Kristina është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jeton e punon prej 3 vitesh në Durrës. Këtë të dielë ajo dhe vajza e saj iu bashkuan thirrjes qytetare për të pastruar plazhet e Durrësit.
“Plazhet duhet të pastrohen. Janë plot me plastikë, mbetje urbane dhe spitalore. Ne të gjithë kemi nevojë për plazhe të pastra e për të shijuar qëndrimin këtu”, thotë Christine Loop për Top Channel.
Të rinjtë dhe qytetarët e angazhuar në problemet e komunitetit janë gjithnjë e më të pakët në numër, por shembujt pozitivë nuk mungojnë.
“Jemi në plazhin e Currilave, një nga plazhet më të frekuentuara nga durrsakët, po gjendja është kështu. Jemi ndarë në disa grupe dhe i ftoj të gjithë të angazhohen. Ta nisin nga lagjja e tyre për të pastruar plazhet tona dhe jo vetëm”, shprehet Anna Nina, banore e Durrësit.
Në këtë nismë të ndërmarrë në rrjetet sociale u bashkuan edhe shumë të tjerë, duke u përfshirë madje edhe fëmijë, të cilët pastruan plazhin e Currilave nga thasë me plastikë dhe mbetje të tjera.
s.a/dita

Pastrimi ma i mire asht te mos bahen pis.Dhe cdo njeri qe ban pis plazhin te gjobitet.Ne kohen e plazhit te vendosen kazana hedhje mbeturinave ne zonen posa vendos kembet ne hyrje te plazhit.Ato qe konsumojne duke ngrane ushqime mbeturinat te mos pertojne.Te ngrihen e ti hedhin ne kazanin e mbeturinave.Ne te kunderten gjoba.Plazhi mbetet i perhershem paster.Me parimin cdo shkelesit ti kundervihet gjoba.
Cdo dite ne mengjez heret nga ora 5 – 7 te vendosin traktor me goma me nji rruspull mbrapa per te perzier ranen duke largue pluhrin.Shpenzimet te mbulohen nga bashkia kryesisht nga taksa qe duhet te paguaj cdo njeri per diten e frekuentimit te plazhit.Ato qe qendrojne per nji jave e ma shume t’iu bahet abone duke ulur cmimin e cdo dite.Abonuesi paraqet nji lloj kartonit qe justifikon taksen si abonues.Vendosja e traktorve asht pozitive qe fap vende pune.Keshtuqe PSh.Per plazhin e Velipojes mund te vendosin 3 – 4 traktor duke fillue nga Viluni e deri ne afersi ne drejtimin e derdhjes se lumit Buna ne dete.
Ku eshte katandisur ndjenja qytetare shqiptare per mjedisin?
Ka mbetur puna te na beje thirrje kjo Zonja nga SHBA?!….
Duhet te gjenden forma te aksionit qytetar!…
Por dhe Bashkia dy tre traktore me goma dhe me nje paisje te thjeshte me Krehër, per pak ore e kreh gjithe plazhin!…
Dy-tre kamione ose rimorkio dhe mbeturinat grumbullohen!…
Nuk eshte ndonje shpikje…
Edhe shtete te tjera pastrojne e pregatiten per Sezonin turistik!
Mjafton organizimi!
Por edhe gjoba atyre qe kane detyre!
Turizmin e duame, milionat e tij po…
Por plazhet nuk i pastrojme!…
Keto te dyja nuk shkojne me njeratjetren!…