Përballja me agresionin e urdhëruar nga Vladimir Putin po intensifikohet.
BE-ja ka rihapur ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, pasi e kishte zhvendosur përkohësisht në Poloni pasi Ukraina u pushtua nga Rusia, shkruan BBC.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell njoftoi planet gjatë një vizite në Ukrainë të premten.
Pasi foli me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, Borrell tha se ata ranë dakord të përshpejtonin përgatitjet për Këshillin e ardhshëm të Asociimit BE-Ukrainë, që do të zhvillohet në të ardhmen e afërt.
Matti Maasikas, kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, postoi një foto më parë të flamurit të BE-së jashtë delegacionit në Kiev, duke sinjalizuar kthimin e misionit diplomatik. Jo më frikë nga Putin. Kjo duhet të jetë motoja në vazhdim për ta mposhtur atë.
First things first. pic.twitter.com/DwVtX8FE06
— Matti Maasikas (@MattiMaasikas) April 9, 2022
j.l./ dita

Duke ju referuar thenies se anbasadorit kinez ne Moske me ambasadorin italian, ku kinezi ezhte shprehur….doni nje rusi te rrezikshme, e rrezikeshme do jete….
Nuk kuptoj pse e amprifikojne mediat si italiane por dhe te tjera. Ambasadori kinez ka shprwhur jo vetem qendrimin e Kines pra e Moskes, por edhe nje mesazh te Moskes qe ja ka kerkuar ambasadorit kinez…
Keta vetem duhen diskretituar jo ambrifikuar.