Është kërcënuar sërish familja e 28 vjeçarit Fatmir Kovaçi që u plagos të mërkurën e kaluar.
Sipas të afërmeve, 4 persona kanë shkuar dhe kanë kërcënuar se do të hidhnin në erë vilën 3 katëshe që ndodhet në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”.
Por e zonja e shtëpisë, një grua rreth të 50-ve ka gjuajtur disa herë me shotgan në drejtim të tyre. Familja Kovaçi ndodhet prej disa vitesh në një konflikt pronësie, ku procesi gjyqësor ende nuk ka dhënë një zgjidhje.
Shtëpisë 3–katëshe i është vendosur edhe një sasi tritoli në muajin prill të këtij viti. /E.K
