Mijëra protestues opozitarë janë mbledhur të dielën e 29 shtatorit në një shesh qendror të Moskës.
Tubimi është përpjekja e parë e madhe nga grupet politike liberale dhe partitë aleate që nga zgjedhjet në fillim të muajit, që nxitën valën më të madhe të protestave të qëndrueshme anti-qeveritare në gati një dekadë.
Tubimi i kësaj të diele në Moskë u përqëndrua tek “shtypja politike”. Ata i kërkuan autoriteteve të ndalonin një fushatë sulmesh dhe arrestimesh që kanë në shënjestër Aleksei Navalnyn dhe mbështetësit e tij në të gjithë vendin.
Ata iu referuan edhe metodave të policisë të përdorura në demonstratat e mëparshme, si dhe dënimeve të të ndaluarve nga policia në demostratat parazgjedhore.
Ndonëse moti ishte i ftohtë dhe me shi, organizatat ndërkombëtare raportojnë gati 1000 protestues./ VoA
e.ll./dita
