Pashkët/Të krishterë e muslimanë, bashkë kundër LGBT-së në shkolla

DITA Online

 

Duke shfrytëzuar kremtimin e Pashkëve, krerë të bashkësive fetare në Shkodër kanë përçuar mesazhin që anëtarë të komunitetit LGBT nuk kanë punë në shkolla

Imami i Shkodrës, Muhamed Sytari nuk u kursye as t’i krahasojë me kancerin.

“Besoj se nuk është e ndershme që të na kushtëzohet për të deviju nga tabani jonë për interesa të ngushta të grupeve të caktuara. Refuzojmë çdo thirrje për të prishur atë që Zoti ka urdhëruar. Jemi të pritur maksimalisht për të tërhequr vëmendjen e shoqërisë këtë që kemi të shenjtë; harmoninë, vlerat, familjen.

Kanceri nuk mund të pranohet si vlerë dhe si diçka e çmueshme. Atë që Zoti e ka mallkuar, nuk mundet që asnjë njeri apo shenjtan të ngrejë si vlerë. Të shthururit nuk mund të jenë kurrë vlerë”, tha myftiu Sytari.

E nga ana tjetër, At Nikolla nga bashkësia ortodokse, tha se për ta edhe kisha është e ndaluar.

“Ne kemi bërë shumë takime të përbashkëta për sa i përket vlerave të familjes. Kisha ortodokse do të proklamojë familjen si e shenjtë. Po na proklamohet diçka që për ne është si antivlerë. Ne do të vazhdojmë të proklamojmë familjen si bazën e shoqërisë. Unë besoj se në kishë nuk do të jenë asnjëherë”, tha kleriku ortodoks.

a.s/dita

Share This Article
4 Comments
  • ikni mor qelbesira, ku merreni ju me shkollat.
    Feja, gjeja me e poshter qe ka shpikur njerezimi
    Ju pedofile te degjeneruar

  • Se pari ky takim, ose ma mire me thane kjo vizite urimesh, shifet se asht ba ne zyren e imzot Angjelo Massafra ne Katedralen e Shkodres.

    Nuk thuhet ne shkrim se çka ka thane “i zoti i shtepise” imzot Angelo Massafra rreth ketij problemit te LGBT . Bile un mendoj se nuk ishte as rasti te diskutohej ky problem fare dhe nuk e besoj qe ne kete vizite urimesh per Pashket te kene bisedue per aspekte te tjera fetare apo shoqnore.

    Se dyti prifti ortodoks i Shkodres nuk quhet At Nikolla, por quhet At Aleksander Petani. E njof qyshe femij. Kam njofte edhe te jatin. Ishte nga Lushnja etj. etj. etj.

  • karikatur apo estrade?
    cfare behet me shoqerin tone mer
    ngrihet feja obskurantiste kunder fanatizmit LGTB-ist

    o media o balli kazanit, te keqen e ngjarjeve qe sillni per lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *