“Pasgoditje e fortë pas 26 nëntorit? Nuk përjashtohet” (VIDEO)

anazapta
Profesor Pavlidis gjatë intervistës për DITA në zyrën e tij në Universitetin e Selanikut

Gjeologu i tërmeteve Spyridon Pavlidis, profesor prej 40 vitesh në Universitetin e Selanikut, ka punuar në Shqipëri prej 1989 dhe ka bashkëpunuar në të gjithë dokumentet e rëndësishëm sizmikë të Shqipërisë me profesorët shqiptarë Sulstarova, Muço e Aliaj.

Para disa ditësh DITA e takoi profesor Pavlidis në zyrën e tij në Universitetin e Selanikut.

Lexuesit patën mundësi të shohin intervistën e tij të plotë publikuar në Dita online (KËTU).

Gjatë intervistës profesori pyetet edhe për faktin sa do zgjasin pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit dhe a do ketë goditje të forta të tjera.

Pavlidis thotë se pasgoditjet e tërmeteve të tilla zgjasin për muaj me radhë dhe nuk përjashton që mund të ketë një pasgoditje të fortë.

Sot Tirana dhe Durrësi u lëkundën sërish mbi mesataren e pasgoditjeve të 26 nëntorit.

Më poshtë pjesa e intervistës ku gjeologu i tërmeteve flet mbi këtë.

Vini re edhe faktin që ai pranon se në fakt bazuar tek historiku i tërmeteve koha e një tërmeti të fortë mund të vlerësohet, e shtrirë në fasha vitesh.

Aktualisht në Turqi po punojnë shumë shkencëtarë nga e gjithë bota pasi bazuar në aktivitetin sizmik, është vlerësuar se brenda 10 viteve të ardhshme do ketë një tërmet të fuqishëm në zonë.

d.a. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Sidoqofte, Meta kishte paralajmeruar. Shume e perqeshen, por termeti ndodhi. Nuk kam ndonje simpati per Meten e ketij 10 vjecari, por meqe shkuat gjer ne Selanik per interviste, logjike do ishte ti kerkonit Metes nje interviste per kete, se nga e kishte informazionin dhe ku e bazonte alarmin. Ai e paralajmeroi dhe biles kembenguli te rishikoheshin mundesite e emergjences. Kerkojini nje interviste me pak politike dhe shume info per rrezikun qe paralajmeroi.

    • E ka thene ky greku se nga e ka marre meta.
      shife te plote
      Edhe ky, edhe Meta i kane marre nga studimi i 4 akademikeve, Sulstarova, Betim Muco dhe Aliaj.
      E thote qarte greke qe edhe paralajmerimin per TAP-in e ka shkruar bazuar tek studimet e tyre per Durresin.
      Nuk kane cti pyesin Metes gazetaret, se nuk ka nevoje Meta del vete sa here ka diarre
      Degjojeni te plote kete njeri te mire, se thoshte shume me teper gjera se kaq.
      Burre modest.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *