Pashai: Për të shkrirë Paktin Detar duhen shkrirë shumë akuj

anazapta

“Duhet të bisedojmë që të gjejmë zgjidhjen e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit. Jetojmë në kohë të ndryshme nga disa vjet më parë dhe popujt tanë nuk mund të përfitojnë, nëse nuk ndryshojmë duke ecur me kohën, e cila gjithashtu ecën shumë shpejt” – tha kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për gazetën greke “Kathemerini” disa ditë më parë. Lidhur me këtë çështje DITA intervistoi Myslim Pashain, emir i të cilit është i lidhur ngushtësisht me famëkeqin Pakt Detar firmosur mes qeverisë Berisha dhe Athinës.

 

Prof.Pashai, mund të bëni një koment lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama për “shkrirje” të Paktit Detar me Greqinë?

Sapo e kam kapur këtë mesazh,  nga mediumet e këtueshme, ashtu si të gjithë sensosrët njerëzore në botën shqiptare, edhe unë u stepa për të kapërdirë, këtë “shkrirje” që e kumtonte dhe e përcillte tek ne “Kathemerini” prej gojës së kryeministrit Rama. Kësilloj edhe mua më bëhej sikur kryeministri i fitores dëshiron ta “shkrijë” këtë Pakt. Por sakaq, hoqa dorë, mbasi nuk mund ta kuptoja të tërësinë dhe rrjedhën e tij,  mbasi problemi është shumë kompleks se sa duket, për aq sa e thotë gazeta në fjalë. Nuk mund të të jetë kaq e thjeshtë!  Ndofta e bën të tillë një sjellje dhe diplomaci e re, tjetërsoj,  për të ulur në tavolinë dy ekipe të rinjë diplomatike  e për ta filluar nga “0” , po e quajmë: “0PAKT”

 

Pra ju nuk e besoni ?

Për të qënë të përpiktë në terma, unë do ta quaja këtë jo si një metaforë ligjërimi dhe intervistimi të Ramës, por një gjykim shumë të shëndoshë të partneritetit në Ballkan , i respektit të ndërsjellët dhe fqinjërisë së mirë që duhet të risillet.

Ne shqiptarët duhet ta kuptojmë pra: “ Nuk ka Marrëveshje” Kjo,  është “shkrirja”

Lëshohet sinjali nga kjo anë, por askush nuk është përgjigjur nga krahu tjetër.

Këtë deklaratë nuk e ka thënë kurrë Berisha, veçse me gjysëm zëri, ka mërmëritur se “…Gjykata Kushtetuese …e rrëzoi…po ne kemi mendimin tonë…” etj duke e futur Paktin në skemat hermetike dhe të dyshimta të Berishës, i cili asnjë herë nuk ka folur me zërin e lartë të një Kryeministri, mbasi zërin e çjerrë dhe shuar të tij e ka përthithur vijimisht e keqja e madhe e “shitjes së detit” deri sot e ngelur e paeksploruar, duke mos e ditur se çfarë fshihet në errësirën e mistershme të saj,dhe pse vallë ky Berisha, dhe ish-Ministri i Jashtëm Basha,  kanë marrë në sqetull dhe mikluar me zell hartuesit e saj të cilët na del se nuk duhet të kenë pasur faj…

 

Po në krahun e Greqisë, a mund të “shkrihet “ kaq lehrtë Pakti ?

Në asnjë mënyrë nuk mund të jetë kaq e lehtë. Pala greke ka mbetur e fyer në thellësi dhe për këtë ata nuk kanë për ta falur atë çka ka ndodhur. Nuk është kaq e thjeshtë të riulësh në tavolinë një ekip tjetër dhe t’ia fillosh nga “0”, të hedhësh poshtë atë që e ka pranuar Fqinji dhe që e ke hartuar dhe pranuar në mënyrë të ndërsjellët. Greqia nuk mund të heqë dorë nga Pakt i pranuar dhe firmosur nga Shqipëria. Situata do të bëhet akoma dhe më komplekse. E keqja e hartimit të Paktit është nga pala jonë, dhe Berisha mbetet autori kryesor i kësaj ngjarjeje  unike të tradhëtisë Kombëtare.

Kryeministri i ri duhet të “shkrijë’ shumë akuj, edhe pse nuk jemi në pol. Ai do të jetë i fituar sikur të gjithë institucionet e këtij vendi do t’i afrohen maturimit dhe pavarësisë së tyre, ashtu sikundër e tregoi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Problemi është teknik, diplomatik, i së Drejtës Detare Ndërkombëtare, e gjeohistorisë së të dy vendeve, çka kërkon vetëm profesionalizëm. Mirëpo, studimi, diplomacia, segmente e shtetit kanë qënë të kapura. Deri tash, tek ne nuk ka folur Dinjiteti Studimor Shqiptar, por vetëm shpërfillja, inferioriteti dhe nevoja për të mbajtur Pushetin, çka nënkuptohet, kur ende nuk ka dalë e vërteta. Pas saj ka llagëme të fshehta.

Kryeministri i ri dhe shteti i pakapur ka shumë ngjarje dhe vepra  të cilat kërkon t’iu gjejë të vërtetën e tyre, ndër të cilat historia nuk mund ta harrojë Paktin famëkeq si një nga bëmat më të trazuara që ia la në shpinë,  Republikës së Re,  sundimi i Sali Berishës.

Share This Article
3 Comments
  • Qofsha i nxituar por siç kam thene dhe me pare keta plehrat e shekullit me emrin sali berisha dhe suita e tij po dhunojn dhe poshterojn popullin akoma, sepse nuk ka patur opozite, vetem ne burg dhe tu konfiksohet pasuria (drejtesi jo per hakmarje) per ndyshe te 2 palet jane lojtar te 1 ekipi (skuadre) qe nderojn vetem portat .

  • Edhe une jam me sugjerimin e “poshte saliu”.
    Eshte e turpshme per ne si komb shqiptar qe ky perbindesh te merrte qofte edhe nje deputet.
    Ne cilin vend te botes do falej ai qe shet territorin e vendit te tij. Nuk ka nevoje te permend krimet e tjera se ato mund ti kene bere dhe krimba te vendeve te tjera.
    Por te shesesh vendin tend.. KURRE nuk e kam degjuar.
    Te gjithe duhet te shkojne para drejtesise, dmth prapa hekurave.
    Per kete eshte dhene vote plebishitare.

  • Edvin kristaq rama duhet ta hedhi poshte paktin turpshem te detit jon qe u be nga tradhetaret berisha e basha ne favor te gerqise ne 2009.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *