Në Kinë është vendosur përsëri hekurudha për trenat më të shpejtë në botë. Në vitin 2011 u mbyll pasi pati dy rrëzime ku mbetën të vdekur 40 njerëz nga shpejtësia prej 300km/h.
Thuhet se nga java e ardhshme do të lejohet që të lëvizin sërish trena që arrijnë 350km/h.
Deri më 21 shtator, rreth 7 trena do të munden të transportojnë njerëz në gjysmën e kohës që bënin përpara.
Të gjithë janë të pajisur me sistem monitorimi që arrin të ngadalësojë e ndalojë secilin mjet në rast urgjence.
Në tragjedinë e 2011, u zbulua hapur korrupsioni dhe shpërdorimi i pushtetit ku u dënuan me vdekje dy zyrtarë të lartë.
