Pas dhunës para tre ditësh, mbrëmë shefit të kufirit të stacionit të Triportit, Sadi Ceka i kanë djegur makinën.
Makina tip “Skoda” me targa AA 391 HY e Cekës është djegur qëllimisht sipas policisë gjatë natës.
Makina ishte e parkuar para banesës së Cekës, i cili sapo ka parë zjarrin ka lajmëruar policinë e cila ka nisur hetimet për autorët e ngjarjes.
Para tre netësh Sadi Cekës iu bë pritë para pallatit dhe u dhunua nga tre persona të maskuar, të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia.
Shefi i Stacionit të Pikës Kufitare Triport Sadi Ceka ka mohuar në dëshminë e tij para policisë se ka pasur konflikte, ndërsa hetimet janë shtrirë në disa pista.

DO TI KETE GENJYER MENDJA MIKUT,
KA MBAJTUR NDONJE RRUGE PER VETE.
LE TE PAGUAJ LLOGARINE TANI
Na e hiqni kete ftyre mor amani,se ky ngjan si Rushiti pijaneci,.Vetem punobjes rendi nuk eshte ky.