Këtë javë, njerëzit në Wuhan po kthehen në punë, bizneset dhe dyqanet po rihapen, dhe veturat dhe këmbësorët janë rikthyer në rrugët dikur të shkreta, por për shumë njerëz si Zhang Hai, Wuhan nuk do të jetë kurrë i njëjtë.
Koronavirusi ka marrë më shumë se 2.500 jetë njerëzish në qytet, duke përbërë 77% të të gjitha vdekjeve në Kinë, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
Ndërsa jeta fillon të rimarrë një pamje të normalitetit, mijëra familje përballen me një detyrë që është vënë në pritje për muaj të tërë: të varrosin të dashurit e tyre që humbën jetën.
“Zemra ime u thye në Wuhan. Brenda, unë jam i mbushur me pikëllim dhe zemërim”, tha Zhang Hai për qytetin e tij të lindjes.
e.k. / dita
