Pasaporta greke, Mavraj: Nuk ishte e imja, kam shqiptaren

DITA Online

Mërgim Mavraj nuk e ka humbur as sensin e humorit dhe as patriotizmin që shumë prej tifozëve ja vunë në diskutim pas lajmit të publikuar se kapiteni kuqezi, ka vendosur të marrë edhe pasaportën greke, jo thjesht të luaj në Greqi.

Në këtë sezon ai ka filluar të aktivizohet tek Arisi për një aventurë të re të parë jashtë Gjermanisë. I kontaktuar nga Top Channel, Mavraj qartëson se gjithçka sa i përket asaj fotoje me pasaportën greke në dorë dhe me mbishkrimin greqisht “faleminderit” ishte shaka.

“Ka qenë një nga shakatë që bëj shpesh nëpër rrjetet sociale. Pasaporta greke nuk ishte e imja, por e lojtarit më të ri të kombëtares, Enea Mihaj, me të cilin u takuam në aeroport kur po vinim për ndeshjen miqësore me Jordaninë. Unë vazhdoj të kem pasaportën gjermane dhe shqiptare sigurisht”, deklaroi Mavraj.

Në këtë mënyrë kapiteni më i ri i kuqezinjve mohon të gjitha zërat mbrojtësi kuqezi i cili ka dashur të bëjë të qartë, duke demonstruar edhe pasaportën gjermane, këtë herë serioz, pasi i duhet qetësia mbi të gjitha në prag të ndeshjesh me Izraelin, shumë të rëndësishme për fatin e kombëtares sonë në Ligën e Kombeve.

 

v.l/Dita

Share This Article
3 Comments
  • U be edhe Mavraj te luaje letren a nacionalizmit tani? Aman se shyqyr qe shpetuam nga dokrrat e Lorikut, na u shtua edhe nje futbollist tjeter i mencur. Gjermania nuk pranon dy-shtetesi, e ka me ligj dhe e zbaton deri me nje, ne momentin qe merr nenshtetesine gjermane heq dore nga nenshtetesia tjeter. Keshtu qe ndiq ate topin neper fushe dhe shfrytezo talentin qe te ka dhene Perendia me mire.

  • O Besi, lexoje mire ate qe thote Mavraj.
    Ka pasaporte gjermane , jo shtetesi gjermane.
    Ne duhet ta falenderojme Mavrajn qe laun me kombetaren tone.
    Per Lorikun mos fol sepse ka respekt nje komb

  • Ne Gjermani lejohet te mbash dy nenshtetesi e si rrjedhim dy pashaporta .. Pra s”ke se si te disponosh nje pashaporte pa marre me pare nenshtetesine .Kur Shqiperia te hyje ne BE do te kemi barazi me pashaportat e vendeve europjane por per hir te vertetes pashaporta gjermane ka dhe do te kete gjithmone rendesine e pozitivitetein e saj ne cdo fushe jetike ,si kulturore .ekonomike ,familjare etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *