Presidenti Nishani uron besimtarët katolikë në ditën e Pashkëve. “Pashkët me anë të simbolit të përsosjes përmes sakrificës, na japin shembullin aq të vyer të rrugës sa të mundimshme dhe të bukur drejt Virtytit. Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë. Pashkët na rievokojnë rëndësinë e të rënit dëshmor të njeriut për njeriun”- shkruan Nishani ne mesazhin e tij te urimit për besimtaret.
Në urimin e tij, Nishani fton të gjithë besimtarët të kujtojnë sakrificën e Krishtit, duke u bërë më të mirë. “Si dhe t’ju kujtoj gjithashtu, se po të mendojmë nga pak çdo ditë për Sakrificën e Krishtit, bëhemi më të mirë, më të urtë, më të butë, më të dashur, më të njerëzishëm, për vete, për tjetrin, dhe për të gjithë. Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe, miqësi, kthjelltësi”, shkruan ai.
uro mos uro zoti ty nuk te sheron se bere mekate, ty te la te paralizuar padronin tend Berishen e shtremberoi ,Jozin e cemendi, Rulir futyren ja deformoi, Imamin e qeroi ne 23 qershor do ju shporim