Vendimi i Komisionit të Disiplinës ka bërë që te Tirana të shihet vetëm zi. Skuadra i është rikthyer këtë pasdite stërvitjes në prag të ndeshjes në kryeqytet me Elbasanin, por ambienti në qendrën stërvitore “Skënder Halili” ka qenë i nderë.
Trajneri Magani, futbollistët, por dhe stafi janë grumbulluar në heshtje me lojtarët që tashmë do të ndjejnë mbi supe pasojat e veprimeve të një grupi të tifozerisë së tyre, sjellja e të cilëve ka penalizuar formacionin e Maganit, që ashtu siç stërvitet në heshtje të përballojë nga tani e mbrapa një kampionat në heshtje dhe në tribunat e “Qemal Stafës”. Trajneri Magani ka ndarë detyrat, duke mos dashur të ulë përqendrimin, ndërsa në anë të fushës, administratori Krenar Alimehmeti bën me shenjë se nuk ka asgjë për të komentuar. Tirana kalon në heshtje për shtyp nga tani e mbrapa, të paktën deri në një vendim të dytë dhe i vetmi komunikim pritet të vijë nga zëdhënësi i saj, që do të bëjë të ditur një qëndrim zyrtar të klubit për vendimin e Komisionit të Disiplinës. Sezoni që kishte nisur plot ngjyra te bardheblutë, tani shfaqet më gri se kurrë.

Tirona ka arye te heshte se dhe po te ishte Refik Halli president i fshf nuk munde te merrte denime me toleruse per Tironen . Me pamjet qe kemi pare Tirona duhej te zbriste nga superliga dhe duhej te pagunte demet ne stadiumin e shkodres . Vllaznia duhet te marre fitoren ne tavoline .