Myslym Pashaj thotë se shkaku kryesor që e ndau atë nga rrugëtimi politik me Kreshnik Spahiun ishte pozicionimi i AK në garën parlamentare. Në një intervistë për “Panoramën”, Pashaj shprehet se vendimi i Spahiut për të garuar vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit ishte prodhim i një deliri.
“Vendimmarrja për dalje në zgjedhje i vetëm ishte vepër e tij. Ajo ditë ishte e mbushur me mister, jashtë realitetit që shqiptarët po e njihnin. ‘Kundër dy të mëdhenjve ishte vendimi fatal, sigurisht prodhim i një deliri”, shprehet ai.
Pashaj rrëfen se si është njohur me Spahiun dhe vendimin për t’u angazhuar në Aleancën Kuqezi. “Me Kreshnik Spahiun jam njohur në prill të vitit 2011. Ndërkohë ai e kishte themeluar Lëvizjen Kuq e Zi. Ishte koha e kompozimit të Himnit të Lëvizjes. Ndodheshin shumë intelektualë që më pas nuk u përfshinë. Në darkë, sapo erdha në shtëpi, i shkrova një e-mail, në të cilin i thashë: “Hiq nga teksti i Himnit emrin Kreshnik…”. Ky ishte fillimi. Po e përmend këtë fakt pasi brenda figurës për të cilën më pyesni dhe që sapo e kisha njohur, rrinte “tjetërkush”, që unë nuk e njihja, dhe s’mund ta njihja që në fillim. Megjithatë, iu bashkova lëvizjes. Kreshnik Spahiu ishte plot energji dhe me një ambicie të veçantë drejt së cilës ishte nisur. Ai kish hasur një fakt dramatik tronditës mbi ndryshimin e kombësisë, regjistrimin etnik dhe fetar, të ndërrimit të emrave dhe mbiemrave në shtetin fqinj, të pensioneve helene në Jug të Shqipërisë, ai solli fakte të reja, çka krijoi edhe suazën e formatin e lëvizjes sonë. Në deklarimin e parë për opinionin shqiptar ishte i ndjeri Sabri Godo, prof. Pëllumb Xhufi, prof. Ago Nezha dhe shumë intelektualë të shquar. Lëvizja po hynte në hullinë e saj. Tubimet e para ishin mbresëlënëse. Kjo tregonte se ajo do të rritej me shpejtësi”.
Pashaj, i cili njihet për angazhimin e fuqishëm kundër paktit detar me Greqinë, rrëfen sesi partia e re drejtohej nga një person i vetëm, i cili u trembej figurave të tjera që mund t’i afroheshin. “Është e vërtetë që ne e shndërruam lëvizjen në parti politike. Po fatkeqësisht nuk e formatuam dot atë. Filozofitë tona të ngjizjes së parë të lëvizjes dhe formësimit të saj ndryshonin. Drejtimi që bëhej ishte tipik sipas formatit “OJF” dhe nuk kish asnjë drejtim kolegjial. U krijua një Sekretariat i Përgjithshëm, po ai mbeti formal. Kreshniku punonte shumë, po ai nuk kish dëshirë drejtimin kolegjial, ai i besonte vetvetes, ideonte, jetësonte skenarë, realizonte vendimmarrje, të cilat nuk i konsultonte në Sekretariat. Ishte një regjisurë e vetvetes së tij. Iu trembej figurave të tjera që mund të afroheshin. Rrymën e lëvizjes e konsideronte thellësisht një prurje dhe krijesë të tijën, e aftësive të tij. Kjo u bë shqetësuese, ndërkaq nuk kish kohë që të merreshim me debate kur axhendat ditore politike vërshonin. Ky përfytyrim i tij mund të ketë qenë ndofta si një qasje me lëvizjet e partive si “Syriza” (Greqi), si “5 yjet” (Itali) “VV” (në Kosovë), të cilat për një kohë të shkurtër pësuan një rritje “avalanshi” dhe u sollën fitore nismëtarëve. A mund të ngjante dhe kjo këtu ndër ne? Bima që po rritej e kish edhe “antibimën”. Kreshniku nuk i besoi asnjëherë krijimit të partisë. Ajo që solli trazim te kuqezinjtë kudo që ishin, qenë nismat e tij politike, problematikat, sloganet, taktikat, të cilat çdo herë e më shumë po bëheshin skajore, ai po e rriste përherë e më shumë artikulimin e tyre, duke i çuar në ekstremizim. Kështu të tilla ishin: “Arrestimi i Berishës”; “Referendumi për bashkimin me Kosovën”; “Jeleku antiplumb”; “Thyerja e karrigeve”; “Qëndrimi ndaj pakicave etnike në Shqipëri”; kryefjala “Zoti është i Pari, Shqipëria mbi të gjitha” (me ngjyrim të dyshimtë). Dy aventurat vetëshkatërruese të bulevardit (7 prilli i kuajve groteskë) dhe 1 Maji i jelekut antiplumb etj., po e vetëdemaskonin lëvizjen. Për të gjitha këto, ata që na besuan në fillim po e humbnin besimin dhe po fillonin të na braktisnin. Gjithnjë e më shumë po vija re se edhe ai vetë nuk i besonte sloganet dhe armët politike që përzgjidhte dhe ndonëse i artikulonte ato me karizëm dhe kurajë, “në vetveten e tij të dytë” nuk u përkiste atyre, por i kishte ato veçse thirrma populiste për ti pëlqyer masës së dëshpëruar që rronte në Republikën e Sundimit. Këtë po e kuptonin kuqezinjtë mijëra e mijëra në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Ata po ftoheshin gjithnjë e më shumë. Partia kishte një ide themelore inspiruese për ideologjinë kombëtare, por që nuk hodhi rrënjë organizative dhe nuk u jetësua, sepse tharmi i saj i parë nuk kish rënë në truallin e duhur”.
Pashaj e pranon se ka marrë kërcënime me jetë pas largimit nga AK.
“Janë vetëm ca telefonata naive, mjerane, zëra të ngjirur të OJF, të cilët jetonin me ëndrra se do të përsëritnin skenarin e kuajve në bulevard, që s’kanë lidhje me AK-në”.
Une propozoj qe per keto merita te shquara ne lufte kunder grkut dhe Kreshnik Spahiut te kolonel Pashait ta shpallim hero kombetar
Pershendetje,
Shoh nje furi komentesh kunder kolonelit.
Vertete ai e ka ekzagjeruar, por mendoj se nuk e meriton kete fluks komentesh kunder tij.
Mendoj se eshte dora e H.Cilit qe ka vene stafin e Universitetit te tij per te shkruar. Kete mendim ma perforcon edhe fakti qe ju si gazete akoma nuk keni nxjerre, nje kunder replike te kolonelit me Profesorin e ketij universiteti K.Kristafin. Per mendimin tim shkrimi marre nga gazeta Panorama nuk zvendeson kunderrepliken qe ju keni anancuar ne ballinen e gazetes.
Tjeter edhe ju mbeshtetes te kolonelit ku jeni fshehur, pse nuk i dilni ne mbrojtje?
Te kam mbrojtur rreth temes se “kufijve detare”,por ti qenke si “sigurimsat e vjeter”….”i rrahur me vaj e uthull”…..Jeni “patriot por dhe moderator”….”diplomate por dhe te drejtperdrejte”…Njeriu s’mund te jete “cdo gje kunder cdo gjeje”….Uniteti i te kundertave eshte ligj fizike dhe s’vepron te “frymoret”…1)Gabim i Nikut-> “BERISHA NE BURG”???Po ku ta cojme ne “Hene”??Harrove 97,2008(Gerdeci),21 janarin(2011)…?? Nuk shkuan ne burg “ata” o “pasha”,po shkuan “ne boten tjeter”….2)Gabim i Nikut ->”jeleku antiplumb”???E perdori dhe Rama o “pasha”…biles dhe dha “keshillen” qe te maten ne koke pasi trupin e ka te mbrojtur…3)Gabim i Nikut ->”Shqiperia mbi te gjitha”…..?? E thone dhe sot Presidentet e USA…->god bless America….Je “steke” e vjeter o “pasha”…nuk “riciklohesh” dot….”LENGJET” MARRIN FORMEN E “ENES”,BURRAT RUAJNE “STRUKTUREN” E TYRE….
Kolonel Pashaj,
Dua te besoj ne idealizmen tende i nderuar, por duhet te qsarosh se:
Ku i gjeti Kreshniku leket per te bere ate parafushate dhe fushate aq te shtrenjte?
Kush dhe nga erdhen fondet?
Po ti sa perfitove nga keto fonde?
Cili ishte qellimi final i Aleances?
Kolonel Pashaj u propozua nga Kreshnik Spahiu si President i vendit. Akoma nuk e kemi harruar. Marionete e tij u ktheve Kolonel. Me ctager te propozoj nenkryetari i KLD, se ai nuk eshte budalla. e dinte qe nuk kishte asnje vlere juridike ky propozim.
Por kolonel ju jeni e keqia e vetes. narcizmi juaj eshte vetshkaterues. Pasi perfituat gjithe kontributet e te tjerve per denonciomin e marreveshjes se detit, ne interes te egos tuaj. menduat se edhe kot ky propozim ju perkedhelte sedren.
O kolonel a kemi patur apo jo kufi me Greqine?
Une e di se kemi patur dhe ju thoni qe nuk ka qene shume i percaktuar.
A u nda Berlini me mur ne mes?
Kanali i korfuzit ndnte NATO dhe Traktatin e Varshaves, pra si nuk qenka ndare?
Kreshmiku ka patur gabim te madh kur hodhi tezen e bashkimit te trojeve shqiptare,e cila u kritikua nga perendimoret dhe SHBA-te.Sot, te pretendosh per troje jashte Shqiperise, ku banojne jo vetem shqiptare por edhe maqedonas,malazeze dhe greke(E kam fjalen per pretendimet ndaj Maqedonise,Greqise dhe Malit te zi ) do te thote qe historia e kufijve duhet te filloj nga e para.Per Kosoven, ku rreth 70 % jane shqiptare nuk mund te them gje, ndoshta nuk do jete dita e larget per tu bashkuar, aq me teper qe eshte shtet me vete.
Kreshniku doli hapur kunder fqinjeve ,kunder pakicave kombetare, kunder fese orthodokse e tj, ku ne shekuj ne vendin tone ka patur bashkejetese, ndersa ky po hapte telashe te reja.
Gjithashtu, per te nuk ishte i mire as Berisha dhe as Rama, do fitonte luften i vetem.
Sidoqofte, ne vendin tone dhe shqiptaret jashte do i duam, do ngreme zerin kur preken te drejtat e tyre, dhe mbi te gjitha do ishte e mire qe te bashkerendohet puna qe si qytetare te Europes te integrohemi sa me pare.
Kolonel vellai
Une jam nje adhurues i juaj, por the them se e ke shkelur. Dy shkrime ne dite jane shume.
Edhe gazeta dita nuk e ka nxjere akoma kunder repliken tende me Ksenon.
Te lutem ne respekt te vetvetes, por edhe tonin qe te kemi mbeshtetur kerkoi gazetes te nxjerri ne web shkrimin tend.
Mbahu vella mbahu, mos u dorezo