Kutitë e mbetura për Malësinë e Madhe do të numërohen në KQZ.
Vendimi për t’i dërguar në Tiranë erdhi pas incidentit para KZAZ nr 1 në Malësinë e Madhe teksa kanë mbetur dhe 24 kuti për t’u numëruar.
Në orët e vona të së martës, kryetari i PD së Malësisë së Madhe Pjerin Spathari tha se u godit nga një simpatizant i PS në mjediset e jashtme të KZAZ 1.
Spathari pretendon se pasi u godit me grusht, në debat e sipër, deputeti i PS Paulin Sterkaj ka nxjerrë dhe armën.
Gjë që ky i fundit e mohon kategorikisht.
Deshmitaret e vertete te vertetojne …per ti hequr mandatin ketij Kelyshi!