Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e cilëson të turpshme ngjarjen në jetimoren e Shkodrës dhe ka shkarkuar menjëherë punonjësit e përfshirë në këtë skandal.
“Pas publikimit të videos ku tregohej se si një punonjëse e Shtëpisë së Fëmijës Shkodër ushtronte dhunë pikërisht ndaj famijëve për të cilët kjo punonjëse paguhet për t’u kujdesur, Shërbimi Social Shtetëror mori vendimin për të shkarkuar menjëherë nga detyra punonjësit e përfshirë në këtë ngjarje të turpshme dhe për t’i kallëzuar ata penalisht me motivin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës dhe neglizhimit të detyrës”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Ministri Klosi u ka kërkuar oganeve hetimore zbardhjen e menjëhershme të këtij akti skandaloz dhe organeve gjyqësore dënimin më shëmbullor të përgjegjësve për këtë akt të neveritshëm.
Ndërsa, drejt Shtëpisë së Fëmijës Shkodër është dërgur një grup i specializuar ekspertësh psikologë dhe punonjësish socialë, të cilët do të bëjnë një vlerësim më të plotë të situatës, jo vetëm për fëmijët e dhunuar, por edhe tek fëmijët e tjerë të qendrës.
Ministri i Mirëqënies Sociale ka urdhëruar ditën e sotme Shërbimin Social Shtetëror për të kontrolluar dhe vlerësuar menjëherë të gjithë stafin që përkujdeset për fëmijët në Shtëpitë e Fëmijës në rang Republike, pavarësisht asistencës sistematike që është dhënë në këtë drejtim nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj përgjatë dy viteve të fundit.

Mallkuar qofshin te gjithe ata qe ngrejne dore mbi femijet e per me teper mbi jetimin.
Pune militarucesh pa arising perkates.
Ceshtja ti kaloje prokurorise.Te vizitohet femija mos ka demtime gjenitale dhe kockave.Cojeni ne burgun e Mashkujve se atje ka plot vullnetare nga 200 kg.qe e mbajne ne preher si flutur kete edukatore dhe te mos i pjekin kembet ne toke gjithe jeten.
Zoti i denofte ato qe dhunojne te mitur jetim , drejtesia te denoje ne maksimun keto kujdestare te shndruara ne monstra te pa shpirt njeriu .