Kreu i PD-së ka reaguar në Facebook për mbledhjen e parë të qeverisë së zhvilluar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama. Lulzim Basha e ka cilësuar si një mbledhje private të një qeverie private. “Edi Rama bëri sot një takim privat, me qeverinë e tij private, në një ndërtesë private, dhe gjithçka që u bisedua atje mbeti private. Kryeministri i ardhshëm ka mbyllur dyert për mediat, edhe pse kur ka lajmëruar këtë mbledhje qeverie në rrjetin social ka folur për përgjegjshmëri e transparencë.
Por ne e dimë se ka arsye të forta për z.Rama për të mbyllur dyert. E para sepse ky është stili i tij i qeverisjes. E ka treguar për vite të tëra në Bashkinë e Tiranës. E dyta, sepse këto nuk janë mbledhje kabineti, por janë organizime okulte për të detajuar planet e z.Rama dhe mazhorancës se re në copëtimin dhe pushtimin e administratës publike. Dhe e treta, ku më mirë se buzë detit, në një hotel luksoz, larg syve të botës, mund të vendoset për ndarjen e tortës së pushtetit, për caktimin e linjave të përfitimit për z.Rama dhe aleatët e tij. Kjo është mbledhja e vërtetë dhe arsyeja e vërtetë e këtyre takimeve të z.Rama. Deklaratat me fjalë të bukura janë vetëm makiazh për t’iu fshehur qytetarëve planet e errëta, dhe për t’i bërë bisht premtimeve zgjedhore stratosferike”, shprehet Basha.
2 Comments

Kuisi edhe kjo konia, me lejen e Berishës…
ti basha je nje qe ,,te te kesh mik te prish pune te te kesh armik ti te ha mune [ m,,,tin jo cdo gje mund te te behesh ti pooor politikan ti nuk behesh kure