Arkivat sekrete ruse: Bisedat e Mehmet Shehur me ambasadorin e BS në ’54

anazapta

Shqipëria dhe Kosova në arkivat sekrete ruse 1946-1961. Biseda e 6 korrikut 1954 e ambasadorit K.D. Leviçkin me Mehmet Shehun mbi vizitën e Enver Hoxhës në Moskë, biseda e 1 korrik 1954 e Leviçkinit me Mehmet Shehun për situatën në Jugosllavi dhe biseda e regjistruar e 7 dhjetorit 1955 e Leviçkinit me të dërguarin jugosllav në Shqipëri Ajtiç, mbi marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare.

(Vijon nga numri i kaluar)

 

(Bisedë e regjistruar e ambasadorit të BRSS në RPSH K.D. Leviçkin, me zëvendëskryeministrin e RPSH, M. Shehu, mbi vizitën e Enver Hoxhës në Moskë dhe marrëdhëniet  shqiptaro-jugosllave)

Tiranë, më 1 korrik 1954

Sekret

Ekzemplar nr. 1

Më 1 korrik prita sipas kërkesës së tij Mehmet Shehun.

Shehu më kërkoi të njoftoja qeverinë sovjetike, lidhur me qëllimin e qeverisë shqiptare, për të dekoruar me një urdhër shqiptar, kolonelin Serov – këshilltar pranë MVD-së së Shqipërisë, i cili gjatë tre vitesh pune ka dhënë një ndihmë të madhe në çështjet e organizimit të shërbimit kufitar dhe në përgatitjen e kufitarëve shqiptarë dhe më kërkoi t’i njoftoja atij miratimin e qeverisë sovjetike për këtë.

I premtova Shehut t’ia transmetoja kërkesën e tij qeverisë sovjetike.

Shehu më informoi shkurtimisht mbi seancën e Byrosë Politike të KQ të PPSH[1], në të cilën Enver Hoxha paraqiti një informacion mbi rezultatet e vizitës së tij në Moskë. Sipas njoftimit të Shehut, Byroja Politike i miraton dhe i pohon gjithnjë njëzëri, të gjitha këshillat dhe rekomandimet e marra nga Hoxha në Moskë dhe i vlerëson ato, si një ndihmë të madhe të KQ të PKBS për çështjet e përmirësimit të gjendjes ekonomike dhe të punës së aparatit partiak e shtetëror në vend.

Duke prekur marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, Shehu tha se muajt e fundit vihet re një dobësim i konsiderueshëm i tensionit në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Gjatë gjashtë muajve të vitit 1953, jugosllavët hodhën në territorin e Shqipërisë 40 banda spiuno-diversioniste, ndërkohë që, brenda gjashtë muajve të vitit 1954 u hodhën gjithsej 3 banda të tjera. Është pakësuar ndjeshëm numri i provokacioneve në kufirin shqiptar nga ana e jugosllavëve. Komisioni kufitar punon krejt normalisht. E gjithë kjo dëshmon për faktin se veprimet armiqësore të jugosllavëve kundër Shqipërisë janë pakësuar konsiderueshëm.

Më tej, Shehu shprehu pakënaqësinë e vet, për punën e Ministrisë së Ekonomisë dhe veçanërisht për ministrinë e Industrisë së Ndërtimit, si dhe për ministrin Spiro Koleka. Sipas njoftimit të tij, ministritë nuk kanë marrë kurrfarë masash për realizimin e vendimeve të Plenumit të Prillit të PPSH. Duke u marrë me përmirësimin e punës së ndërmarrjeve industriale, rrjetit të tregtisë, si dhe përmirësimin e drejtimit nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, Shehu tha se në asnjë ministri këto çështje, nuk i u nënshtruan diskutimit në kolegjiumet e ministrive. Në një kohë, kur punëtorët e punonjësit inxhiniero-teknik të ndërmarrjeve industriale, me iniciativën e vet morën një sërë masash për realizimin e vendimeve të Plenumit të KQ, ministritë nuk bënë asgjë për realizimin e këtyre vendimeve.

Për sa i përket gjendjes së brendshme politike në vend, Shehu tha, se gjatë një muaji e gjysmë që kaloi, ajo nuk ka ndryshuar. Gjendja shpirtërore e popullit është e mirë.

E falënderova Mehmet Shehun për informacionin.

K. Leviçkin

(Burimi: Kpss i formirovanie sovetsko’ politiki na balkanah v. 1950-h – pervo’ polovine 1960-h gg. sbornik dokumentov, Paratiritis, Saloniki, 2003, RGANI, F.5, Op. 28, D. 153, L. 45-46. Nr. 2. Origjinal).

 *****

Moskë, më 6 korrik 1954

Tepër sekret

1. Në përvjetorin e 10-të të Rilindjes së Polonisë dhe 10-vjetorin e ditës së çlirimit të Rumanisë (23 gusht), të Bullgarisë (9 shtator) dhe Shqipërisë (29 nëntor) nga pushtimi gjermano-fashist, të konsiderohen të domosdoshme që këto data të festohen në Bashkimin Sovjetik, si shenjë e forcimit të mëtejshëm të miqësisë vëllazërore dhe të bashkëpunimit midis popujve të BRSS dhe vendeve të Demokracive Popullore.

2. Me rastin e përvjetorit të 10-të të Rilindjes së Polonisë dhe 10-vjetorit të çlirimit të Rumanisë, të Bullgarisë dhe Shqipërisë të merren masat e mëposhtme :

a. t’u dërgohen qeverive, komiteteve qendrore të partive komuniste e punëtore dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve të lartpërmendura përshëndetjet e Presidiumit të Sovjetit Suprem të BRSS, Komitetit Qendror të PK të BS e Këshillit të Ministrave, ministrit të Punëve të Jashtme të BRSS, duke i botuar në shtyp këto përshëndetje.

b. për të marrë pjesë në festimet që do të zhvillohen, të dërgohen delegacione qeveritare të BRSS në Poloni, Rumani, Bullgari dhe Shqipëri.

c. t’u ngarkohet VOKS-it, Këshillit Qendror të Bashkimeve Profesionale të Bashkimit Sovjetik (KQBPBS) dhe Ministrisë së Kulturës së BRSS, të zhvillojnë në Moskë mbledhje solemne, kushtuar përvjetorit të 10-të të Rilindjes së Polonisë dhe 10-vjetorit të çlirimit të Rumanisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë nga pushtimi gjermano-fashist.

d. përvjetori i Rilindjes së Polonisë dhe çlirimi i Rumanisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë të pasqyrohet në faqet e shtypit të shkruar sovjetik, në radio, në kinema. Në revistat “Komunisti” (Komunisti), “Novoe Vremja” (Koha e Re), “Voprosi Ekonomiki” (Çështje të Ekonomisë) dhe “Ogonjok” (Zjarri) të botohen artikuj të posaçëm, në të cilët të theksohen arritjet e rendit demokratiko-popullor në këto vende.

3. Ngarkohen sektori i lidhjeve me partitë komuniste të huaja në Komitetin Qendror të BRSS, ministria e Kulturës e BRSS, KQ i BPBS, Kryesia e VOKS-it, Akademia e Shkencave e BRSS dhe Komiteti i Fizkulturës e Sportit pranë Këshillit të Ministrave, që brenda një afati dy javor të paraqesin në KQ të BRSS propozimet lidhur me shkëmbimin e delegacioneve kulturore, shoqërore, shkencore e sportive me Rumaninë, Bullgarinë e Shqipërinë në lidhje me 10-vjetorin e çlirimit të këtyre vendeve.

(Burimi: SF VE, T. II, AP RF, F. 3, Op. 64, D. 265, L. 136-137. Nr. 327. Kopje).

*****

(Bisedë e regjistruar e ambasadorit të BRSS në RPSH, K. D. Leviçkin, me të dërguarin jugosllav në Shqipëri Ajtiç, mbi marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare)

7 dhjetor 1955

Sekret

Ekzemplar nr. 2

Nga ditari i K. D. Leviçkin.

Më 7 dhjetor i bëra një vizitë lamtumire Ajtiçit. Ajtiçi më priti mirë dhe gjatë bisedës ai u shpreh me tone të ngrohta e mjaft miqësore për Bashkimin Sovjetik, për partinë tonë, për burrërinë dhe vendosmërinë e udhëheqësve të partisë, të shtetit tonë etj. Ai deklaroi, se në Jugosllavi, por edhe vetë ai personalisht mendojnë, se tani për Jugosllavinë nuk ka mik më të afërt se Bashkimi Sovjetik.

Për sa u përket marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare, Ajtiçi tha, se kohët e fundit ato janë përmirësuar ndjeshëm. Ai vlerësoi në mënyrë të veçantë vizitën e të gjithë udhëheqësve të partisë dhe qeverisë së Shqipërisë, në pritjen e dhënë nga Misioni Jugosllav, me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Republikës në Jugosllavi, duke thënë, se kjo vizitë është dëshmi e gatishmërisë së Shqipërisë për të pasur marrëdhënie miqësore me Jugosllavinë. Ajtiç, krahas kësaj, vuri në dukje se deri tani udhëheqësit e partisë dhe qeverisë së Shqipërisë nuk kanë shprehur qëndrimin e tyre për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave të periudhës së viteve 1944-1948.

Sipas mendimit të Ajtiçit, udhëheqësit e Shqipërisë, si edhe më parë e konsiderojnë Koçi Xoxen armik të popullit shqiptar, ndërsa këtë periudhë në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, si periudhë të ndjekjes së një politike kolonizuese të Jugosllavisë ndaj Shqipërisë. Ajtiçi deklaroi, se në qoftë se tani e konsiderojnë Jugosllavinë vend socialist, dhe nëse është pranuar që prishjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë është një keqkuptim dhe rezultat i veprimtarisë së armiqve, atëherë, kjo logjikisht duhet të sjellë me vete rivlerësimin e vijës së Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, për periudhën e viteve 1944-1948.

I thashë Ajtiçit, se problemi i ngritur nga ai për Koçi Xoxen, si dhe çështja e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, është çështje e brendshme e Shqipërisë dhe problem i marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave. Megjithatë, i thashë Ajtiçit, se sipas mendimit tim personal, tanimë kur në marrëdhëniet tona me Jugosllavinë u bë një kthesë rrënjësore, kur është përvijuar qartazi perspektiva e këtyre marrëdhënieve, detyra jonë konsiston që të shikojmë më shumë drejt të ardhmes, dhe jo tek ajo që ka kaluar.

Sipas mendimit tim, kthimi drejt së shkuarës dhe kujtimi i saj në rastin e dhënë, do të na pengojnë të ndërtojmë të ardhmen.

Duke u ndarë me mua, Ajtiçi më uroi shëndet, suksese në punë dhe tha se nëse unë do të kisha mundësi, ai do të donte të më takonte para ikjes. I thashë Ajtiçit, se e vlerësoj shumë qëndrimin e tij ndaj nesh, por koha që më ka mbetur para ikjes duket se vështirëson realizimin e tij.

K. Leviçkin

(Burimi: KPSS…., RGANI, F. 5, Op. 28, D. 306, L. 59-60. Nr. 13. Origjinal).

 

(Vijon nesër)

 

Share This Article
10 Comments
  • MEHMET SHEHU NUK E KA NJOHUR KURRRRRRRRRE FRIKEN ;KUUURRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRE INTRIGEN DHE KURRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRE TRADHETINE ;;;;

    • mehmet shehu ka njohur koburen, ka vrare me doren e vet Shqiptare te pafajshem, pa gjyq, si kriminel ordiner. Nuk pyeti as per bashkeluftetaret e vet, ne menyre qe te trashigonte fronin e diktatorit. Nga koburja e gjeti fundin.

    • Çfare flet o njeri?Perse mbron nje kriminel te lindur? Dhe a mund te spiunohet Spiro Koleka? Koleka ka qene nje nga shtetaret me dinjitoz qe ka patur shqiperia gjate atij sisitemi. Ai ka qene me kulture dhe njeri mbi te gjitha. Vetem nje deshtak mund te beje ate qe ka bere Mete Shehu!

      Kur lexon keto lajme te duket sikur lexon kohen e sotme ku politikanet tane, gjithe lanxhot e gazetave, e pseudoanalistet qe mbijne kudo, vrapojne tek ambasadori amerikan per ti peshperitur ne vesh “hallet” e Shqiperise e te ankohen per “dike”, por qe ne fakt jane hallet e tyre personale, dhe “dikushi” eshte rivali i i tyre( apo, qe ata e shohin si rival te tyre)

      Hajt shendet, e urojme qe, mbase, me kete qeveri te re keto vese vrapimi tek ambasadat e huaja zhduken e njerezit te flasin hapur atje ku duhet folur!

  • Po moj arushe e malit, po. Ne kohen e Titos, u bente letra jugosllaveve kunder Hoxhes, tani u jep informacion ruseve. Trim i madh shume ishte !

  • O Arusha! Mire, mo mire se trim mka qee n, se keshtu thone ata te vjetrit, se brezi jone nuk e ka njkohur…
    Ore po keta ruset ne arkiva thone se ky Mehmteti vinte e na thoshte disa gjera per Enverin dhe ata te tjeret… Apo ja fuzin kot ata ruset!?

    • MOS U MERNI ME MUA ; SOT ESHTE KOHA KUR MEDIE TE NDRYSHME NXJERRIN ARTIKUJ TE QENDRIME TE NDRYSHME NDAJ NJERIT APO TJETRIT UDHEHEQES TE SOCIALIZMIT PER TE PARE SE SI REAGON POPULLI DHE SA JANE SIMPATITE NE POPULL PER NJERIN APO TJETRIN ;
      JO CDO GJE QE SHKRUHET ESHTE E VERTETE ESHTE DHE KONKURENCA E MEDIEVE PER TU BLER GAZETA OSE REVISTA !

      • O Arushe mali, ai Mehmeti po te ishte burre e trim i dilte E.Hoxhes perballe si burre e jo ta spiunonte pas shpine. Keshtu mbeti deri ne fund. Trim me te dobetit e frikacak me ata siper vehtes, me E.Hoxhen e H.Kapon. Deri sa ia hoqi vehtes nga frika se mos zbulohej se kush ishte ne te vertete.

  • zoti borici a nuk me thoni kujt i interesojne keto histori qe kure i kujtojme keto kafsheri te ketyre bastardeve ,qe per pushtet u kthyen ne kanibale vetem e vetem kush te vriste sa me shume ,,qe te dy jane hienat me te poshtra te popullit shqipetar ne mundohemi qe siesi ti shkepusim nga memorja ju na i kujtoni bemat e ketyre vampireve ,,na lini ju lutem te zgjidhim hallet dhe vuajtjet qe na kane plakosur sepse dhe keta te sotmit njesoj si ata jane ,, sepseato metoda po zbaton edhe nxenesi i tij berisha lena te lutem ta heqim qafe dhe kete se historia e keti qe na kujton eshte e hidhur dhe acaron shume shpirtra te ta bej te qarte me ndergjegje qytetare ,,lete ma futin koken ne roten e mullirit por koha e atij kure mos arthte dhe kuuuuure mos u degjofte ,,kur kujtoj luften e klasave qe per faj te dikujt tjeter vuaja une kjo ishte kulmi i poshterimit ,,lerja kohes zoteri keto mos i lendo njerezit duke kujtuar historite famekeqe te tyre se nuk i hyjne ne pune askujt ,,,faleminderit

  • Pavaresisht se cfare thuhet MEHMET SHEHU ishte si rrace por edhe SUA TRIMI .
    Me thoni ju ,ju lutem ,qe nga viti 1913-2013 ,nje tjeter KRYEMINISTER ,QE TI AFROHET MEHMET SHEHUT ,si adapt dhe serioz .
    Ato punet qe ka vrare ,mire ua ka bere se ti kur nuk degjon dhe punon sic thone rregullat ,e ke hak plumbin .
    A behet fjale per drejtim te Shqiperise pas vitit 1990 e ketej ,jo
    Sa per trim ,ishte trim dhe kot mundohen niperit e kuislingeve dhe tradhetarve qe t’ia erresojne figuren ,sepse sa qe gjalle ,ua q..u nenat .
    Per ate qe ai vrau vehten ,ju nuk i dini te gjitha sepse aq kuptoni.
    Urdheri per vrasjen e tij ka lidhje me LAVDINE ,PER marrjen e KOSOVES ,dhe erdhi nga matane OQEANIT .

    • o malo po ti e dike qe ai pati urdher pertej oqeanit dhe trim si ishte vrau veten.po edhe djali i tij ne lushnje erdhi si trim dhe i futen preshin ne by….kjo qeveri ishte si ajo e mehmetit trima kur rrinin bashke dhe lepuj kur ishin vetem.sale berisha e jetoj kur erdhi ne lushnje ne mitinge dhe iku si zvarrinik nga krismat e kallashave.o kur mehemeti me nje divizion ne luften e dute vrau 70 naciopnaliste te ballit. ja malo trimi ky ishte mehmeti i jati dhe i biri qe tani del demokrate ai komunusti i felliqur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *