në minutën e 74-të ndeshjes dhe pothuajse në rastin e parë arriti të shënoj gol në minutën e 84-të.
Kjo ndeshje u zhvillua sot në mesditë dhe ishte e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Për mesfushorin e Kombëtares, ky ishte goli i tretë në 26 paraqitje në Bundesliga 2.
Me këtë fitore, FSV Frankfurt arrin në kuotën e 31 pikëve dhe zë vendin e katërt në renditjen e përgjithshme, duke qenë në këtë mënyrë shumë pranë vendit të tretë që të jep mundësinë për të zhvilluar një play-off me vendin e tretë nga fundi në Bundesliga 1. Në këtë ndeshje ka luajtur për 90 minuta dhe shqiptari tjetër Edmond Kapllani që panvarsisht lojës së mirë nuk ka arritur të shënoj duke mbetur në këtë mënyrë ende në kuotën e 9 golave gjatë këtij sezoni.
Golin e shënuar nga ana e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Odise Rosh,i mund ta shihni duke klikuar linkun e mëposhtëm:
http://www.videos-football.com/en/video-337838-fsv-frankfurt-3-0-dresden-gol-de-roshi-2-bundesliga.html
Jo pas Shaqirit ,shenon dhe Roshi,por duhet shkruar pas Roshit shenon dhe Shaqiri. E them kete pasi goli i Roshit u realizua rreth nje ore e gjyshem, me pare nga goli i Shaqirit.