Figurat politike që formatoi koha e ndryshimeve demokratike nuk zunë dot vend në themelin e shtetit, jo se ata nuk u bënë dot lëndë e vertetë për qëndrueshmërinë e tij por sepse lëndëshpirti menaxhues i tyre, kishte anomali në orjentimin kah modeli i panjohur i liderit në kushte të demokracisë, përqasur gati gjysëm shekull, me modelin i liderit e lidershipit komunist.
Nga sistemi që shkoi u lëruan arat e luftës tragjike të klasave dhe shoqëria hëngri vetveten në një filozofi që e solli hap pas hapi mbjelljen e urrejtjes klasore edhe sot e kësaj dite.
Jehona dhe mbresa e saj vijon të jetë sërish e afërt.
Sado që karakteri i figurave të politikës të reflektonte dhe të mbrunte një model të ri, kjo mbeti shumë e vështirë edhe për më të rinjtë; fare të rinjtë si: Azem Hajdari, Pandeli Majko, Ilir Meta e të tjerë që u përfshinë në elitën e parë politike të Shqipërisë.
Kanë kaluar 23 vjet. Artikulohet nga parti të reja se kërkohet ndryshim i domosdoshëm në lidership, sepse dështimet që kanë ardhur gjer më sot, e kanë pasur bazën edhe tek mos arritja e natyrshme e ndikimit social që kanë pasur lidershipet e gjersotme, për të marrë përsipër menaxhimin e shoqërisë në ndryshimet e mëdha demokratike.
Sjellja, formimi, fuqia dhe karizma e tyre në vizionin gjithpërfshirës intelektual do ta bënte për vete bashkësinë, vetëm nëpërmjet veprave dhe që sipas Platonit do të duhej të dallonte se : “ Çfarë cilësish e shquan secilin individ si një lider? ”
Ka ndodhur në dy tre raste që për njërën nga partitë e reja, (është fjala për Aleancën Kuq e Zi) të pyetet pothuajse me insistim, për lidershipin:
“ Kush janë figurat që ju keni ? ”
Pyetja kërkon përgjigje nëse ka apo nuk ka nga figurat politike të njohura tanimë. Dhe ti kujton se me të vërtetë, ai që pyet do të testojë vetveten, në se vallë, i njeh politikanët që kanë zenë vendet në ndënjëset e këtij vendi sejmenësh.
Se me ata janë mësuar!
Ata që kishin qenë përherë të njohur, të dukshëm, hyp e zbrit në ato shkallë, me fjalë angazhimesh, përgjërimesh dhe pse jo edhe mashtrimesh, ata të djeshmit të pa ikur, ata “të pamposhturit” …
Ti bëhesh gati, t’i thuash një emër… dhe ia thua…(ai është një mik i joti në politikë, që e ke njohur në jo më shumë se dy muaj) dhe ai plot energji, është i pranishëm në vepër e sipër, për t’u marrë me politikë dhe për ta bërë vetveten në elitën e re.
E, pra ti ia thua emërin. Dhe tjetri ngre supet mbasi nuk e njeh. S’ka se si ta njoh, dhe si ta provojë. Me kë ta masë? Kush është përqasja!?
Mirpo, pyetësi, është mësuar me ata: “ të njohurit denbabaden..” dhe nuk e heq dot mendjen prej tyre, të mirë të liq, ashtu sikundër janë… Pothuajse mekanikisht…Kush Berisha?…apo Nano?…dhe një vargan politikanësh të kullandrisur në hapesirat e paujitura të kësaj… demokracie autokratike, ku gjelat janë po ata të fillimit.
Është tejmase shokuese, dëshpëruese, otomene, si “ Mbeç more shokë mbeç!” Ura e Qabesë së mbetur atje në fund të botës së tretjes.
Ai ta kthen: “ Hë pra se si të të votoj, të të japë votën për këtë që nuk e njoh…”
Prapambetja jonë klasike, në fundin e Europës, do të duket edhe këtu: “ Ata që janë ende në politikë, për gati tëkatërtën e shekullit, kanë zhvilluar një mësim për kokën e mësimit, duke u tërhequr zvarrë, por pa e dhënë veten, për të mos ikur nga politika, janë bërë, kështu të njohur. Ata oligarkët e rinj dhe të vjetër të politikës.
Në një farë mënyre ata kanë krijuar një doktrinë të tyre, pavarësisht se nuk është shkruar as edhe publikuar. Është shëmbëllimi më i keq se si e rrënon e ashtuquajtura elitë, fatin e demokracisë në Shqipëri.
Nisur më shumë, jo prej argumenteve, që kanë lidhje me figurat, por mirëfilli, prej konceptit : “ se kush janë atq që janë afruar në Parti…” na shfaqet një pejsazh trishtues, e klasave ku merret mesimi e inspirimin, vetëm prej gjallesave politike, me të cilat janë mjedisuar në këtë univers absurd të mosqarkullimit të figurave.
Elitat nuk dhurohen por ato krijohen.
Dështimet politike shqiptare, njëra pas tjetrës, personazhet e njëjtë, ngjashmëria e veprimtarive, e drejtimit, e mendësisë së krijuar, e filozofisë politike që është ndërtuar në Shqipëri, përgjatë këtij tranzicioni kanë ushqyer njëratjetrën, po edhe kanë rritur edhe një skotë “studiuesish” të tyre, “analistësh ” që flasin po kaq gjatë për të njëtat figura duke i lakuar ata që kanë zënë myk, për t’I ndriçuar me “alkimiizmin” e tyre të shtarur, ata të mjerët servilë, lajkatarë dhe të paguar.
Me që ra fjala: Dega Berishës ka lëshuar sythe e pas tyre dolën degë të tjera, e sythe të rinj, të gjithë sipas gjenit të familjes e klanit, krahinës e nepotizmit, të badigardëve dhe gardistëve të hershëm që sollën të tyret, nga komistariati në komisariat, nga minsitria në ministri, nga porta në portë, nga gardhi në gardh e kështu lideri i sotëm i së djathtës, ka jetësuar oborrin e tij në të ashtuqujturën demokraci, duke u kthyer një Lukashenko, apo Bashar Al Asad.
Kështu u krijua kënetina elitare shqiptare, kjo ligatinë politike e rrënimit.
Politikanë që e çuan Shqipërinë në Gijotinën e piramidave të 97-tës dhe luftës civile,( që për një kohë u rrëzuan, apo… bënë sikur u rrëzuan) dhe prej dufit makutëror u ngritën prapë, ata, të njëtët si një mallkim…
Se kështu e kish dashur Shqipëria!
Bënë avazin e tyre, e mbollën e dhe më shumë në fushë e male bimën e urrjetjes ndër shqiptarë, sepse vetëm me atë mund të oligarkonin. I kemi parë përmes shkumës së fjalëve, pasurisë që ata kanë vënë, dëshmive të vjedhjeve e shitjeve të mëdha publike, ndërrimit të partive, pazareve të ndyra, përmjet videosh parash të numëruara të mjerimit, ata që vinin edhe prej sistemit tjetër si sekretarë partije por edhe si ministra, ata të përdalët, e paturp, që tani sëtoku nga e majta dhe djathta, mbajnë nën zap Shipërinë dhe tallen me atë, shkruajnë traktate propabiliteti e statistike se kush fiton dhe kush nuk fiton zgjedhjet e ardhëshme, sepse ata e dinë se si fitohet: duke vjedhur në sinoret e varfërisë së shqiptarëve të gënjyer, ata urdhërojnë për të vrarë shqiptarë që protestojnë në Bulevard, shesin pasurinë kombëtare dhe sa herë iu do qejfi ndryshojnë Kushetutën.
Ata që u bënë kameleon, ndryshuan fjalor, gjestikulacione, mënyrë sjellje po në thelb mbetën pjellë Don Kishotësh hipur në Rosinantë të Demokracisë. Demokracia nuk arriti që t’i qarkullojë elitat e saj të reja.
Prandaj më i miri i tyre ishte Sali Berisha, pastaj…Fatos Nano ( qe u korrektua…) Jozefina Topalli, Genc Ruli, Kastriot Islami, Ridvan Bode, Fatmir Mediu, Arben Imami, Genc Pollo, Gramoz Ruçi, Tritan Shehu, dhe një tjetër të cilin e kishin harruar dhe që u mungonte …Eduard Selami plangprishës e shume e shume te tjere.
Si mund të jetë e plotë panorama pa thënë se kush ishte produkti i tyre elitar: ata sollën shëmbëllimin e një Dhjetoristi të shndërruar: Ilir Metën e së majtës socialiste dhe një Lulëzim Bashë të KOP-it Berishist të cilët që të dy arritën në skajin më të lartë të tradhëtisë kombëtare sa të firmosin, e pranojnë një Pakt Detar antishiptar. Ja kjo është tragjikomendia me personazhet e saj.
Një lojë e paprinciptë që e gjen mirëfilli, si pjellë kësaj demokrature. Ky lëm vijon të shijë ( Po çfarë shin !?”) Ata mbrehin në këtë lëm, kalin kockëdalë të fatit shqiptar.
Kush janë figurat ? Pra na i thoni, kush është ky Lidership?
Ndërkaq dinamika e elitave dhe lidershipit botëror ndërron përherë.
Kanë ikur presidentët, për një katër herë në SHBA, janë ndërruar politikanët për nja tre herë në Greqi apo Maqedoni, po kështu kriza e ka çuar Italinë të gremisë çdo herë politikanë dhe të nxjerrë të tjerë që nuk janë marrë kurrë me politikë, kanë ikur figura brilante si Toni Blair i laburistëve anglezë e po kështu në Francë e tj.
Ka ardhur koha që të trandet ky format rrënues shqiptar, ka ardhur koha që të ndryshojë baza ligjore për mandatet e kryetarëve të Partive të Kryeministrave, të Kryetarëve të Bashkive dhe Komunave, për t’u kufizuar në jo më shumë se dy herë. Mirpo ata janë bërë Zotër, dhe Zotat nuk kërcënohen, ata do të hedhin flakën, e gjëmimin, duke mbledhur turmat përulura dhe të punësuara në pemën që e kanë mbjellë vet, duke na i shitur si “dëshirë të popullit që i do…”
Qoftëlargu ka shpallur ditët e fundit dhe sloganin në krye të elitës së tij : “ Ne jemi ndryshimi. Përpara” Vendosmëria e karvanit të tij është një kërcënim i ri për ardhmërinë e Shqipërisë.
Kjo eshte ajo qe prisnim, pa ZUSKEN LSI, bravo zoti Pashaj, jemi me nji mendje me ju dhe me siguri Berishen me gjithe hajdutet e LSI do ti cojme ne dreq, koha do te na jape te drejte.
Mendim i drejte dhe akut , vendosmeria e koalicionit ju shperblen me dinjitet te fituar kombetar , filloni betejen finale per te shporrur qelbesiren e UDB dhe Asfalise , ky koalicion i popullit PS+AKZ do çrrenjosi dinastine e injoranteve dhe vandaleve te Shqiperise .
Respekt per zotin Pashaj! Shqiperia, veçanerisht sot, ka nevoje per me shume njeres si ai.
E nxorri me ne fund koken eshe Shinik leshi!
Mire qe e kuptuat qe vetem nje qellim duhet te kete ne kete rotacion ..Te gjithe bashke per te shporrur qelbesiren me emrin Berishe
Zoti Pashaj respekte, LSI nuk eshte zuske por Sh.P.K. kurv dhe hajdute.
Epitete ka sa te duash per t’ia varur nje partie familjare si LSI. Me kujtohen disa vargje te Sadiut: “Kur je ne tavoline
Me zusken prane
Mos thuaj u martova
Po gjeta belane
Me ne fund nje objektiv i madh!Kjo duhej dhe AKZ e plotsoi ne kohë.Natyrisht nuk ka qene e lehte!Tanime objektivit madhor kombetar “Rilindje”i bashkohet AKZ.Do ta emertoja shqiptarce:”Rilindje Kuq e Zi!”Vetem antishqiptaret qe gjenden me shumice ne PD,mund ta kundershtojne !Le te provojne kete front te celikte atdhetar me nje detyre:Te largojme vrasesin!Neodiktaturen berishiane!LSI sigurisht nuk duhet afruar sepse ajo eshte pjese e qelbesires kombetare,pjese e krimit,vjedhjeve dhe poshtersive politike!Duhet te gremiset politikisht me Saliun te cilit si prostitute dhe i sherbeu me gjithshka!Rama duhet ta lexojë mire kete te vertete pasi e kunderta dobeson Rilimdjen ku mijra nga ne emigrantet do vijme ta votojme!Mbani fjalet,z .Pasha ndryshe do mbeteni pa objektiv konkret kombetar,pa ate qe duam si shqiptare:Rilindje kuq e zi! Meta,nje e shkuar populiste plot me tradheti e pasurim te pamerituar,per te cilat u be edhe gjakderdhje me 21 janar!Deklaroni se me korrupsionin e ttyre,rikthimin e vlerave monetare,do rindertoni Shqiperine,ardhmerine tone te kercenuar!Tanime drejt largimit te monstrave uzurpatore, si keni premtuar!Ne Tirane me 7 prill duhet te mbrijë gjithe Shqiperia,gjithe ata qe duan Rilindje kuq e zi!Ne jemi ate dite aty,me ju !Urime per vendimin historik qe ju ra rasti ta shpallnit!Qytetari Sali ne pranga me gjithe banden qeveritare!
Po Rama deklaroji hapur se jemi kunder nacionalizmit si do punojne bashke nacionalistet dhe antinacionalistet.More Myslimi i shkrete ju krijoji si parti Rama dhe kur ky Rama e pa se djathetas nuk merrni asnje vote ju tha se nuk ju jep mbeshtetje por te bashkohi tek familja biologjike bashke te gjithe komunistet.Pashaj nuk ka thene cdo beje me Dulen se Rama tha nuk do shkoje djathetas por me Ps.Nejse njerez pa moral apo gjithe QELBESIRAT bashke tha Muc Nano hesapi
komunisti i vetem dhe i fundit ne Shqiperi eshte sali ram berisha.