Pas Vuçiç edhe Daçiç vizitë në Kosovë

Elton Tafaruci

Zëvendëskryeministri serb, njëherësh dhe ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç, do të vizitojë sot Kosovën. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Serbe, theksohet se qëllimi i vizitës së shefit të diplomacisë serbe është për të parë “trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë e Metohi”.

“Daçiç do të vizitojë zonat e trashëgimisë kulturore në territorin e Kosovës dhe Metohisë të cilat janë të regjistruara në Listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, patrikanën e Pejës, kishën e Levishës [në Prizren] dhe manastirin e Graçanicës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Serbisë. Vizitën e tij në Kosovë, Daçiç do ta shfrytëzojë edhe për të biseduar me klerikët serbë, ku besohet se edhe do të përçojë mesazhe politike në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *