Humbja me Tiranën në “Niko Dovana” vazhdon të shkaktojë viktima të tjera në radhët e Kukësit. Pas shkarkimit të papritur të zëvendëstrajnerit, Edmond Dalipi, presidenti Safet Gjici ka larguar nga detyra edhe drejtorin teknik, Ramadan Shehu, i cili e kishte marrë këtë post vetëm disa muaj më parë. Klubi verilindor nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë vendim të Gjicit, por gjithçka lidhet me mungesën e rezultateve në javët e fundit. Sigurisht që kupa u mbush me disfatën ndaj bardhebluve, që janë edhe një rival direkt për titullin kampion.
Në fije të perit është edhe trajneri Artim Shaqiri, të cilit Gjici i kërkoi të jepte dorëheqjen në përfundim të sfidës së Niko Dovanës, por 41-vjeçari nuk e pranoi duke i kujtuar Gjicit se ka nënshkruar për dy sezone. Në rast dështimi me Flamurtarin në Zeqir Ymeri apo në sfidën pasardhëse me Vllazninë, ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve do të jetë e pashmangshme.
Ndërkohë për takimin e shtëpisë me vlonjatët është pezulluar edhe Kushtrim Lushtaku, i cili reagoi ndaj vendimit të trajnerit në momentin e zëvendësimit në ndeshjen me Tiranën. Gjithsesi, sulmuesi kosovar e ka vijuar normalisht stërvitjen dhe do të mund të japë kontribut për skuadrën në takimin me Vllazninë.

shkarkii i trainereve se humbsin ndeshjet eshte me absurde.,ME PA LLOGJIKE. Sipas kesa llogjike,qe trineret te mos largohen nga dretimi ,te gjitha ndeshjet duhet te dalin barazim. .atakimi Partizani- Tirana ,ishte nje takim qe me plot gojen themi se ishte nje ndeshje e pelqyeshme, e ishalla shohim vazhdimisht ndeshje te tilla, sigurisht edhe me te bukura,ku ish-komentatori legjendar Bellova te thot: ” Mund te themi se stadiumi “Qemal Stafa ” ka marr zjarr” zbritje e kunda zbritje nga te dy skuadrat.lojtaret njeri me i mre se tjetri ,luftarak ne te gjitha repartet e me nje edukate te larte sportive. Topi shkon ne drejtim te Pernaskes,por jo, ai del jashte vijes fundore,pasi Pernaska as merr mundimin ta ndiek.Ai eshte duke i dhen ndihme shokut te vet ,mbrojtesit kundershtar Perikli Dhalesesit ” Kjo eshte edukata sportive……kjo eshte dashiri per shokun edhe pse kundershtar ne loje” E pse u dashkerka qe Magani te jape dorheqjen? Ne cilin vend te botes portieret nuk bejne gabime? Cila eshte bukuria e futbolit pastaj ? vetem barazime ? Pse u dashka pushuar Shehu ? Po kur kuksi fitoi edhe kundra skuadrave me pervoje c’u be me Shehun,apo shehet e tjere ? … ndaj largimi i trajnereve ka shpesh me duket pa llogjik .
GJICI eshte kafshe me fytyre njeriu….