Pas sherrit në rrugë, e plagos me thikë

redaktor

Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasi u konfliktua me një banor të fshatit Grilë në Malësi të Madhe. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të paradites së djeshme. Mësohet se autori është Gëzim Rr., 46 vjeç, kurse i plagosur është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas mjekëve, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi autorin për ta marrë në pyetje dhe për të zbardhur shkakun e plagosjes me thikë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe për motive banale mes tyre, por po verifikohen edhe grindjet e vjetra dhe me motive të dobëta ose pronësie.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *