Një zjarr ka rënë pak pas mesditës të së dielës në plazhin e Spillesë, duke vendosur në rrezik pushuesit e kësaj zone.
Zjarri u shkaktua nga disa qytetarë, të cilët po përdornin zgarën mes pemëve. Afër vatrës së zjarrit ishin të parkuara shumë automjete, gjë që mund ta kishte bërë kaotike gjendjen, nëse pushuesit nuk do të ndërhynin për të shuar flakët dhe larguar mjetet.
Ndërsa në plazhin e Spillesë, rreziku i shkaktuar nga vet pushuesit kaloi, në plazhet e tjera siguria vijon të mbetet problem.

Në plazhet e Durrësit dhe të Sarandës u mbytën 3 pushues të shtunën, e megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për të rritur sigurinë e pushuesve në këto plazhe. Viktimat mund të kishin shpëtuar, nëse pushteti vendor i këtyre dy qyteteve do të kishte marrë masa.
Në po këto dy plazhe, rrezikuan të mbyten edhe tre të tjerë, të cilët fatmirësisht u ndihmuan nga pushuesit.
Rreziku shfaqet i madh, veçanërisht kur dielli është i fortë, temperaturat janë të larta dhe deti shfaqet me dallgë dhe rryma të forta detare.
Jo vetëm në këto dy plazhe, por dhe në plazhet e tjera të Durrësit e më gjerë, mungon sinjalistika paralajmëruese.
Në plazhe duhet të ketë bova për notuesit, flamuj paralajmërues me ngjyra që ndryshojnë në varësi të kushteve të motit e detit, apo dhe të higjienës së plazhit. Ç’është më e rëndësishmja, mungon personeli i trajnuar për të shpëtuar jetë dhe dhënë ndihmën e parë.
Këto masa janë një detyrim ligjor për bashkinë dhe subjektet që kanë plazhet në përdorim.

s.a/dita

nuk kemi faje ne, kane faj ata qe vijne tek ne.
Lajmi nuk eshte i vertete nuk a ka patur asnje zjarr ne Spille , foto eshte montazh.Gazetare koti jemi bere mashtries