Në përgjigje të akuzava që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e mbajtur atë dhe qeverinë e tij përgjegjëse për mos’hapjen e negociatave, kryeministri postoi një fotomontazh në rrjetin social Facebook, ku me një foto shfaq fjalët e presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk, që shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kishin faj për mungesën e unanimitetin në samit.

Pas këtij postimi të kryeministrit Rama, edhe kryeopozitari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Në Twitter Basha shkruan: “Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar. Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë?Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë”.
e.ll./dita

Mun o mun o Luleeeee…..Tani ke ngelur lakuriq me duar ne xhepa….
Rama ka te drejte, rama
Si Asa,, Kasa.
Berisha,Rama,Meta,Basha,,cete hajdutesh.
Me e keqja eshte se ruajne koken e njeritjetrit.