7 minuta kanë mjaftuar për autorët të grabitjes të kryejnë veprimin e tyre.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se autorët kanë hyrë të maskuar në bankë, kanë marrë paratë dhe janë larguar.
Ato kane kërcënuar me arme punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty ndërkohë që më pas janë larguar.
Kur kanë dalë nga banka ka qene një efektiv policie, punonjës i policisë kufitare që ka tentuar t’i ndalojë, por edhe ai është kërcënuar me armë. Autorët më pas janë larguar, ku në dalje të qytetit të Koplikut kanë djegur mjetin tip ‘Golf’, ndërkohë që më pas kanë grabitur nën kërcënimin e armës një mjet tip ‘Benz’ dhe janë larguar.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se autorët po ndiqen nga forcat e policisë ndërkohe që në ndihme të operacionit përveç forcave të FNSH dhe RENEA është edhe një helikopter i policisë për ndjekjen nga ajri, çka tregon se janë identifikuar dhe janë pikasur nga efektivët.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 14:10, jemi njoftuar se disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volksëagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit. Personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj”, njofton policia.
o.j/dita

Ish-Forcat e Repartit 326, te Agron Kulicajt.
Ata jane grabites, ju mbaruan parate.