Pas sherrit me Braçen reagon Agron Shehaj: I pangopur

Ornela

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar për herë të parë pas sherrit me Erjon Braçen në Komisionin e Ekonomisë, i cili përshkallëzoi gati në prekje fizike.

Në një status në Facebook, Shehaj shkruan se si nisi sherri me kryetarin e këtij Komisioni.

“Kërkova fjalën në Komisionin e Ekonomisë dhe u mohua për të disatën nga kryetari i saj. I thashë atij se s’mund të ndërpresë fjalën e opozitës”, shkruan Shehaj.

REAGIMI I SHEHAJT:

Kërkova fjalën në Komisionin e Ekonomisë dhe u mohua për të disatën nga kryetari i saj. I thashë atij se s’mund të ndërpresë fjalën e opozitës.

Pasi u mohua dhe pas fyerjeve të papranueshme, iu kheva duke i thenë se “je një hiç që ke 27 vjet që jeton në kurriz të njerëzve dhe vazhdon t’u marrësh shpirtin. Nuk ke punuar asnjë ditë në jetën tënde. Të të vijë turp, i pangopur”.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *