Vendimin e samitit të BE-së për mosçeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut a kanë komentuar edhe presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.
Tusk u shpreh se tema e zgjerimit do të ridiskutohet në samitin e majit 2020 dhe i kërkoi vendeve të Ballkanit Perëndimor të mos heqin dorë.
Tusk tha: “Mbrëmë liderët diskutuan zgjerimit. Shumica dërrmuese donte që të hapeshin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut., Por nuk pati unanimitet. Prandaj unioni do t’i rikthehet çështjes”.
Në vijim ai shtoi: “Mesazhi im për shqiptarët dhe maqedonasit është: Ju lutem mos u dorëzoni. Nuk kam asnjë dyshim që një ditë do të bëheni pjesëtarë të BE”.
Juncker në atë që është fjalimi i tij i fundit në këtë detyrë tha se vendimi negativ për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim.
“Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtij mandati. Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar që nisnin bisedimet. Unë mendoj që ishte një gabim”.
e.ll./dita

Ngushellimet i presim ne Surrel
Faleminderit per ngushellimin,per ate ishim mangut.
Edhe unë jm i sigurt që një ditë do të futemi, ashtu siç ishte e sigurt që një ditë konunizmi do të binte!!!
Kur polaket dhe shqiptaret shkojne ne France per pune kjo quhet negative ndersa kur francezet versulen drejt zvicres anglise dhe luksemburgut duke punuar per rroga shume me te vogla se vendasit kjo gje quhet normale….Kush ua pa te miren francezeve ndonjehere? Kurve e vjeter me fustan te ri.