Anija kroçerë “Balmoral” e cila nisi udhëtimin e saj nga South Hampton, në Mbretërinë e Bashkuar, është detyruar të ankorojë me urgjencë në New Brunswick, Kanada.
Pjesa më e madhe nga 919 pasagjerë në bord shfaqën shenja helmimi, dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre, duke e detyruar kapitenin që të ankorohet.
Sipas Qendrës amerikane për kontroll nga sëmundjet, edhe dhjetëra anëtarë të stafit të “Balmoral” gjithashtu shfaqën probleme shëndetësore, që më pas u identifikua si Norovirus.
