Pasagjeri i dehur zhvishet në avion, piloti bën ulje të detyruar

Dita

Panik në bordin e avionit. Një pasagjer ka hequr të gjitha rrobat e trupit, mes duartrokitjeve të miqve që e mbështesnin.

Gjatë kësaj kohë, pasagjeri që thuhet se ishte i dehur, ulërinte dhe qeshte pavarësisht që shikimet e pasagjerëve të tjerë nuk e mbështesnin veprimin e tij.

MailOnline raporton se burri skocez, ka ngacmuar seksualisht punonjësen e linjës ajrore “SunExpress”.

Si pasojë e kësaj, piloti është detyruar që të bëjë ulje të detyruar në Beograd të Serbisë. Avion ishte nisur nga Dublini dhe kishte destinacion Turqinë.

“Ishte agresiv dhe madje ka fyer agjentët që e arrestuan”, bënë me dije agjentët e ministrisë së Brendshme në Serbi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *