Fare rastësisht më ra në dorë një kopje nga tirazhi i “Der Spiegel” i vitit 1962. Ishte një kopje e vjetëruar nga koha, e dalë paksa boje dhe disi e zhubravitur. Fillova të shfletoj me një shpërkujdesje duke u hedhur një sy siç e kam zakon titujve të artikujve. Dhe midis të tjerash diçka parandjeva kur lexova titullin: “Flotë pa portë”, në origjinal “Flotte ohne Hafen”, se ky artikull kishte të bënte me Shqipërinë. Fillova ta lexoj me një interes të veçantë. Nuk e di përse, por m’u krijua një parandjenjë që ai artikull do të kishte të bënte me tërheqjen e flotës ushtarake sovjetike nga Baza e Pashalimanit në fillim të viteve ‘60. Pikërisht asaj drame që i kushtohet filmi i mirënjohur “Ballë për ballë” sipas romanit të Kadaresë “Dimri i fundit”.
Po e lexoja me një frymë dhe nga rreshti në rresht emocionet po më shtoheshin. Ishte një përshkrim i ftohtë, i saktë, por që tregonte shumë mbi konjukturat politike dhe ushtarake të asaj kohe.
Përballë Sazanit të sotëm të braktisur, të lënë në mëshirë të fatit më del gadishulli i Krimesë me bazën ushtarake në Sevastopol të cilët rusët nuk e lanë në asnjë çast të binte në duar “të huaja” sot. Ishte ajo udhëheqje e dikurshme, ata ushtarakë të papërkulur që do t’i sillnin aq “peripeci” asaj superfuqie, që atë kohë quhej Bashkimi Sovjetik, për ta detyruar të braktiste atë “copëz tokë”.
E kush mund të përballej me të në atë kohë? Por ja që u përball Shqipëria, ky vendth i vogël me më pak se 2 milionë banorë. Ishte çmenduri? Ishte paranojë? Në asnjë rast. Ishte atdhedashuri. E pra, ishin ata ushtarakë, pjesëtarë të asaj ushtrie që nuk do t’u trembej syri në përballjet me gjeneralë, mareshallë, admiralë dhe kundëradmiralë, me gjokse mbuluar me grada dhe dekorata, Heronj të Luftës dhe të Bashkimit Sovjetik. Atë moment m’u kujtua shprehja e madhe dalë nga goja e aktorit të madh, Sulejman Pitarkës, në rolin e Zheleznov-it në filmin “Ballë për ballë”: “Do ta kërkojmë Vlorën admiral, por nuk do ta gjejmë. Do të bredhim nëpër Mesdhe si çifutët nëpër shkretëtirë.”
Dhe me të vërtetë. Duke lexuar “Der Spiegel” të vitit të largët 1962 kjo shprehje e “përmbyll” në mënyrën më të madhërishme atë shkrim. Respektplotë këtë përkthim ja dedikoj atij brezi ushtarakësh të cilët kishin thjesht në zemër dhe shpirt: Trimëri, besnikëri dhe atdhedashuri.
****
Sovjetikët… nëpër shkretëtirë
Një mik i lartë kishte mbërritur në Kajro me një dëshirë tepër delikate. Ishte zv. ministri i parë i Mbrojtjes, Komandanti i Flotës Detare të Bashkimit Sovjetik, admirali Sergej Georgeviç Gorshkov. Ky ushtarak i lartë ishte kujdesur më parë që të ishte i mirëseardhur në Kajro. Disa ditë më parë, para mbërritjes së tij atje, flota egjiptiane ishte përforcuar edhe me tre nëndetëse moderne sovjetike, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në dymbëdhjetë. Ky veprim i sunduesit pranë lumit Nil kishte shkaktuar alarm në Izrael. Gamel Abd el-Naser ishte bërë tashmë me flotën detaro-luftarake pushtetari më i fuqishëm në rajonin pranë Lindjes së Mesme. Gorshkov u prit me falënderime të veçanta nga Presidenti egjiptian Naser, cili do të kishte me vete një listë dëshirash që sillte nga Moska. Qysh prej gjashtë vitesh, nga instalimi i bazave ushtarake në Detin Mesdhe, filloi ligjëratën e tij Gorshkov, rrjedha politike e kohëve të fundit e ka kthyer flotën tonë ushtarake në një flotë pa baza ankorimi. Pra dukej qartë që qëllimi i vizitës se admiralit Gorshkov ishte në marrje leje nga Presidenti egjiptian për hapjen e një baze nëndetësesh për flotën ushtarake sovjetike në brigjet egjiptiane.
Në vitin 1961 realisht Bashkimi Sovjetik kishte humbur dy baza ushtarake që zotëronte në Mesdhe: Njërën në Shqipëri, që për shkak të konflikteve të forta ideologjike midis Moskës dhe Tiranës, flota ushtarako-detare sovjetike ishte detyruar të braktiste bazën ushtarake që zotëronte në gjirin e Vlorës dhe ishulli i Sazanit. Baza tjetër e projektuar në Latakia të Sirisë nuk mundi të përfundonte, për arsye të shkëputjes së Sirisë nga Republika Arabe e Bashkuar, e cila përbënte një bashkim pak a shumë politik midis Sirisë dhe Egjiptit. Bashkim që kishte për qëllim dhe zgjerimin e saj me vende të tjera arabe. Por para së gjithash, prishja e marrëdhënieve me Shqipërinë si i vetmi shtet i bllokut komunist që kishte dalje direkte në Mesdhe dhe fillimi i bashkëpunimit të ngushtë me Kinën komuniste, për Bashkimi Sovjetik ishte një goditje me pasoja të pariparueshme. Nga ana ushtarako-strategjike BS kishte humbur bazën e vetme të saj në Mesdhe.
Në gjirin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit sovjetikët kishin instaluar qysh në vitin 1955 një bazë ushtarako-detare për flotën e tyre me fortifikime për nëndetëse dhe pajisje moderne luftarake, për të cilën ekspertët ushtarakë perëndimorë bënin fjalë për një “Gjibraltar rus”. Një nga detyrat më të rëndësishme që kishte kjo bazë nga shtabi i marinës sovjetike, ishte vëzhgimi nga afër i Flotës së 6-të amerikane që lëvrinte nëpër Detin Mesdhe. Falë aftësisë manovruese dhe pajisjes me arsenalin më modern të kohës, Flota e 6-të amerikane ishte kthyer në një nga fuqitë më goditëse të flotës ushtarako-detare amerikane. Me 2 kryqëzorë, me 20 destrojerë, me 25 anije furnizimi dhe 2 aeroplanmbajtëse prej të cilave mund të ngriheshin brenda pak minutash mbi njëqind aeroplanë bombardues, rrezja e tyre mbulonte hapësira të gjera të bllokut komunist. Kjo flotë ishte kthyer në një kërcënim serioz bërthamor dhe për vete Bashkimin Sovjetik.
Kështu pra, që baza e Vlorës dhe ishulli i Sazanit nuk ishin vetëm porte ankorimi për nëndetëset sovjetike, por edhe një bazë nga ku dilnin në det të hapur anije zbulimi të maskuar nën petkun e anijeve të peshkimit. Me radarë, me pajisje fotografimi dhe përgjimi sovjetikët kishin nën kontroll gjithë hapësirën e Mesdheut. Kontrolli i lëvizjeve të flotës amerikane, fotografimi i bazave ushtarake perëndimore, perceptimi i sinjaleve të komunikimit, kishte bërë që zv. admirali amerikan McDonald të urdhëronte reduktimin deri në minimum të komunikimit me valë.
Por nga ana tjetër edhe fushëveprimi i flotës sovjetike nuk mund të ishte aq i pakufizuar. Ngushtica e Dardaneleve kontrollohej nga Turqia, shtet-anëtar i NATO-s, ngushtica e Gjibraltarit nga Britania e Madhe, po ashtu dhe kalimi i tërthortë i Kanalit të Suezit ishte i kufizuar, kur dihej, që në ngushticën e Aden-it pranë Detit të Kuq ishte prezent hija e kolonialistëve britanikë. Shërbimet inteligjente perëndimore kishin dijeni që deri në mesin e vitit 1961 në rajonin e Detit Mesdhe flota ushtarake sovjetike kishte stacionuar 8-12 nëndetëse, disa anije furnizimi dhe një numër të madh anijesh zbulimi.
Në fund të verës të vitit 1961, flota sovjetike organizoi manovrën e parë të shpallur publikisht në Detin Mesdhe. Nga Komanda e Flotës së Detit të Zi u komanduan për këtë manovër në drejtim të Detit Mesdhe oficerë dhe ekuipazhe të rreth 20 nëndetëseve, kryqëzorë dhe anije të tjera luftarake, ku ndër to binte në sy kryqëzori “Kuibishev” me një tonazh deri në 13 mijë ton. Fill pas kësaj manovre, të gjitha anijet luftarake që morën pjesë në atë manovër i lanë lamtumirën Detit Mesdhe. Konflikti me Shqipërinë bëri të pamundur që flota sovjetike të kthehej përsëri në bazën ushtarake të Vlorës dhe ishullin e Sazanit. E përditshmja zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” do të shkruante para disa javësh në mënyrë lakonike duke mos fshehur dot një ndjenjë gëzimi se: “Tërheqja e nëndetëseve, avionëve luftarakë dhe anijeve zbuluese nga Deti Mesdhe do të sjellë midis të tjerash… një lehtësim në planet strategjike të NATO-s”.
Në këtë situatë aktuale, admirali i marinës sovjetike Gorshkov kishte ardhur me shpresë për të marrë një përgjigje pozitive nga Presidenti egjiptian Naser. Por pikërisht, direkt pas mbërritjes së admiralit Gorshkov, në Kajro intervenuan një mori diplomatësh perëndimorë për të evituar me çdo kusht planet për krijimin e një baze të re sovjetike në Mesdhe. Në të vërtetë Naser i përgënjeshtroi lajmet që vizita e Gorshkov-it kishte lidhje me dhënien e lejes për një bazë sovjetike në territorin egjiptian. Ky përgënjeshtrim, sipas gazetës greke “Akropolis” nuk ishte gjë tjetër por veç një pretekst për të fituar kohë. Përpos këtyre regjenti i Republikës Arabe të Bashkuar Naser nuk e la ushtarakun e lartë të kthehej me duar bosh në Moskë. Presidenti Naser që donte më tej të gëzonte simpatinë e Perëndimit, por të ruante nga ana tjetër dhe miqësinë me Lindjen i ofroi admiralit sovjetik dhënien në shfrytëzim të një rripi toke në brigjet e Detit të Kuq.
Me këtë sukses të pjesshëm admrali Gorshkov u kthye jo dhe aq i pakënaqur në Moskë, për vetë vlerat që mund të merrte kjo dhurate në të ardhmen. Ajo mund të bëhej në Detin e Kuq një bazë ushtarake për sovjetikët në Detin e Kuq dhe këtë ja ditën për nder Presidentit Naser.
Dhe për të vetmen arsye:
Konflikti i Suezit i vitit 1956 dëshmoi se sa i lehtë ishte bllokimi i Kanalit me të njëjtin emër.
“Der Spiegel”, Nr.4/1962
Titulli në origjinal: “Flotte ohne Hafen”

Gje ja me e mire qe kane bere komunistet, shporrja Rusvet nga trojet shqiptare.
Avash-avash do t’i pranoni te gjitha sa beri Enver Hoxha per kombin shqiptar qe nga CLIRIMI i vendit nga nazi-fashistet,ARSIMI,SHENDETESIA,BUJQESIA,INDUSTRIA,MINIERAT,PUNESIMI,HIDROCENTRALET,SIGURIA E JETES,MBROJTJA E VENDIT,POLITIKA E JASHTME,lidhja me FUQITE ME TE MEDHA TE BOTES si BRSS dhe Kina duke ndertuar nje SHTET DINJITOZ qe respektohej nga e gjithe bota!!!
Ka ardhur koha qe Enver Hoxha te reabilitohet sot qe shqiperia ka vdekur dhe nuk eshte vend Sovran.
Deri sa Fidel Kastro dhe Amerika kane lidhur marredhenie dipllomatike dhe Kina e maosedunit eshte pranuar per bashkpunim eshte idiotizem te shahet enverhoxha kur bjraktari matit ka permendore dhe bajraktari kriminel I tropjes eshte jashte burgut
Po behet cerek shekulli qe nje propogande teper bajate po ben qe brezi i ri po bombardohet non stop 24 ore ne dite me nje rrjet shume te gjere dhe te sofistikuar duke i trullosur deri ne shplarje truri permanente..
1-DEKORATE ATDHETARIE
Mbrojtja hyjnore qe i beri kombit Enver Hoxha ne konferencen e paqes ne Paris kur i tha botes se:
SHQIPTARET KANE ARDHUR NE PARIS JO PER TE DHENE LLOGARI POR PER TE KERKUAR LLOGARI qe i la me goje hapur udheheqsit boterore me frengjishten e tij perfekte .
2-DEKORATE TRIMERIE
Mbrojtja e shkelqyer qe i beri monarko-fashisteve greke ne 1949 qe i …..Kurse nen regjimin e talebanit Berishe ne 1994 komando greke shpartalloi dhe poshtroi maksimalisht duke vrare disa ushtarake shqiptare dhe duke i lidhur si bageti efektivin e nje njesie luftarake te mender berishes.
3-DEKORATE GUXIMI
Debimi spektakular qe i beri fllotes ruse ne Pashaliman qe shume stratege e cilesojne si nje nga veprimet me te guximshe ne historine e njerzimit.Ishen vitet 60′ kur Ruset ishin fuqia me e madhe boterore ushtarake derisa ne krizen e karaibeve ne 60′ Hryshovi i trembi amerikanet te cilet deshtuan ne ngjarjen e Gjirit te derrave ne Kube.
4-DEKORATE LARGPAMESIE
Trim u tregua dhe ne daljen nga traktati i Varshaves ne shenje proteste kunder pushtimit Cekosllovakise qe mbahet si dita kur u be komunist plehu Sali Birishi nga “mallengjimi” i ketij akti heroik .
4-DEKORATE INTELIGJENCE
Enver Trimi drejtoi vendin qe e mori absolutisht te shkaterruar dhe pa asnje kokerr leku ne arken e shtetit.Ai drejtoi dhe luftoi balle per balle me Titon per 30 vjet qe dihet se ishte nje figurat boterore me finoke dhe i mbeshtetur fuqimisht per te shkaterruar shqiperine.
5-DEKORATE PER DIZINFEKTIM TE TURKOSHAKEVE
Kjo eshte vepra e tij madheshtore qe vuri si Pashko Vaso ne zbatim moton :feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Si rrjedhoje ekesaj politike kemi me mijra familje shqiptare me besim miks qe i ben me teper shqiptare se fetare.Eshte kriminale sot te shohes sumat perpjete te disa besimtareve dallkauke perpara gjergj kastriotit ne Tirane dhe kjo mjafton per kete supermedalje
Jane shume aspekte qe flasin ne favor te ketij legjendari por pa harruar shume bema te keqia te tij qe nqs do ishte gjalle do ti kerkonte ndjese shqipatreve.
Ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..
Nuk dua te mbroj Enver Hoxha sepse ka qene ne nje fare menyre i para denuar nga koha qe jetoi dhe ideologjia qe perfaqsoi por Ate KOLLOS NUK MUND TA ZHDUKIN AS UFO-T nqs do vijne nje dite sepse ishte nje ZEUS qe historia e ka futur ne arkivat e saj.
Ne ditet e sotme kur shqiperia eshte kthyer ne shprehje gjeografike nen ombrellen e Natos dhe klasa politike nuk eshte e afte jo vetem te vere ne funksion shtetin shqiptar por e ka shkaterruar ate perfundimisht duke e lene ne dore te ca ambasdoreve low life figura e tij eshte ne rritje progresive….Vetem nje referendum popullor per Enver Hoxhen do ju mbylli gojen reaksionareve dhe tradhetareve te vendit te cilet ai I lufjtoi per 40 vjet dhe nuk jane pak
nuk ka asnjë nevojë të rehabilitiohet askush!
POR
gjithkujt ti njihen veprimet e tij!!
veprimet duhen analizuar në kohën dhe vëndin që kanë ndodhur!!
gjithkujt ti njihen meritat,gabimet dhe fajet!!
pa bërë një gjë të tillë do të mbetemi si jemi!!
gjithnjë duke urrotulluar si puna e qenit që do të kafshojë bishtin e tij!!
deri më sot ne kemi o patriotë o tradhëtarë!!
deri më sot kemi mbrojtur tonin dhe kemi sharë kundërshtarin!!
asnjëherë nuk i kemi vlerësuar drejt!!
zogu,enveri,saliue deri tek palloshi i tironës
KANË PASUR/KANË meritat,gabimet dhe fajet e tyre!!
këto duhen vlersuar të gjitha objektivisht dhe jo partizanisht!
po bëmë këtë!?
nuk do të kenë mundësi politikanët e sotëm të tallin bythën me ne!!
politika partizane nxitet nga politikanët e sotëm për të na rrjepur deri në palcë!!
deri më sot ka pasur sukses të jashtë zakonshëm!!
Enver Hoxha u nda nga sovjetiket vetem per te ruajtur postin, pse si stalinist ishte piketuar te hiqej. Sa per provokacionet e gushtit faji ishte prap i tiji qe strehonte ne Shqiperi komunistet greke te cilet sulmonin Greqine nga territori shqiptar. Hoxha ishte nje oportunist frikacak qe izoloi, varferoi dhe shkaterroi nje popull te tere. Sa per nostalgjiket e tij, meshire per ta, mosha, injoranca, e keqja e brendshme, ndjenja e mirenjohjes per privilegjet e padrejta qe kishin jane arsye te forta, sidomos kur mungon ndershmeria dhe sensi i se drejtes.
Keto gjera duken endera tani,
Me keto plera qe kemi ne politike duhen dhe 500 vjet te tjera te rimekembet ky vend nga shkaterrimi qe solli Berishokracia- me Metovicet dhe Ramivicet
Emigrant, komunistet kane bere shume e shume gjera te mira per Shqiperine e tyre. E ato te mira dihen,po ata qe e shkaterruan kete det te mirash , nuk i permendin sepse u dhembin syte edhe sot. Keta qe muaren pushtetin ne 1992, ishin ata qe punonin me mish e shpirt per ta shkaterruar kete vend,ashtu sic bene e perseri kerkojne t’a bejne edhe me cope. Nuk them ,se komunistet na cuan ne parajse,sepse nuk mund te shkosh nga 0 te 100 pa kalusr numurat me radhe ,por ata e vendosen Shqiperine ne radhe te pare perkrah shteteve qe fituan mbi fashizmin me luften e tyre heroike. ishin komunistet ata qe thane se Shqiperia nuk mund te eci perpara pa u shkolluar ndaj dhe filloi arsimimi i popullit , arriti ne ngritjen edhe te universiteteit ,akademise …… Sa me shume buke ,sa me shume kulture, u hodh ideja ,ndaj krahes zhvillimit te bujqesise,ku vershuan makinerite bujqesore,te cilat populli shqiptar nuk i kish degjuar emrin pa le t’i kishte pare, ne fillim u ngriten ne cdo qytet kinemate, bibliotekat, teatri kombetar dhe ai i estrades, estrada ne nje pjese te mire te rretheve, libri shkoi edhe ne skajet me te largeta, autokinemate e aparatet e filmit qe leviznin me kafshe po shkonin ne c’do fshat……… Vatrat e kultures ne fshatra u paisen me radio te cilat punonin me vajguri, ku buciste muzika popullore ,e lehte e emisione te ndryshme……U punua me vetmohim per shendetesine e sidomos ne drejtim te profilaksise……U punua per ushtrine duke arritur ne nje ushtri moderrne me flote luftaraka ajrore e detare,me nje kembsori te pergatitur, me reparte tankesh e deri te raketa…… Do te thuash ku ishte armiku ? Armiku ishte atje ki ishte e eshte edhe sot per te gjitha shtetet qe kane ushtri moderne ,e jo si ne qe e shkaterruam e paisjet i kthyem per skrap ,i shiten pushtetaret per vete ,nertuan vila e populli ka ngelur me gishte ne goje. Komunistet ben aq shume sa nuk numurohn dot uzinzt ,kombinatat ,hekurudhat ,po mbi te gjitha autoriteti i shqiptareve ne bote……….. Dikush do te thot se koministet vrane shoket e tyre …..nuk eshte gje e re , u vrana ata qe donin te pinin gjakun e popullit ,ashtu si po ua pi sot. Krahaso si ishin pushtetaret ne 1990 dhe si jane sot….ku i gjeten leket ? Si na doli Ridvan Bode ministri me i pasur ne Ballkan ? Ku i gjeti parate Argita e SHKELZEN BERISHA qe kane ndertuar vila madheshtore? Cili vodhi ne komunizem e nuk u denua? Ku do ishte sot Lulzim Basha po te vidhte jo 230 milion ero ,po 230 mije leke?
“E kush mund të përballej me të në atë kohë? Por ja që u përball Shqipëria, ky vendth i vogël me më pak se 2 milionë banorë. Ishte çmenduri? Ishte paranojë? Në asnjë rast. Ishte atdhedashuri. E pra, ishin ata ushtarakë, pjesëtarë të asaj ushtrie që nuk do t’u trembej syri në përballjet me gjeneralë, mareshallë, admiralë dhe kundëradmiralë, me gjokse mbuluar me grada dhe dekorata, Heronj të Luftës dhe të Bashkimit Sovjetik. Atë moment m’u kujtua shprehja e madhe dalë nga goja e aktorit të madh, Sulejman Pitarkës, në rolin e Zheleznov-it në filmin “Ballë për ballë”: “Do ta kërkojmë Vlorën admiral, por nuk do ta gjejmë. Do të bredhim nëpër Mesdhe si çifutët nëpër shkretëtirë.”
Kjo me siper nuk evidentohet fare ne artikull por eshte nje shtese e autorit, nje deduksion personal i tij. Historia nuk shkruhet me pasione nostalgjiko-politike apo pjese filmash propagandistike te diktatures se asokohe. Me shume se atdhedashuri aty ka paranoje, cmenduri, inat, hakmarrje dhe diktat te Enverit i cili duke e pare qe nuk gezonte mbeshtetjen e Hrushovit preferoi te mbyllej si guacke duke prishur marreveshjen e duke u perjekur qe te grabise te 12 nendeteset ruse. Kujtoni qendrimet dhe fjlaimet e Hrushovit ne viziten e tij ne Shqiperi. Ai mbeti i zhgenjyer nga prapambetja ekonomike dhe nga grushti i hekurt stalinist i Enverit. Ngjyrimi patriotik eshte me teper per konsum propagandistik pasi nje patriot qe e do atdheun e tij nuk do te mund ta conte ne ate pike qe e coi Enveri e nuk do te vriste eliten me te mire te vendit. Njerez te shtypur, te paushqyer, skllever te bindur te diktatit dhe paranojave te tij. Kosova e shitur Titos.
Kush deshiron te lexoje artikullin ne origjinal ky eshte linku:
http://magazin.spiegel.de/EpubDelivery/spiegel/pdf/45138067
ose ketu:
http://www.spiegel.de/spiegel/print/d-45138067.html
Ndersa ketu eshte kendveshtrimi tjeter i kesaj historie “patriotike”:
http://www.peshkupauje.com/2010/03/arkivat-sovjetike-shqiptaret-tentuan-ti
info analitike
hyrja e autorit evidentohet 1000%
thjeshtë po ta lexosh të tërën dhe e dyta është në shkrim kursiv,kurse përkëthimi është në shtyp!!
interpretimet mund ti bëjmë si të duam!!psh unë mund të them se ti do të ishe i lumtur nën thundrën ruse sesa nën “thundrën e enverit”!!
po të thellohemi dhe më tepër mund të them se ti do të pranoje çdo thundër që do të të mbushte barkun mëshumë se çdo thundër shqiptare!!por kjo nuk do të thoshte se do ta kihse barkun plot!!
shkrimi i shpigelit është i njëjtë si përkëthimi!kurse interpretimet alla mero baze o uran butka janë po aq për të fshirë bythën sa ajo që ti quan propagandë komnuiste!!
lali ti e di fare mirë se “gjuha kock ska po kocka thyen” ashtu si “duke mos pasur kockae dredh si të duash”!!
mjafton të të pëlqejnë ty ato tinguj që prodhon fyti në bashkpunim me gjuhën tënde!!
Dhe i shporrem Sovitiket, superfuqine boterore, qe lau me gjak Hungarine, Polonine, Cekosllovakine…akoma me fabula te Partise dhe Kadarese.
Pse historianet nuk e thone te verteten per mareveshjen sekrete te 1961 ne SHBA per
Mrsdheun
Nqs ka 10 veprime madheshtore ne historine boterore ne lidhje me guximin e nje populli ajo eshte debimi i fllotes ruse nga vlora.jo vetem kaq por enver hoxha eshte ndoshta i vetmi udheheqes ne bote qe sfidoi dy superfuqite
FJALIMI KARADUZIT GJIROKASTRES
http://www.youtube.com/watch?v=alDazjHfi3Y
Celsat e Otrantos I kemi Ne …
Ne ju themi serbo mellenjeve
miqeve te sigurte e te fshehte te russeve. qe
dy rruge ka. Revizionistet russo-bullgare
qe te sulmojne shqiperine per te dalur ne pjesen
e adriatikut tone.
Njera eshte rruga e vardarit e e kosoves.
e tjetra eshte kanali i Otrantos.
gjith populli shqiptar qe jeton ne kosove dhe viset
e tjera te jugosllavise, qe nga shkupi
e kacaniku, nga tetova e gostivari
nga llapi plava e gucia do te ngihet ne kembe
DO TI PRESE AGRESORET ME PUSHKE!!!!!!!
ZJARR DO TE NDIZET GJITH JUGOSLLAVIA.
DHE INVADORET REVIZIONISTE RUSO BULLGARE
PO TE ARRIJNE NE ALPET TONA DO TE VIJNE
SI NAZISTET GJERMANE KUR DOLLEN NGA STALINGRADI.
ne rastin e dyte, CELSIN E OTRANTOS E KEMI NE…shqiptaret
SAZANI DHE KARABURUNI, pa pasur frige se them ndonje sekret,
JANE SHKEMBINJ TE VESHUR ME HEKUR E BETON KU
S’KALON DOT FLOTA SOVJETIKE!!!!!
ne te tilla aventura ne rast se deshirojne te futen
armiqet russo bullgare e te tjere duhet te
dine qe SHQIPTARET NUK JANE NJE SHTET PREJ
TRE MILJONESH POR NJE KOMB PREJ 6 MILJONESH!!!!
Komb i vogel ishte ky i joni ne luften e dyte boterore
dhe i paarmatosur por vetem per vetem likujdoi nje numer te konsiderueshem diviznionesh fashiste italiane e naziste
gjermane por tani kohet kane
ndryshuar ne favor te republikes socialiste te shqiperise
prandaj LARG DUART NGA SHQIPERIA.
Shqiperia nuk kercenon kerkend ajo deshiron te rroje
ne miqesi me te tjeret por po ti preken te drejtat dhe
kufinjet e saj do ti pergjigjet cilitdo
po me ate violence. Po keshtu do ti pergjigjet
ne menyren me te rrepte padrejtesive
dhe ofezave qe mund te perdore ndokush ndaj saj.
Si nuk lexova askund dicka te argumentuar vec sloganeve te te fandaksurve nga propaganda enveriste. Shfletoni o njerez dokumente e informohuni e mos rrini skllever te veprave te enver hoxhes qe tregonte perralla me mbret dhe e sillte historine si ia donte qejfi.
Nese Shqiperia pati nje flote detare kjo i detyrohet kontributit te ruseve si ne formimin e kuadrove ashtu edhe ne pajisjen me mjete ushtarake se perndryshe do te kishim mbetur akoma me ate motoskafin e arnuar me nje mitroloz te pasluftes. Perrallat me trimerira e lufte kunder revizonisteve e imperialisteve tregojuani femijeve te vegjel se tashme u ka dale boja.
E vetmja frike e ruseve ishte fakti se deri ku mund te arrinte cmenduria e Enver Hoxhes qe nuk e kishte per gje te flijonte bij nenash te pafajshem per tekat e tij prej diktatori.
Keshtu u shit trim edhe Saddam Husseini amerikaneve kur i kercenonte ne rast pushtimi por perfundoi i fshehur ne vrimen e miut nga ku doli i turperuar.
Ne shisnim dengla prej te forti kur populli ushqehej me buke e kripe e qepe e ne syte e Europes ishim gjysem shekull mbrapa.
Pse kaq perules para te huajve zoti info?
Perse perules apo duhet medoemos te shpalosim ate krenarine e cmendur kombetariste tafti bafti! Te jesh i sinqerte me faktet historike nuk eshte perulje perkundrazi eshte hileqare dhe keqdashese cdo tentative per deformuar ngjarjet sipas midese ashtu sic u be ne kohen e diktatures ku edhe ky maskarallek i Enverit u shit si “trimeri”.
Ky “deduksion” i yt eshte me teper se antishqiptar. Eshte nje deduksion rrugaçesh, bythelepiresish dhe te shiturish. Ata qe jetuan ate kohe e njohin mire dhe nuk kane nevoje per pseudodokumente te shtypura ne selite e Moskes dhe te Beogradit, te cileve ne kohen e duhur u eshte dhene pergjigja e duhur, duke i detyruar te futen ne strofken e tyre me bisht nder shale dhe diuke u bere gazi i botes.
Vezhguesi F, lere repliken me rakitikun info, ai eshte i perdhunuari me deshire i atij sistemi dhe mbasi iku ajo kohe, erdhi koha e salehut dhe rakitiku info, u kthye ne identitet, filloi vetperdhunimin me deshire.
Kurse ti o qyfyr qendroji besnik rolit tend si ” buffone della corte” qe gajas dynjane me budallalleqet dhe injorancen tende.
Ti sikur nuk doje debat me mua. Qendroji impemjimit. Leri keto denglat me Moske e Beograd se behesh me qesharak se ato parullat e tipit “te cajme bllokaden”. Bllokada na cau e na beri fertele aq sa coi ne epilogun e nje eksodi biblik.
Keta te enver hoxhes sic duket ja u ka prekur nga mbrapa si puna e mamit te lul bashes tek bibloteka ne pushim te drekes prandaj kan kaq konsiderate per te?
Blendi fevziu kot e akuzon per pederasti ka qen kurvar e kaluar kurvarit shih si u digjet shpirti femijve te tij per baben biologjik?
More djal. Ne ishim vertet gjysem shekulli prapa Europes ne vitin 1985. Por ishim 2 shekuj prapa Europes ne vitin 1945. Vetem ne vitin 2010 me ne fund arritem te ishim rrote me rrote me Gjermanine?! A u kenaqe tani?!
Katarakti informohu me mire se ne kohen e Zogut filloi te zhvillohej tregetia dhe u krijua nje elite e shkolluar intelektualesh aq sa diplomatet tane i kishin zili edhe kancelarite europiane per kulturen dhe pergatitjen e tyre. Dokumentohu more djale e lere propaganden e lodhur se i ka dale kallaji tashme.
O info, c’ja fut pordhes o vella. Ne 1945, mbi 90% e popullsise shqiptare ishte analfabete. E kupton ti kete? Apo po genjej une? Ishte apo nuk ishte analfabete popullsia shqiptare? Kurse ti na thua kishte ambasadore Zogu qe na kishte zili dhe bote. O pika ty me ambasadoret e Zogut.
po mirë moj mënçuri e argumentimit analitik,a mund të më thuash ndonjë gjë tjetër për të argumentuar trapllëqet e tua??
a mund të më thuash se po të mos ishte dëshira për të mbrojtur këtë vënd,a do të kishim pasur flotë??a do të kishim pasur ushtri??
po të mos ishte dëshira për të përparuar këtë vënd a do të kishim universitete,a do të kishim ndërtuar fabrika e uzina,hidroçentrale e kombinate??
apo do të më thuash se e gjitha u bë për të mbajtur pushtetin enveri??
kundër argumenti tim është i thjeshtë!!
shiko kohën para e pas enverit!
mut që të dyja!!
në të parën skishim ushtri fare!!
në të dytën e shkatërrruam!
në të parën nuk prodhonim as çitjane
në të dytën shkatërruam dhe ato pak rrecka që prodhonim!!
nëse ti na quan skllevër të propagandës enveriste!’
unë do të të quaja një injorant që kujtos se po mashtron dikë!!
ose thjeshtë të indoktrinuar më keq se propaganda komuniste!!
të të quaj nihilist do të ishte tepër!!do të të ngrija nivelin intelektual!!
Ohohohoho dhe ruseve u erdhi keq per burrat e grate shqiptare se mos vriteshin dhe e kursyen nuk e sulmuan shqiperine kur shqiperia u tregoi gishtin e madh dhe i perzuri nga Pashai!!!! Sa te mire paskan qene keta ruset mo, s’e paskemi ditur ne! 😛 Po pse, pasi te ndihmon rusi te krijosh floten, duhet t’ia dorezosh edhe celesat e shtetit, sipas teje?! Te kripsha trute! Le qe keshtu kane bere keta tanet tani, kete model njihni ju, s’keni faj!
Ushtria e Berishes pas 1992 u be han pa porta deri sa u shkri fare ne 1997….
Berisha duhet te merret i pandehur per Masakren e
Peshkëpisë sepse ka firmosur urdherin per carmatosjen e garnizoneve ushtarke pasi ne ruan Nato…gallate viqidoli
21 vjet më parë ranë në krye të detyrës Kapiteni i Parë Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, të vrarë pabesisht nga një komando ushtarake greke.
Nga ky repart, “Djemtë e Gjirokastrës” përmendën me nderim të gjithë ata funksionarë të shtetit, ushtarakë, policë, si edhe persona të shërbimeve të tjera shtetërore të cilët ndër vite kanë dhënë jetën në mbrojtje të interesave kombëtare, por janë përballur me harresën institucionale.
Ata theksuan se “Shpirtrat e tyre nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi e respekt, dhe jo harresë. Sot tek reparti që para 20 vjetësh u bë simboli i trimërisë, por për 20 vjet me rradhë u shndrrua në simbol të harresës, vendosim një pllakadë përkujtimore për nder të dy ushtarakëve që dhanë jetën e tyre në krye të detyrës – vetëm se ishin Shqiptarë”. Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria dhe aktivistë shqiptaro-amerikanë u solidarizuan me këtë ngjarje përkujtimore dhe ndihmuan materialisht ngritjen e memorialit. Familjarët e të dy të vrarëve, banorët përreth, si edhe anëtarë të Shoqatës së Ish-ushtarakëve, u ndodhën të pranishëm duke vendosur lule e kryer homazhe tek vendi i memorialit.
Komandoja greke dhe MAVI terrorizoi 130 ushtarë e vrau 2 ushtarë shqiptarë në emër të “Vorio Epirit”
Ajo që njihet në histori si “Masakra e Peshkëpisë” ku një komando greke ne 10 prill 1994, u fut në tokën shqiptare, brenda në kazermën ku flinin 130 ushtarë dhe oficerë, duke i terrorizuar e duke hapur zjarr me kallashnikov. Komandoja u udhëhoq nga Jorgo Anastasulis, oficer i ushtrisë greke me gradën toger dhe Apostolos Karvelas punonjës i policisë greke.
Për pasojë, nga ky akt terrori u vranë oficeri, Kapiteni i Parë Fatmir Sali Shehu dhe 20-vjeçari Arsen Llazar Gjini. Në ikje, komandoja greke rrëmbeu armë dhe municione luftarake dhe u largua nga erdhi. Një ngjarje e rëndë kjo, që ndonëse u identifikuan dhe arrestuan autorët “Luftëtarë të Vorio-Epirit”, shteti grek i dënoi vetëm për “armëmbajtje pa leje” Ndërsa më pas, këta terroristë të lirë, u panë në Shqipëri edhe në fushata elektorale në jug të vendit me eksponentë të partisë neonaziste greke Agimi i Artë.
Ne ditet e sotme nje nga keto kriminele garoi per pushtetin lokal ne Himare…Cohi enver nga varri…
Copy Paste 2,
Tema eshte marredheniet shqiptaro-ruse ne lidhje me Pashalimanin mos u hallakat kot me Berishra pas ’90 apo Vorio -Epirin e konfliktet me Greqine.
Aventurat e Enverit nuk janë trimëri . Për të ruajtur kolltukun Enveri , tërë jetën , e tregoi veten ” trim ” – i pabesë e kolaq !
Me Rusët asnjëherë s’kemi bërë luftë , siç thoshte Enveri dhe servili i tij Ismail Kadarea .
S’bëhet historia me gënjeshtra !
dy fjale per komentuesin Lëmi Llukës .
me vjen keq por paske shkalle intelekti shume te ulet.
Shqiperia nuk mund te bente lufte me rusin apo amerikanin por qe te mbronte kufinjte nga to ja doli mbane.
Biles nje nga ushtaraket e larte amerikane qe ndihmonte grekun ne provokacjonet e gushtit tha saktesisht:
Keto provokacjone ishin nga greku per te rimarre vorio epirin kurse nga ne amerikanet ishte per te testuar fuqine mbrojtese te shqiptareve (per ta pushtuar) qe ishte maksimale dhe ne terhoqem.
Shajeni enveri me qen dhe me mace..me liber shtepie..por per ushtrine..per mbrojtjen..vetem dy bura ka nxjerre shqiperia
Gjergj kastiotin e krujes dhe enverin e argjirokastres.
Të futesh në polemikë me hajvanë të kategorisë copy paste ?
Jo , jo , sa më larg kësaj kopeje !
Duhet te kesh kapacitet, fakte dhe argumenta per tu futur ne polemike. Kur flet vetem me parrulla te mesuara ne demonstratat e qytetit “Studenti” nuk shkon dot larg. Enveri ishte kriminel dhe diktator i pashoq, por Shqiperine e prapambetur, anadollako – islamiste, e mbytur nga injoranca dhe prapambetja, me nje fjale gazin e botes, – e beri shtet modern. Por erdhi ai tjetri nga Shpellat e Nemuna dhe i vuri kazmen gjithçkaje. Shqiperia e pas Enverit kishte nevoje per nje Ten Hsiao Pin, dhe jo per nje xhahil.
katarakti,
Studentet e qytetit studenti ishin te rinj idealiste qe besuan ne nje Shqiperi me te mire por kriminelet enveriste e shuan edhe ate shprese ashtu sic shkaterruan ne Shqiperi cdo gje te mire duke filluar nga elita intelektuale. Ai Bjeshkeve te Nemuna, si shume te tjere, ishte produkti tipik i regjimit diktatorial.
Edhe ti nuk solle fakte apo argumente pervecse te njejtes propagande te lodhur te asaj kohe. Mua me habit fakti se si valle nuk ju shtyn kureshtja te mesoni ca me shume se cfare ka ndodhur realisht ne Shqiperi por mjaftoheni me perrallat e asaj kohe te cilat i merrni si te verteta absolute.
shko mor pirdhu!!
flet dhe ti për argumenta!?
të më falësh për replikat e mësipërme me ty!!
kam harxhuar kohën kot!!
Te meresh me injorante nuk eshte gje e lehte,pasi stresohesh me plot kuptimin e fjales me lamashe te tille.Tju shpjegosh ketyre tru thareve se cila ishte gjendja e ketij kombi para clirimeit eshte e kote sepse i ka budallallosur Saliu qe i ngriti tradhetarit monument.Tju thuash ketyre tru pjerdhurve qe qeme 700.000 mije kembe zbathur,analfabete,qe ronin ne mes malarjes,tuberkulozit,pra ne mizerje te tejskajshme eshte e kote.Tju thuash ketyre plerave qe ky popull me besim te pa tundur tek qeveria e atehershme beri heroizma per rindertimin e vendit,per zhdukjen e analfabetizmit,tharjen e kenetave e deri tek elektrifikimi i vendit,duke krijuar nje industri te kohes nje bujqesi moderne lodhesh kot se keta kok boshe kujtojne se gjithcka e beri Saliu.Eshte dinjitoze politika e shkelqyer e asaj periudhe kur lufta e ftohte ishte ne kulmin e saj dhe qendrimi bureror ndaj narkofashisteve greke,C.I.A.s U.D.B.se dhe me vone Ruseve.Jane keto sakrifica qe ai brez heroik u perball me vetmohim,per mbrojtjen e trojeve te Atdheut qe gezojme sot,prandaj me dinjitoze ne komente pasi jo cdo gje duhet shumezuar me zero se ndryshe sot do flisnim Serbisht dhe Greqisht.
Andrea po pse dinjitoze e quan ti kete pacavure qe ke shkruar. Me argumento ku e kam gabim nese deshiron te debatosh perndryshe ato sharjet e fyerjet merri mbrapsht se nuk perbejne as fakte as argumente. Ate propaganden qesharake peselekeshe beja ndonje nostalgjiku te kohes se qoftelargut se nuk ngjit me. Era e plehanes qe la nga pas krimineli ndihet akoma ne komentuesit si puna jote. Se sa i patundur ishte besimi tek qeveria e treguan ato anijet e mbushura deng e ee cfare mireqenie dhe arritjesh korrem duke luftuar armikun e brendshem e te jashtem e tregoni ato fytyrat verdha te lodhura nga skamja dhe mjerimi. Ate qe i beri Enver Hoxha ketij populli nuk ia beri as pushtuesi.
Edhe pse irrituese dhe tejet acaruese, perseri te detyrojne te vesh buzen ne gaz karagjozlleqet e inatçoreve qe nxjerrin nga goja e tyre gjithfare idiotesish dhe i servirin si zgjuarsi, intelekt, kulture.
Periudha e sistemit socialist eshte nje periudhe ngarkuar me dritehije per shkak te ngarkesave dogmatike, “rrugeve te pashkelura”, praktikave shpesh te gabuara per shkak te aplikimit shabllon te pervojave edhe pse jo gjithmone pozitive te vendeve te kampit socialist. Socializmi shkencor deshtoi si sistem, perveçse kerkoj te provohej ne nje terren te disfavorshem social ekonomik, por edhe sepse u konceptua, u organizua, drejtoi dhe veproi jo mbi bazen e nje analize konkrete te stadit te zhvillimit, por mbi bazen e endrave, deshirave dhe aspiratave qe ishin produkt i dogmave dhe perkufizimeve teorike ne periudha historike si dhe voluntarizmit qe perbente thelbin e drejtimit ne çdo fushe te jetes.
Eshte thjesht nje gjykim personal, qe nuk kam ndermend ta trajtoj si analize por per te ilustruar diçka mbi te cilen po hidhen tonelata balte dhe po abuzohet ne menyren me te paskrupullt nga ata dhe bijte apo pinjollet e tyre qe nuk reshten se erresuari ecjen dhe zhvillimin e shoqerise shqiptare, duke i sherbyer me devotshmeri prej sharlatanesh armiqve te Shqiperise dhe shqiptareve.
Nuk dua te beje histori, sepse qofte akti i denoncimit dhe daljes nga pakti famekeq i Traktatit te Varshaves, si nje pakt agresiv dhe pushtues, por para tij demaskimi i superfuqise sovjetike si nje superfuqi imperialiste qe rrezikonte popujt dhe vendet liridashese dhe shoqerimi me shporrjen e bazes ushtarake nga Pashalimani, eshte nje akt sa patriotik, guximtar dhe heroik me te cilin do te mburren shqiptaret e vertet ne breza, por jo lakejte bytheshitur.
Shqiperia eshte vendi dhe populli qe i tregoi botes mbare se edhe nje vend i vogel, i pa angazhuar ne pakte dhe blloqe ushtarake, mundi t’i tregoje kufirin tek thana siberiane, ariut rus, te zboje si te padeshiruar nga territori i saj bazen me te fuqishme ushtarake te Mesdheut qe drejtohej nga BS dhe jo vetem kaq por me vitalitet force dhe dinjitet te mbaje pjesen qe i takonte.
Natyrisht, nese do te ndodhte shekuj me pare do te konsiderohej si gojdhene, por eshte ngjarje e jetuar ne gjysmen e dyte te shekullit te njezet dhe ata qe e jetuan jane ende gjalle. Ndaj te propogandosh te kunderten, per inate te problemeve te sistemit, pakenaqesive, mellefeve dhe merive, eshte njelloj sikur t’i besh fresjk por dhe te lepish menderet e bijeve dhe niperve te Titos, Hrushovit, Mikojanit dhe Brezhnjevit, shkurt te jesh nje antishqiptar i terbuar.
Ik or injorant islamokomunist i qelbur se na cave derrasat me kte patriotizem islamiko komunist!
@ ben-qen! Per zagar te sojit tend une perdor vetem shkopinj te lyer me “marmalate fiku”. I ndjell dhe u fus nga nje pas kokes qe te futen andej nga kan dal.
Sado qe perpiqesh, mbetesh viktime e propagandes trushpelarese edhe kur merr guximin te me percaktosh si pinjoll ” i klases se permbysur”. Nuk kam ndermend te dal me emer e mbiemer e as te bej biografine familjare per te deshmuar sa qesharake jane keto akuzat e tua. Pikerisht se jane gjalle deshmitaret e asaj ngjarje nuk mund te vazhdohet akoma me genjeshtrat enveriste. Per te dale ca nga njeanshmria perpiqu te lexosh edhe deshmite e ruseve pa paragjykime te tipit propagandistik.
Po keshtu edhe deshmite nga sherbimet sekrete perendimore do te te jepnin nje kuader shume te ndryshem nga ai qe te ka ngulitur propaganda paranoike enveriste.
Kush i futi ruset ne pasha-liman?Erdhen vete,apo me te lutur?Nqs ka ndonje dokument,qe verteton se E.H.dhe M.SH. ju kane lutur ruseve te ndertonin bazen e pasha limanit,ju kane lutur ruseve per traktatin e Warshaves,ashtu si ju luten Jugosllaveve per Republiken e shtate Jugosllave,cfare dreqin duan?
Po qendroj ne linjen tende lato: Po jugosllavet kush i futi ne Shqiperi? Erdhen vete apo i thirri Enveri? Po kinezet kush i futi ne Shqiperi? Erdhen vete apo i thirri Enveri? Po Hrushovi ne vizite erdhi vete apo e ftoi Enveri?
Po te lexosh ato linket qe kam permendur ne postimin tim do te marresh edhe pergjigjen per pyetjen tende. Ne rast se deshiron te informohesh me tej shfleto edhe dokumente te tjera ne internet e do te kuptosh se cfare genjeshtre e madhe ishte versioni enverist i ngjarjes se Pashalimanit.
Midis shtetesh ka marreveshje dypaleshe dhe jo lutje kalamajsh prandaj te lutem mos bej pyetje si te ishim ne fillore.
Fale marreveshjes dypaleshe Shqiperia perfitoi pajisje, materiale duke filluar nga ushtria, bujqesia, nafta, industria pa harruar shume specialiste ruse qe punuan ne Shqiperi per rimekembjen e ekonomise se rrenuar apo qindra kuadro e intelektuale qe studjuan dhe u specializuan ne Rusi.
Ja se si reagoi patrioti Enver Hoxha pas prishjes me ruset:
“Prishja e marrëdhënieve me BS dhe mosarritja e objektivave e bënë Enver Hoxhën paranojak. Ai “kositi” shumë shkencëtarë shqiptarë të gjeologjisë dhe naftës, duke i pushkatuar dhe futur në burg për sabotim, thjëesht dhe pë faktin se kishin studiuar në BS. Kështu e pësoi dhe akademiku Biçoku, i cili dënohet me 20 vjet burg në akuzën “sabotim, agjitacion dhe propagandë”. Kryen 11 vjet e gjysmë burg, nga 1 gushti 1975 dhe lirohet më 16 dhjetor 1988.”
Ketu ke nje permbledhje se si ishin raportet midis Shqiperise dhe Rusise asokohe:
http://www.mcser.org/journal/index.php/ajis/article/viewFile/3429/3370
Nese ti prishesh me nje aleat faji mund te jete edhe i tyre por kur ti prishesh me te gjithe aleatet a nuk mendon se faji eshte i yti?
për të ruajtur integritetin e vëndit nuk është e thënë që të vazhdosh aleancat!!
injorant,aleanca bëhet për të forcuar mbrojtjen e vëndit dhe jo për tu pushtuar prej aleancës!!
nuk po e shikon or debil ndryshimin e asaj kohe,enveriste,me kohët para dhe pas??
harrove or injorant se para tij u dha teritori shqiptar për një fron monarkik??
harron se pas tij u dha deti shqiptar për një përfitim pushtetor!harron or debile se akoma sot po kërkohet shkëmbimi i teritorit për të pasur mbështetje për ruajtje pushteti??
nëse si kupton!?
kujt i plasi!!nuk je as i pari as i fundit!ka plot si ti!!
shpresat janë më të pakta për të përparuar!!
o lato qeke me të vërtet debil or lali??
po sot kush i futi amerikanët dhe nato??
nuk ishin po shqqiptarët??
or debil nesër mund të shkruash të njëjtat gjëra si dhe sot!!
por vetëm me emër tjetër!
apo jo??
yyyyyysh na mbytën debilat!
Te nderuar komentues ! Ky info-analitike eshte nga ajo soje e atyre qe ndoqen gjermanin nga prapa qe te shpetonin nga zullumet qe kishin bere para e gjate Luftes. Ky eshte nga ata qe thone se gjermani nuk erdhi per t’na pushtuar,por do kalonte ,edhe pse u perhap ne te gjithe Shqiperine. Edhe pse gjermanet pronojne e ndihen fajtore per masakren e Boroves ,keta vazhdojne me avazin e te pareve te tyre ,gjemanin po uk e ngacmove nuk te ngacmon.dmth ngri duart larte e i thuaj mirese erdhe i ashuri armik. Edhe pse fashizmin e luftoi gjithe bota, edhe pse gjrmanet e kane pranuer dhe e denojne periudhen e hitlerit ,ende pjella e bythelepiresve te fashizmit na tregojne e flasin per dokumenta . Cilat dokumenta ? Pa na i cito pak ti infi-analisti. Pse e mohon ti qe Shqiperia kishte nje ushtri moderrne ,me flote luftarake detare dhe ajrore? Qe kishte nje armatim moderrn ? Qe kishte sa e sa reparte me tanke ? Di ti ku bie Postenani e prej aty behej hi e gjithe ushtria e Greqise ,e jo me kot Mehmet Shehu u tha grekeve se kafen e pi ne Athine ? Na i nxir ato dokumentat qe paske lexuar zotrote qe te fshijme menderen ,pasi ne dokumenta kemi ende njeres te gjalle qe jane ndeshur ballper balle me Ruset per PASHA LIMANIN,po si duket ju jeni ende ne sherbim te te huajve ,ashtusi etrit tuaj dikur. GJej dokumenta e fol se Shqiperia nuk kishte ushtri moderrne? Gjej e fol se SHQIPERIA nuk zxhvilloi arsimin ,shendetesine ,industrine e bujqesine,sportin e kulturen, Propogande ishte hapja e universitetit dhe e akademise?
Propogande ishte ndertimi i hekurudhave ? Sa km hekurudhe kishte shqiperia para clirimit? Sa perqind e popullsise ishte e arsimuar para clirimit e sa ishte analfabete? Sa keneta ishin para clirimit e ku vajten pas clirimit? Kush i thau ? Populli.Madje edhe ata qe denoheshin ,pra te burgosurit,punonin po mbi norme edhe shperbleheshin . Propogande Enverjane ishte kombinati tekstileve ne Tirane, Berat ? Po uzinat e ferrokromit,pasurimit te bakrrit , e telave ne SHKODER, E SUPERFOSFATIT NE LAC, AZOTIKU NE FIER, fabrikat e qelqit ne KORCE E Kavjaje, e sa esa te tjera ne rrethe te ndryshme. Propogande ishte teatri kombetar Tirane,Migjeni ne SHKODER, A,Z,Cajupi Korce,Vlore ,Gjirokaster,,,pa le estradat qe kishte po thuaj cdo rreth. Propogande ishte cuarja e mjekve ne fshatra ? Propogande ishte rregulli e qetesia ? Propogande ishte lufta e madhe profilaktike shendetesore? C’na la trashegim Zogu tradhetar i juaj ,koken e trupin plot me morra. E ajo propogande na hoqi morrin nga koka qe na lane prinderitbtuaj ,te cilet nje pjese kishin studiuar edhe jashte shtetit,po kishin mesuar me shume si ti pinin gjakun popullit e jo ta zhvillonin. Pse nuk ndoqi ballin e legalitetin ku sipas jushe ishte ajka e kombit,po ndoqi komunistet? Sepse ju i benit temena pushtuesit, kurse komunistet u perleshen? Propogande ishte fitorja mbi agjenturat e huaja ? Mos valle Toni bler gaboi kur e pranoi se deshtuam ndaj sigurimit shqiptar? Mos vall edhe amerikanet po ashtu e pranojne qe deshtuan dhe ia lan ne dore UDB QE TE VEPRONTE me ata qe e ndihmojne edhe sot ,deri sa e shkaterruan kete SHQIPERI? Saliu juaj,pra Sali berisha dhe ridvan bode , propaganduan me te madhe vendosjen e ksave fiskale per cdo tregetar,po nuk e ben dote,pasi deshen te shisnin kasat ,po pse kundershtojne sot qeverine qe do t’i vendosi,ashtu si e gjithe bota . Me gjej nje vend europian apo ne amerike qe nuk merr faturen e blerjes se mallit……. TI do jesh psallsi apo me shqip tellalli i ketyre qe e shkaterruan SHQIPERINE . Po te jesh burre dil me dokumenta dhe rrezoi keto qe themi ne ,ndryshe mbylle gojen e mos na fol si e ema e zeqos ne maje te thanes……..cila nga keto ishte propogande?
PIQUNI O NJEREZ.
AKOMA VAZHDONI ME MASTURBIME????!!!!!!!!!!!!!!!!
sokol djali,
Ka mbaruar koha e fleterrufeve. Ne vend te ketyre carcafeve anakronistike argumento ndonje gje nese mundesh mbi temen ne diskutim pa per llafe boshe e mrekullite e sistemit socialist kemi 75 vjet qe i degjojme nga kokeboshet si ti.
E di ti ore sokol djali se po te njejtat puse nafte demtonin shendetin e banoreve edhe me keq se sot po askush nuk bezante se te priste vdekja nga partia. Po keshtu edhe per ndotjen e Azotikut e fabrikes se Superfosfatit askush nuk analizoi kurre se sa njerezve u mori jeten. Ashtu sic u helmuan shume minatore qe punonin minierave. Mos na hap kot barkun me dengla aman! Shqiperine e shkaterroi diktatori paranoik e gjakatar, jo vetem nga ana ekonomike e industriale por edhe ajo shoqerore. Ti vete je rezultat i atij falimentimi.
Enver Hoxha , veprat vol. 19 faqe 379 .
HRUSHOVI : Në qoftë se doni ne mund ta heqim bazën .
SHOKU ENVER HOXHA : Atëhere del e vërtetë ajo që kanë thënë Malinovski dhe Greçko . Mos doni të na kërcënoni ? Po të dëgjojë populli sovjetik se ju kërkoni të hiqni bazën nga Vlora , kur ajo shërben për mbrojtjen e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera socialiste të Evropës , këtë nuk do t’jua falë …
HRUSHOVI: Shoku Enver , mos e ngrini zërin !
Ky protokoll I mbajtur nga vetë Enveri tregon fytyrën e tij të pështirë të rrufjanit politik !
Enverit si burre shteti, si politikan, si patriot, si njeri qe punoi vetem per popullin dhe mireqenien e tij, si njeri qe beri luften, hoqi analfabetizmin e injorancen, hoqi varferine ekstreme te shqipetareve qe rrinin me dite te tera pa ngrene, zhvilloi industrine, bujqesine etj etj, nuk ka krahasim me nje te dyte udheheqes ne historine e Shqiperise.
Po pse me komentet e ketij Infos dhe te Nastradinit keni gjetur ju kolaboracionistet te perfaqesoheni ne debat??
Enverin ne piedestal te historise nuk e kane vene fjalet, deshirat apo nostalgjite e komentuesve. Por e ka vene ajo qe ai beri per Shqiperine. A ka bere Enveri gabime?? Po ka bere. A justifikohen ato. Jo. Gabimet jane gabime.
Por behet nje balance midis gabimeve dhe drejtimit pozitiv e linjes se ndjekur ne 40 vite. Dhe kete balance nuk mund ta ulin gabimet, sepse veprat per popullin dhe Shqiperine e mbajne lart.
Sot jeta ka kerkesa te tjera. Te ndryshme nga ato te para 30 viteve. Per periudhen qe Enveri drejtoi kreu ndryshime te jashtezakonshme per Shqiperine.
Keto jane fakte dhe Infonastradini nuk i mohon dot.
Per cilindo qe nuk di ta lexoje mendimin tim ne komentin e mesiperm.
Natyrisht nuk kam ndermend te perseris ndonje gje nga ato qe kam thene.
Por nuk dua ta ul pjacen e komunikimit tim edhe pse virtual dhe me pseudonim me lexues injorant dhe rrugaçe te mjere qe jane punesuar neper kulte fetare te Janullatosit si mbajtes objektesh dhe qe nuk dine gje tjeter vetem te flasin kunder islamit, si nje qen greko-serb qe del me nick “beni”.
Te jesh antishqiptar nuk do te thote kurrsesi te jesh bir apo pinjoll i klasave te permbysura. Ky eshte nje referim i paster i atyre qe kane nostalgji dhe qe ishin nxitesite kryesor te luftes se klasave.
Nuk absolutizoj se nuk ka patur eksponenete te tille qe i kane sherbyer pushtuesit,, dhe gjithfare armiku te Shqiperise, veçanerisht gjate luftes se dyte botrore si kuinslinge, nje fenomen ky jo vetem shqiptar. Por me te rrezikshem dhe me antishqiptar se keta qe i kane sherbyer pushtuesit per te ruajtur pasurine e tyre, jane keta plehrat qe prodhoi me shumice sistemi i deshtuar socialist, pinjollet dhe bijte e atyre qe ishin pjese aktive e nomenklatures se kuqe komuniste, qe e molen sa deshen sistemin komunist, qe ishin te paret qe nxiten dhe thelluan armiqesine mes popullit me famekeqen lufte te klaasave, qe u rriten nen perkedhelite e “xhaxhit Enver”, se ishin ata qe ngjiteshin neper tribuna per shkak te eterve te tyre, qe nuk provuan kurre veshtersite e rradhrave neper dyqane se ishin te garantuar nga privilegjet e eterve dhe mamave te tyre qe sherbenin ne zyrat e partise dhe te shtetit komunist, qe u arsimuan dhe u shkolluan, madje shume syresh duke perseritur vitet e shkolles jo vetem te mesme por dhe te larte me leket e djerses se ketij populli.
Dava rrugaçesh dhe halabakesh, qe kane ne gen vesin e qelbur te shpifjes, mosmirenjohjes deformimit te te vertetes, paburrerine qe pozojne si analist duke hedhur balte mbi munddin, djersen, gjakun dhe sakrificat e panumurta te ketij populli. E pra per keta pinjolle ka vetem nje fjale:Bastarde!
E kam thene dhe me lart dhe dua vetem te sqaroj.
Nuk kam pike dyshimi se ne makinerine e madhe propogandistike jane shtypur dhe hedhur ne treg nga brekedhierit e Beogradit dhe te Moskes, te ashtuquajtura dokumenta autentike per ta minmizuar gjigandin e nje veprimi sa patriotik dhe heroik te nje populli te vogel siç ishte shporrja e hordhive nga Pashalimani.
Jane keto pseudodokumente te kuzhines se kllounit Hrushov dhe te kurvarit Josip Broz Tito, te riperpunuara sipas oreksit nga pasardhesit e tyre qe kerkojne te na paraqisin si argumenta pinjollet e ish nomneklatures ne unison me gjithfare lloj antishqiptari, per te bere te bardhen te zeze dhe te verteten genjeshter.
Turpi ju mbulofte maskarenj dhe bij maskarenjsh.