Pas “vilës së Mehmetit”, Rama dhe Meta takohen te “vila e Enverit”

redaktor

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta kanë nisur paraditen e kësaj të premteje një takim pune në vilën 31, e njohur edhe si vila e Enver Hoxhes.

Të pranishëm në takim mësohet se janë edhe ministrat Tahiri e Haxhinasto, si dhe krerët e grupeve kuvendore të PS dhe LSI.

Ky është takimi i radhës që krerët e koalicionit qeveritar zhvillojnë mes tyre në një kohë fare të shkurtër.

Pak ditë më ata u takuan në rezidencen qeveritare ne ish-Bllok, e njohur si vila e Mehmet Shehut.

1

Share This Article
7 Comments
  • Enveri dhe Mehmeti ia lane vilat shtetit dhe popullit. Vilat e Saliut dhe ktyre t dyve qe ia kalojne me qindra here atyre te diktatorit do ti gezojne sorollopi i tyre

  • Kujtojne femirine gjakpiresit, kushedi nuke po ju ecen biznesi i droges, Saimiri i Bashkimit nuke po e ndan ne menyre propocionale ndaj po mblidhen tek vila e babait, por ta dinte se keta ufo do ta drejtonin shqiperin me kete model i kishte zhdukur me fis e fare. Rrofte Alesander Frsngaj se vetem ky ua ncjerre te palarat dhe i detyron ti hajne mune.

  • dhe cfare lajmi mund te jete ky , ka ndonje mendim produktiv apo thjesht u takuan se po hanin darke bashke , si eshte e mundur qe gazetari thjesht shikon si nje qytetar i thjeshte pa interes qe disa mostra takohen diku , ku eshte investigimi i tij , apo nxjerr koken jashte e te thote motin , po pse keshtu do jete cdo gazetar i varur nga shefi i tij dhe per ate qe do thote e shkruaj . pse duhet te komentojme dicka ne kete lajm, kur ska asgje per te komentuar kur ska ndodhi apo qellim te caktuar apo thjesht te ngaterrojme popullin qe te aludoje me mendime militantesh .

  • Per cfare na duhet ky lajm? Qe populli te kete idene se koalicioni ecen ” per mrekulli ” ?
    Po kujt i plasi , a u takuan apo jo ?
    Produkti per shoqerine , po i njejte ! Nje VRIME ne UJE !!!
    Me seroze , miq gazetare te Dites !!!!

  • Po rinovohet kryeministria dhe parlamenti, qe takimet behen neper vila,hotele apo restorante?
    Apo ndoshta eshte modeli alla Merkel apo Obama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *