Ronna McDaniel, kryetare e Komitetit Kombëtar Republikan, doli pozitive e prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar Komiteti me anë të njoftimi për shtyp.
Një anëtar i familjes së shefit të GOP, republikanëve, ishte testuar pozitivisht për Covid-19 në fillim të kësaj jave, duke e shtyrë atë të testohej.
Ajo konfirmoi diagnozën e saj të Premten në mëngjes dhe ka qëndruar e izoluar në shtëpi në Michigan që nga e Shtuna e kaluar, sipas një deklarate nga RNC (Komiteti Republikan).
Deklarata vjen pas njoftimit të Donald Trump se presidenti, gruaja e tij Melania Trump dhe ndihmësja e parë Hope Hicks dolën të gjithë të prekur nga sëmundja e Covid.
o.j/dita
