Pasagjerët e avionit të tmerruar: Pamë raketën e nisur nga Kim Jong

Leda Hysa

Raketa e lëshuar nga Koreja e Veriut javën e fundit ka tmerruar pasagjerët e një avioni, të cilët kanë parë raketën që po rihynte në atmosferën e tokës.

Lajmin e ka dhënë Kompania ajrore, teksa ka folur për ‘BBC’ lidhur me atë që ka parë ekuipazhi dhe pasagjerët.

Ekuipazhi në bordin e një aeroplani Cathay Pacific që fluturonte mbi Japoninë raportoi një se kishte parë raketën, gjate testit të fundit të Koresë së Veriut.

Më 29 nëntor, Koreja e Veriut testoi një raketë të re interkontinental balistike që tha se mund të arrijë kudo në SHBA.

Prova e testimit ngriti më tej tensionin me Korenë e Jugut dhe SHBA, të cilët të hënën filluan stërvitjen më të madhe ndonjëherë ajrore të përbashkët, të cilën Veriu e ka quajtur një “provokim gjithëpërfshirës”.

Ndryshe nga vendet e tjera, Koreja e Veriut zakonisht nuk njofton për testet e saj të raketave, që do të thotë se vijnë pa paralajmërim, duke paraqitur një rrezik potencial për avionët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *