Policia e Shtetit nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Shoqërinë CEZ Shpërndarje, përmes së cilës synohet parandalimi i veprave penale të vjedhjes së energjisë elektrike apo edhe lidhje të paligjshme.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke e cilësuar nënshkrimin e kësaj marrëveshje si një stad të ri bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Shoqërisë CEZ Shpërndarje, evidentoi rëndësinë e saj:
“Në kuadër të kësaj marrëveshje do të bashkëpunohet me plane masash të përbashkëta në mbështetje të punonjësve të CEZ Shpërndarje, në funksion të konstatimit dhe parandalimit të veprave penale të vjedhjeve dhe lidhjeve në mënyrë të paligjshme të energjisë elektrike.
Vjedhja e energjisë nga abuzuesit dhe përvetësuesit e saj në mënyrë të paligjshme, jo vetëm që është një vepër penale e dënueshme, por çdo abuzim në këtë drejtim bie edhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë, të cilët të ndërgjegjshëm për shërbimin që përfitojnë, nuk abuzojnë për përfitimin e tij në mënyrë të paligjshme, por e paguajnë atë rregullisht”, u shpreh Drejtori i Policisë së Tiranës, Burgaj.
Po ashtu ai vuri në dukje se janë të shumta rastet, që Policia e Shtetit ka goditur abuzuesit, duke vënë para drejtësisë autorët.
Me kete marreveshje te eunukeve burgaj dhe dollapi,,,,,,,,,,,do te korrim fitore historike.
Turpe,turpe,shteti ben marreveshje me veten ,me plane masash e pordhi kali,,,,,,TUNG.
Kjo marrveshje mund te filloji zbatimin me arrestimin e gjithe Kuksit-Tropjes, dmth shefat partiake te sotem te Policise shqiptare te arrestojne gjithe fiset e tyre 🙂 per vjedhje dhe mospagim energjie
Te dy kreret e ketyre institucioneve qe kane firmosur kete marreveshje, kane lindur dhe jane rritur pa drita me fitila te ndezur ne vaj dhe llampa vajguri . Me sa thone, llampen elektrike e kane pare per here te pare kur mbushen moshen 10 vjecare. Burgaj pasi ka stabilizuar rendin dhe ka vendur rregull e qetesi, ka zhdukur kriminalitetin, nuk mbillet dhe nuk tregetohet me droge etj. etj, nuk i eshte vrare asnje drejtor e shef policie , po e orienton Policine e Shtetit (shtet nuk ka). ne Polici Elektrike.Hajde Sali rrumpalla te hyft palla e pak e ke.