Pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha, zëvendës-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka mbërritur në selinë e LSI.
Palmer është pritur në hyrje të selisë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Pritet që zyrtari amerikan dhe Kryemadhi të diskutojnë lidhur me situatën politike në vendin tonë.
Kujtojmë se së fundmi vendi po përballet me një ngërç politik pas djegies së mandateve nga opozita.
o.j/dita
