(Pa)Siguria ushqimore

editor

Pas viteve 90 , kohë në të cilën u prishën të gjitha struktuart kontrolluese të shtetit dhe ku zbatimi i ligjit ka qënë mjaft evaziv ,  konsumatori shqiptar gjithmonë ka shtruar pyetjen : Sa të sigurta dhe të shëndetëshme janë ushqimet që konsumojmë ?
Sigurisht që nuk është më periudha e fillimit të viteve pas nëndëdhjetës kur askush nuk e dinte se çfarë mbeturinash të ardhura nga importi konsumoheshin nga shqiptarët por ama dhe sot pas 22 vjetësh nuk mund të thuhet se kemi arritur ndonjë standart të pëlqyeshëm nga vetë ne shqiptarët pa le më krahasuar me standartet europiane ku ne dëshërojmë të shkojmë !Dhe kjo gjë vërehet fare lehtë . Dil në rrugë dhe në cdo vënd do të gjesh duke u shitur qumësht me bidona plastikë të cilët nuk dihet se si dhe me çfarë janë mbushur dhe që janë mijëra kilometra larg standartit europian, do të gjesh djathë me cmime qesharake dhe plot me nisheshte apo ndofta dhe me lëndë të tjera , do të gjesh mish të therur nuk dihet se ku dhe shpesh edhe të  pakontrolluar nga inspektorët veterinarë  dhe që shitet në rrugë plot pluhur , ose vezë që tregëtohen  në sy të diellit të gatëshme për të nxjerrë zogj ,  apo dhe mjaltë me etiketë” BIO” por që shpesh është i gatuar me sheqer.  Dhe më keq akoma ,mund të gjesh dhe  produkte blegtorale të cilat mund të vijnë nga kafshë të sëmura, të trajtuara  me antibiotikë dhe që prodhimet  e tyre nuk duhet të konsumohen pa kaluar një periudhë kohe te caktuar pas trajtimit mjekësor! Asgjëkundi nuk gjen etiketë të produktit të prodhuar ,ku sipas ligjit duhet të jenë të ekspozuara dhe përbërësit e tij ! Kjo katrahurë në prodhimin, përpunimin, amballazhimin dhe tregëtimin e këtyre produkteve  sigurisht që  ndikon në cilësinë e jetesës së qytetarëve shqiptarë .Janë ata që paguajnë taksa për të mbajtur një administratë të tërë kontrolluese të zbatimit të ligjit, të quajtur Agjensia Kombëtare e Ushqimit , por ndërkohë ata janë të mashtruar me produkte të cilat nuk garantojnë cilësinë e dëshëruar dhe të reklamuar . Një nga detyrat themelore të çdo qeverie demokratike  është  garantimi ndaj shtetasve të vet të një ushqimi “teknikisht të shëndetshëm dhe cilësisht të mirë “.
Por pse ndodh kjo ? Gjatë viteve 1997-2005 u nis një punë mjaft e mirë për të vënë mbi baza ligjore prodhimin, përpunimin ,etiketimin dhe cilësinë e produkteve si dhe u percaktuan qartë detyrat e inspektoriatit veterinar , zooteknik dhe ushqimor shtetëror , duke miratuar ligje si ai “Për shërbimin veterinar “ , ligji “Për mbarështimin e blegtorisë” , ligji “Për ushqimin”, ligji “Për prodhimin dhe etiketimin e qumështit”,dhe një sërë aktesh të tjera nënligjore . Të gjitha këto  ligje u hartuan me ndihmën dhe ekspertizën e specialistëve të BE,  sepse harmonizimi i legjislacionit të shteteve antare të BE me atë shqiptar kishte si objektiv kryesor organizimin dhe  funksionimin e administratës  shtetërore  në dobi te prodhimit dhe  mbrojtjes së shëndetit të kafshëve, shëndetit publik, të sigurise ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit. Në këtë mënyrë Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit mori përsipër detyra mjaft të rëndësishme për t’i zbatuar por, ndërkohë  me ligj u dha kopetenca të plota kontrolli dhe njësive të qeverisjes vendore. Në këtë periudhë nisi dhe puna për “Regjistrimin dhe matrikullimin e kafshëve “ si një detyrë  e cila do të menaxhohej nga MBU, duke bërë të mundur që nëpërmjet Regjistrit Kombëtar të realizoheshin disa objektiva konkrete që kishin të bënin me pasqyrimin e saktë të numurit të krerëve dhe për pasojë dhe të prodhimit në gjedhë dhe bagëti të imta ,me rritjen e sigurisë ushqimore nëpërmjet të lënies së njollës ose si quhet ndryshe “ndjekja nga stalla në tavolinë “ të prodhimeve blegtorale si dhe një evidentimi të saktë të granteve që Qeveria akordon për programin e vaksinimeve .
Por , çfarë ndodhi realisht pas vitit 2005  kur Partia Demokratike erdhi në pushtet ? Gjithçka e nisur u përmbys. Së pari ,u prishën të gjitha strukturat e përcaktuara në ligjet e mësipërme të cilat kishin detyrimin ligjor të përgjigjeshin për prodhimin dhe mbrojtjen e konsumatorit shqiptar !
Për ta ilustruar po ju sjellim  një fakt sa të dhimbshëm aq dhe dëshpërues .Gjoja ,në emër të ristrukturimit u prishën të gjitha drejtoritë funksionale të MBU dhe më vonë dhe Institutet përgjgjëse duke  pushuar nga puna  të gjithë drejtorët dhe specialistët të cilët konsideroheshin me bindje politike të majta , pamvarësisht kualifikimeve dhe gradave shkencore që ata dispononin dhe duke i zëvëndësuar ata  me militantë partiakë ! Dhe kjo e ashtuquajtur “reformë “u bë pa patur asnjë bazë ligjore ! Me dhjetëra specialistë u hodhën në rrugë dhe megjithse shumë prej tyre i fituan gjyqet asnjë prej tyre nuk u rikthye në punë ! Shteti vazhdon të paguajë faturën me paratë e qytetarëve shqiptarë !
-Pas një periudhe letargjie trevjecare , u nis nga e para për ndryshimin e ligjeve të miratuara dhe stafi i ri i kësaj ministrie  mundi të miratojë ligjin e parë të hartuar nga vetë ajo në parlament ! E ndërkaq ,gjatë këtyre viteve qeveria shqiptare  nuk ka bërë  asgjë për hartimin e programeve në nivel kombëtar për kontrollin e zoonozave , programe të cilat duhet të integrohen në mënyrë të vecantë me një skemë nacionale të survejancës epidemiologjike, ku është e domozdoshme të bashkëpunohet edhe me organet e institucionet e mjekësisë humane. Gjithashtu , fondet e akorduara  nga buxheti për ndërtimin e infrastrukturës veterinare në të gjithë vendin kanë qënë në nivele mjaft të ulëta dhe të pamjaftueshme për ndërtimin e kësaj infrastrukture . Me sa duket   këtij shteti i intereson të hartojë dhe të  miratojë ligje të cilat e fragmentojnë shërbimin veterinar sepse fragmentimi sjell më shumë mundësi për abuzime.
Po cilat janë pasojat e këtij shkatërrimi institucional të organizuar dhe drejtuar nga celulat militante  politike të MBUMK? -Autoriteti kopetent që është Shërbimi Veterinar Shqiptar u çorganizua dhe aktualisht është bërë i pabesueshëm para Autoritetit Qëndror të BE dhe OIE . Sepse , në të vërtetë sot nuk dihet cili është ky “autoritet” per shkak se kopetencat midis AKU dhe Shërbimit Veterinar në MBUMK janë lënë te padefinuara qartë në ligjet “Për Ushqimin “ dhe në ” Ligjin Veterinar “. Këtë e vërteton më së miri mosplotësimi prej tetë vjetësh i kushteve të vendosura nga BE për të dalë në eksport me prodhimet blegtorale , negociata të cilat kanë filluar që në vitin 2004 !-Siguria ushqimore e produkteve tona blegtorale vazhdon të mbetet në nivele te papranueshme jo vetëm sipas standarteve europiane ku ne aspirojmë që të vemi por dhe të atyre standarteve minimale shqiptare që janë tashmë te miratuara. Konsumimi i prodhimeve të tilla, të pakontrolluara dhe standartizuara përbëjnë  një rrezik të vazhdueshem për konsumatorin shqiptar . Për shkak të mosnjohjes së vëndorigjinës së tyre, ndotjes së lartë mikrobike dhe kushteve higjeno-sanitare aspak të përshtatëshme të tregëtimit të mishit, qumështit dhe vezëve , mos mbajtja nën kontroll nga Autoriteti Veterinar i sëmundjeve  të trasmetueshme tek njerëzit, mungesa e etiketave të produkteve si dhe shitjet e pakontrolluara dhe këtu përfshihet dhe  kontrolli  për mbetjet nga perdorimi i antibiotikëve apo të hormoneve në procesin prodhues , janë disa nga faktoret kryesorë që prodhimet shqiptare që dalin në treg të kenë një risk mjaft të lartë !-Për shkak të papërgjegjshmërisë së strukturavë drejtuese  dhe një lloj “sabotimi  të heshtur “ që i është bërë hapjes dhe mbajtjes së  Regjistrit  Kombëtar për identifikimin dhe matrikullimin e gjedhit dhe bagëtive të imta, sot nuk kemi statistika të qarta dhe të besueshme të gjëndjes së numurit të krerëve , të prodhimit te qumeshtit dhe të prodhimit të  mishit nga këto kategori si dhe padyshim që nuk mund të dihet edhe origjina e produkteve .Por jo vetëm kaq. Duke mos patur një evidencë të saktë të lëvizjes së  blegtorisë nuk dihet realisht se sa janë  fondet që shpenzohen  nga buxheti per vaksinimin e kafshëve , duke lënë të hapur mundësinë e shpërdorimeve dhe vjedhjes së këtyre fondeve .Edhe laboratori qëndror i analizave veterinare dhe  ushqimore por në mënyrë të vecantë laboratorët e rretheve tashmë janë kthyer thjesht në qëndra punësimi sepse u mungojnë fondet për blerjen e materialeve për  kryerjen e analizave.
Gjithsesi, tashmë çështja që shtrohet është se si do të ndryshojë sistemi aktual i kontrollit te ushqimeve dhe mbrojtjes se konsumatorit dhe nëse  sistemi që do të ndërtohet a do të jetë efektiv? Partia Socialiste , duke e njohur në themel problemin ka hartuar programin dhe strategjinë se si do të dilet nga kjo situatë mjaft e vështirë për blegtorinë dhe konsumatorin shqiptar.Normalisht ,përgatitja e një kuadri ligjor të përshtatshëm dhe të harmonizuar me atë te BE dhe ngritja dhe konsolidimi i strukturave në fushën veterinare, zooteknike dhe te mbrojtjes së konsumatorit, si dhe ngritja dhe forcimi i strukturës përkatëse që do të ketë angazhimin dhe përgjegjësinë për hartimin e politikave dhe monitorimin e zbatimit të këtij legjislacioni ka kërkuar një dialog efektiv midis specialistëve të blegtorisë , fermerëve , biznesmenëve të agroindustrisë dhe konsumatorëve dhe të gjithë këta së bashku me Grupin e Punës të Zhvillimit Rural të Partisë Socialiste kane kontribuar në hartimin e këtij programi , me synimin final që  zëri i prodhuesve, përpunuesve dhe konsumatorëve të mos jetë një zë i shkëputur, por të dëgjohet si një zë i fuqishëm.Vlerësimi i normave të sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve janë  pjesë  integrale e programit ushqimor të P.S dhe ato do të kenë  si synim -Mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të konsumatorit ;-Sigurimin e një konkurence te ndershme në treg si dhe -Daljen e ushqimeve made in “Albania “  në tregun ndërkombëtar.Në arritjen e këtyre objektivave rol të rëndësishëm do te kene  organet e kontrollit shtetëror, të cilat do te përcaktojnë nëse produktet ushqimore, objektet dhe materialet në kontakt me to, përputhen me normat e aktet ligjore dhe nënligjore te cilat kanë të bëjnë  me mbrojtjen e shëndetit dhe interesave konsumatore .Për këto arsye, Partia Socialiste  e shikon dhe vlerëson si një objektiv mjaft të rëndësishëm mbrojtjen e konsumatorit dhe rritjen e cilësisë së jetës . Sepse të ushqyerit me ushqime të shëndetëshme dhe të mbrojtura  ka të bëjë jo vetëm me të tashmen por dhe me të ardhmen e fëmijeve tanë të cilët duhet të marrin garancitë e plota nga shteti për ushqimet që ata konsumojnë.  Per realizimin e ketij Programi ,padyshim që do të duhen të bëhen mjaft ndryshime strukturore dhe konceptuale duke filluar që nga përcaktimi i qartë ligjor i Autoritetit Kompetent Shtetëtor Veterinar e deri tek strukturat  kontrolluese dhe zbatuese në njësitë vendore .
Po ku e mbeshtet Partia Socialiste relizimin e ketij programi kaq ambicioz ?
– Ajo tashmë e ka deklaruar publikisht  se me ardhjen në pushtet do të pesëfishojë  fondet për Zhvillimin Rural , pra do ti kushtojë një rëndësi të posacme realizimit të objektivave themelore që kanë të bëjnë me subvencionimin e blegtorisë në të gjitha hallkat prodhuese si dhe financimin 100% të masave  mbrojtëse veterinare të cilat përfshijnë një sërë sëmundjesh veçanërisht atyre zoonotike, me rrezik edhe për njerëzit, dhe që do të  realizohen nëpërmjet Programeve Kombëtare të Kontrollit te cilat do të ndiqen nga  Shërbimi Veterinar. Aktualisht ky shërbim mbulohet pjeserisht  me finacime nga buxheti  i  shtetit. Financimi për masat  parambrojtëse  nga buxheti, krahasuar  me vitin 2005 ka rënë  në masën 43 %, duke ulur në  minimum veksinimin kundra plasjes në  gjedh e të  imta, kontrollin për TBC, si dhe kontrollin për brucelozën. Kjo  ka bërë që  situata epizootologjike  në  shkallë vendi  të  vijë  në  përkeqësim . Një kujdes të vecantë do të tregojë për ndërtimin e plotë të infrastrukturës veterinare si thertore, krematoriume,pika karantinore, etj.Në këtë pikë do të zgjatemi pak sepse ky është një nga problemet themelore te sigurimit te kontrollit veterinar dhe të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve sepse është  një fenomen që e hasim të gjithë dhe në të gjithë Shqipërinë, dhe kjo ka të bëjë me therjen  e kafshëve në zonat urbane pranë qëndrave  të banuara, që përveç gamës së gjërë të problematikave sanitaro-veterinare të njohura mbartin në vetvete një risk dhe një problem shumë serioz për mjedisin ku ne jetojmë. Në vitin 2006 MBUMK shpenzoi buxhet për ndërtimin e disa thertoreve te cilat nuk janë në eficencë në ato qytete ku u ngritën sepse asnjëherë kjo qeveri nuk e ka konsideruar veterinarinë si një nga kollonat më të rëndësishme të shëndetit publik.(psh. Thertorja në Kamëz nuk funksionon, etj). Edhe pse MBUMK shpenzoi fonde për këto thertore të vogla të cilat  do t’i quanim më mirë njësi therjeje, ato nuk kanë standartet që kërkon BE.Në këto ambjente therjeje është i vështirë respektimi i normave higjenike, për faktin e vetëm se aplikmi i këtyre masave  kërkon  struktura adeguate, që i përmbushin plotësisht funksionet e tyre (thertore dhe jo pika therjeje). Në situatën e sotme duke therur bagëtitë në ambjente të papërshtatshme higjeno-sanitare krijohen disa probleme:-Nuk realizohet plotësisht kontrolli sanitaro-veterinar i kafshëve sipas përcaktimeve të legjislacionit veterinar.-Krijohet ndotje e madhe e mjedisit.-Nuk lejohet kryerja e saktë e kontrollit mbi asgjësimin e organeve të kontrolluara më parë dhe të vendosura për t’u asgjësuar. Dhe pamundësia e kontrollit të saktë tekniko-veterinar e mishit të therur ndikon drejtpërdrejt në sigurimin e shëndetit publik.
Pikërisht për këto arsye, në programin e Partisë Socialiste është parashikuar përqëndrimi i therjeve në thertore publike sepse ngritja e thertoreve publike do të përmirësojë imazhin e tregut në të gjithë vendin, edhe në nivel ndërkombëtar, gjë e cila ka efekte pozitive edhe në eksportin e produkteve me origjinë shtazore. Një hap tjetër është plotësimi dhe harmonizimi i legjislacionit mbi cilësinë, afatet dhe kushtet e tregtimit të produkteve ushqimore, plotësimi me paisje dhe përfundimi i ngritjes së laboratorëve rajonal të kontrollit  ushqimor ,përmirësimi i standarteve dhe kontrolli mbi cilësinë e produkteve ,futja e koncepteve që çojnë në sigurimin e cilësisë, forcimi i pikave kufitare të kontrollit , inkurajimi dhe mbështetja e shoqatës së konsumatorëve, stimulimi dhe mbrojtja e prodhuesve dhe tregtarëve seriozë që prodhojnë e tregtojnë produkte të sigurta dhe me cilësi të lartë.Do të eleminohen të gjitha  punishtet pirate të prodhimit të produkteve shtazore të cilat duke mos iu nënështruar detyrimeve tatimore krijojnë konkurrencën e pandershme në treg duke rritur dhe   riskun për shëndetin e konsumatorit si dhe do të mbështetet ngritja e pikave te grumbullimit të qumështit  të kontrolluara sepse eshte një nga problemet që vazhdon të mbetet e pa trajtuar nga shteti dhe do  të luftohet kundër fallcifikimit te produkteve shtazore nga persona abuzivë, fenomen që ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe edhe  pse ka një ligj për “Ushqimin “ i cili nuk zbatohet dhe kjo bëhet për të krijuar hapësira për abuzimin e drejtuesve të strukturave të ushqimit.Politikat dhe masat rregulluese që do të ndërmerren pas ardhjes në pushtet te Partisë Socialiste  padyshim qe do të çojnë në rritje të përgjegjësisë së organeve kompetente shtetërore dhe që do jetë një  përgjegjësi shumëfishe për kontrollin dhe mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të prodhuesve , përpunuesve dhe konsumatorit, duke iu dhënë  atyre ushqime të kontrolluara  dhe me vlera të plota , çka do të sjellin më shumë siguri tek konsumatori dhe duke ja u bërë atyre jetën më të sigurtë .

Prof.As.Dr Niazi Tahiraj dhe Ing.Nazri Haxhiu jane anetarë të Grupit të Punës të PS për “Zhvillimin Rural

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *