Fenomeni shqiptar i kolaboracionizmit dhe ideja e “pajtimit kombëtar”

Ornela

Nga Paskal Milo

 

Vijon nga numri i kaluar- Kliko KETU

 

Një nga studiuesit më të referuar të atij që quhet “Antifashizmi popullor”, italiani Xhanpaskuale Santomasimo, e zhvillon gjithë tezën e tij në kushtet e diktaturës fashiste të Musolinit në Itali. Ky vend, deri në 1943 nuk ishte pushtuar nga fuqi të huaja, e sidomos nga aleati i tij, Gjermania naziste. Santomasimo trajton tiparet e një antifashizmi “të brendshëm”, të drejtuar kundër diktaturës fashiste italiane. Ai flet për antifashizëm popullor toskan dhe fiorentin me veçoritë dhe format e tij të shfaqjes që zhvillohet në kushtet e terrorit të brendshëm fashist, të kontrollit absolut të jetës qytetare dhe jo kundër pushtuesit të huaj.

Këto segmente të shoqërisë shqiptare të Luftës së Dytë Botërore që u bashkuan me pushtuesit fashistë të huaj, që u vunë në shërbim të tij ose që qëndruan mënjanë, ishin minoranca e popullit shqiptar. Prapa 70 mijë partizanëve qëndronin qindra mijëra shqiptarë të tjerë, familje, të afërt, miq e simpatizantë që përbënin shumicën e popullit shqiptar që nuk ishte në atë kohë as një milion. Pikërisht kjo shumicë ia dha Luftës karakterin çlirimtar, përpos programit të Frontit NacionalÇlirimtar që e kishte shpallur gjithnjë atë. Është e tepërt të citohen dokumentet programatike të kohës së Luftës që janë kaq shumë dhe që e citojnë kaq shpesh misionin themelor të saj, çlirimin kombëtar.

Kundër karakterit çlirimtar të kësaj lufte si atëherë edhe tani kundërshtarë janë po të njëjtat forca, veç në kushte e rrethana të ndryshme, Balli Kombëtar, Legaliteti, opozita e vjetër e partizanëve çlirimtarë dhe opozita e re, ajo e trashëgimtarëve politikë, ideologjikë e biologjikë të organizatave tradicionale të së djathtës shqiptare. Këtyre të fundit për qëllime politike aktuale është përpjekur t’ia marrë lidershipin Partia Demokratike që në mos e gjitha, segmente të rëndësishme të saj janë apologjetë të kolaboracionizmit. Ofensiva e destruktivizmit historik u zhvillua me po kaq histeri, në mos më shumë edhe këtë vit jubilar të 75 vjetorit të çlirimit. Ajo kulmoi me kryqëzatën kundër vendosjes së fotografive të heronjve e të dëshmorëve të Luftës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Antifashizmi është pjesë e kulturës politike evropiane. Kjo është e gjithë pranuar. Ata që ngrihen kundër çlirimtarëve antifashistë, që shpikin teori dhe pseudo argumente për të rrëzuar monumentet e lirisë dhe që e radhitën Shqipërinë përkrah Aleatëve të Mëdhenj perëndimorë e kanë humbur betejën jo vetëm me historinë por edhe me të ardhmen.

Qëndrimi i shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore nuk është sui generis në raport me qëndrimin e tyre në ngjarje paraardhëse të rëndësishme të historisë kombëtare apo në raport me vendet e tjera evropiane të pushtuara nga nazi-fashizmi. Hiperbola e narrativës së unitetit mbarëshqiptar në përballimin e sfidave historike e veçanërisht të pushtimeve të huaja nuk i qëndron kohës dhe as objektivitetit historik e historiografisë shkencore. Shqiptarët në mesjetë nuk kanë qenë të gjithë aleatë të Skënderbeut në rezistencën antiosmane, ka patur edhe kundërshtarë por edhe tradhtarë. Platforma e autonomisë kombëtare e Abdyl Frashërit në vitet e Lidhjes së Prizrenit nuk u mbështet dhe u sabotua nga krahu konservator pro osman i saj. Themeluesi i shtetit kombëtar, Ismail Qemali në përpjekjet për të qeverisur e skicuar të ardhmen e vendit, u pengua e u luftua nga të afërmit e bashkëpunëtorët e tij e mbi të gjithë nga  Esat Pashë Toptani.

Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore nuk do të bënin përjashtim nga ky rregull i pashkruar i historisë kombëtare. Shumica e tyre, veçanërisht të rinjtë nuk bashkëjetuan me pushtuesit por i luftuan ata me armë në emër të antifashizmit e të lirisë. Një pjesë tjetër u vendosën hapur në shërbim të pushtuesve, ndërsa të tjerë ndenjën mënjanë në pritje të zhvillimeve e të ngjarjeve.

Ky fragmentarizim i shoqërive kombëtare në Luftën e Dytë Botërore, ishte një fenomen ndërkombëtar, që nga Kina, Filipinet, Tailanda, etj, në Azi e deri në Evropë. Kuislingu në Norvegji, Peteni dhe Lavali në Francë, Degrell dhe Klerko në Belgjikë, Tonningen në Hollandë, Tiso në Sllovaki, Milan Nediç në Serbi, Ante Paveliçi në Kroaci, Leon Rupnik në Slloveni dhe Colakoglu e Ralis në Greqi, përfaqësonin jo individë por establishmente të gjëra qeverisëse kolaboracioniste.

Fenomeni shqiptar i kolaboracionizmit nuk ndryshon në thelb nga ai evropian. As edhe nga shkalla e dënimit që iu bë atij pas Luftës. Por nëse bëhet një vështrim krahasues mbi fatin e individëve apo edhe të grupimeve më të gjëra ish kolaboracioniste në vendet perëndimore me atë në vendet që erdhën komunistët në pushtet, diferencat dhe zhvillimet janë cilësisht të ndryshme. Në përgjithësi ish kolaboracionistët në vendet perëndimore nuk u larguan nga vendi i tyre dhe pasi vuajtën dënimin u integruan në shoqëritë e tyre kombëtare, ndërkohë që familjet e tyre nuk u privuan nga liritë e të drejtat qytetare. Në vendet e Evropës Qendrore e Lindore ku u imponua regjimi sovjetik, ndonëse pati dënime të ashpra për ish kolaboracionistët që qëndruan në vend, reprezaljet nuk u shtrinë në forma ekstreme ndaj familjeve e të afërmve të tyre.

Në dallim prej këtyre vendeve, në Shqipëri jo vetëm ndaj ish kolaboracionistëve që u penalizuan me dënime kapitale e burgime të rënda shumëvjeçare, por edhe familjarët e tyre u përndoqën dhe u privuan nga të drejtat e liritë themelore dhe mbetën të margjinalizuar gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist. Pikërisht ky qëndrim ekstrem dhe dallim thelbësor në trajtimin e kësaj shtrese bëri që pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, në dallim nga ish vendet e tjera ish komuniste, trashëgimtarët biologjikë dhe ideologjikë të kolaboracionizmit të Luftës të ishin më të angazhuar dhe më agresivë në mbrojtjen dhe justifikimin e veprave të baballarëve të tyre. Ata u shfaqën më të përkushtuar për të goditur Luftën Antifashiste NacionalÇlirimtare, për të përmbysur historinë e saj të cilën e kanë parë dhe e shohin si instrument e si pronë të atyre që erdhën në pushtet pas Lufte.

Kjo frymë konfliktuale e ngjizur që në kohën e Luftës dhe e ushqyer mizorisht me ideologjinë e luftës së klasave më vonë, ka bërë që kjo shtresë dhe veçanërisht grupime ekstreme të saj të mohojnë edhe thelbin e luftës, karakterin e saj dhe të reagojnë ndaj çdo artikulimi apo ceremonie që është bërë e bëhet në kujtim e respekt të saj. Për më tepër edhe t’i ngarkojnë asaj përgjegjësinë e madhe të vendosjes së komunizmit në Shqipëri. Kjo qasje që hera-herës provokohet edhe nga deklarata e veprime me ose padashje të fitimtarëve të djeshëm, ka krijuar në Shqipëri një situatë të pakrahasueshme llogoresh që është larg nga ekuilibrat që i nevojiten shoqërisë shqiptare për të dëshmuar kulturë qytetare e politike evropiane.

Shoqëria shqiptare sot ndodhet para domosdoshmërisë urgjente për ta kapërcyer këtë klimë traumatizuese që e mban peng të së shkuarës dhe që e frenon të arrij standardet dhe nivelin demokratik të një shoqërie evropiane. Pyetja që shtrohet me këtë rast është: A ka forcë kjo shoqëri të kapërcejë ndasitë që i kanë origjinat që në kohën e Luftës dhe që u thelluan më tej pas saj? A ka elita nga të dy krahët të çliruara nga vargonjtë politikë dhe ideorë të së shkuarës dhe që vështrojnë larg, përtej interesave të çastit?

T’u japësh përgjigje këtyre pyetjeve sigurisht që nuk është e lehtë. Për mendimin tim ka individë por jo elita që mund të ndërmarrin një mision të tillë sa të domosdoshëm, aq edhe të dobishëm. Por edhe ata ndodhen nën trysninë e postulateve të së shkuarës, të mjediseve njerëzore konservatore që rezistojnë si dhe të establishmenteve politike apo të segmenteve të tyre që konfliktin e vjetër e mbajnë gjallë për llogari të interesave e përfitimeve politike të ditës.

E thënë me fjalë të tjera shoqëria shqiptare ka nevojë të dekonfliktualizohet. Natyrshëm këtu shtrohet një pyetje tjetër: Si? Në çfarë mënyre? Është hedhur idea e një pajtimi kombëtar e cila në vetvete ngre mjaft pikëpyetje të tjera. E para: a ka qenë përçarja shqiptare kaq e gjerë e kaq e thellë sa të flitet për një akt pajtimi kombëtar? Nëse po, a do të prekte kompromisi çështjen e thelbit të qëndrimit të palëve mbi karakterin e luftës dhe rrjedhojat e saj?

Le të qëndrojmë pak e të reflektojmë për përgjigjen e kësaj pyetjeje. Idea e “pajtimit kombëtar” është e mirë në pamjen e jashtme të saj. Pajtimi i palëve që kanë qenë në luftë, në konflikt apo në grindje është sa një normë zakonore aq edhe e së drejtës. E rëndësishme është se para se të bëhet negocimi i pajtimit duhen përcaktuar se cilat janë grupet e interesit për pajtim dhe cilat janë bazat mbi të cilat do të zhvillohen negociatat për pajtim.

Nëse flitet për grupet e interesit ose për palët që duhet të pajtohen sot për shkak të konfliktit të të shkuarës ato duhen të identifikohen nëse janë ose jo trashëgimtarë politikë ose ideorë të tyre. Këtu ka probleme për të sqaruar. Balli Kombëtar dhe Legaliteti sot e kanë deklaruar zyrtarisht se janë trashëgimtarë ideorë të organizatave politiko-ushtarake me të njëjtin emër të Luftës së Dytë Botërore. Ato janë plotësisht në të drejtën e tyre që t’i përfaqësojnë paraardhësit e tyre në negociatat e pajtimit.

Sfida dhe vështirësia qëndron në anën tjetër. Kush do të përfaqësojë Partinë Komuniste të Shqipërisë të vitit 1944 sot? Cila forcë politike sot është trashëgimtare e saj? Këtu problemi ndërlikohet. Trashëgimtarë të drejtpërdrejtë ideorë të PKSH së Enver Hoxhës janë dy-tre parti politike që e kanë të nënvizuar hapur në programet e statutet e tyre dhe e kanë deklaruar publikisht. Këto parti zyrtarisht janë në të drejtën e tyre të ulen në negociata me Ballin Kombëtar e Legalitetin për të arritur pajtimin mes tyre.

Situata nuk është kaq e thjeshtë. Ajo rezulton më e komplikuar. E djathta aktuale dhe e bashkuar shqiptare trashëgimtare të padiskutueshme të PKSH (PPSH) quan Partinë Socialiste me argumentin se në qershor 1991 kjo parti vërtetë ndërroi emrin, statutin e programin e saj por trashëgoi shumicën e aseteve e të anëtarësisë komuniste. Pa u qartësuar palët për të përcaktuar përgjegjësitë e të shkuarës nuk mund të flitet për pajtim.

Çështja e dytë edhe më e rëndësishme është se cili do të ishte thelbi i “pajtimit”, objekti i tij. Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore armikun kryesor të tyre patën pushtuesit e huaj fashistë italianë e gjermanë. Partia Komuniste e Shqipërisë, Fronti NacionalÇlirimtar dhe shumica e shqiptarëve që shkuan pas tyre u njohën nga aleatët e mëdhenj të Luftës dhe nga Konferenca e Paqes e Parisit e vitit 1946 si kontributorë në luftën kundër fashizmit dhe si fitimtarë, fakt ky që u vulos në aktet ndërkombëtare të kohës. Balli Kombëtar më shumë dhe Legaliteti më pak bashkëpunuan me pushtuesit hapur dhe të maskuar dhe jo vetëm shqiptarët por edhe aleatët e mëdhenj e panë qartë dhe e dënuan këtë veprim.

Thelbi i pajtimit nuk mund të jetë që ajo forcë që luftoi fashizmin, që u bashkua me aleatët dhe sakrifikoi me mijëra luftëtarë të saj, që kontribuoi në çlirimin e vendit, t’u kërkoj falje atyre që nuk luftuan, që bashkëpunuan me pushtuesit e që gabuan kaq rëndë. Pa dyshim edhe fituesit nuk ishin engjëj dhe as pa faje por peshorja e historisë i ka matur edhe përgjegjësitë, edhe gabimet, madje edhe krimet dhe përfundimisht ka rënduar në disfavor të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Për çfarë ka ndodhur në Luftë janë këto dy forca që duhej t’u kishin kërkuar falje me kohë shqiptarëve, por kurrë nuk është vonë. Ky do të ishte akti i parë ose njëra këmbë e urrës së pajtimit të pretenduar. Akti i dytë i pajtimit do të ishte kërkesa për falje për krimet e komunizmit shqiptar në pushtet. Kush do të duhej ta bënte këtë sot? Veteranët që kanë mbetur sa gishtërinjtë e dorës dhe për çfarë? Apo Partia Socialiste në pushtet që e djathta historike dhe ajo e tranzicionit e quan vijuesen e Partisë së Punës?

Koha i ka dënuar shqiptarët me mosmarrëveshje historike që i ka paguar gjithnjë Shqipëria, stabiliteti, siguria dhe e ardhmja e saj. Nëse kjo ndodhi në Luftën e Dytë Botërore, ngushëllimi është se ky fenomen nuk ishte vetëm shqiptar. Por nëse po vazhdon edhe pas 75 vjetësh e në kohë paqeje, atëherë arsyet mund të jenë ndofta të tjera edhe më të rënda, pse jo edhe defekte gjenetike kombëtare, mungesë pjekurie e aftësi vetëqeverisëse për të cilat nuk kanë munguar akuzat. 75 vjetori i çlirimit të Shqipërisë është thirrje për reflektim të thellë nga të gjithë. Çdo vonesë ka rrjedhoja dhe çdo rrjedhojë ka një çmim.

Fund

 

*****

Botuar në DITA me dy pjesë. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

Share This Article
19 Comments
  • Perseritje -Na ben te mendohemi nganjehere profesori ! Ka prekur nje teme me rendesi dhe ka pasqyruar nje nga aresyet e situates ne trajtim te historise sot ! Sjellja e pushtetit me pasardhesit e bashkepuntorve te fashizmit apo pushtuesit apo me ato qe nuk ishin komuniste dhe nuk ishin dakord me komunizmin ose edhe me pasardhesit e komunisteve te denuar po nga bashkeluftetaret e tyre dhe keto jane shumica !
    Kam lexuar qe Lufta civile ne Spanje ishte teper e eger edhe kur fituan te majtet,komuniste,socialiste,anarkiste edhe kur fituan te djathtet me Frankon . Frankizmi ne Spanje ishte diktature por gjate 40 viteve erdhi nje moment qe Franko krijoi -Luginen e Deshmoreve- ku varrosi pa dallim te renet per Spanjen gjithashtu ne perkujtim te nje beteje te famshme tha- …tani ne kete perkujtim do themi se cilet ishin herojt e cilet ishin antiherojt ? Te gjithe jane heroj sepse te gjithe rane per Spanjen duke besuar se idete dhe aspirata per te cilen luftonin eshte me e mira per Atdheun !!!- kaq…………..

    • Ku profesor sovjetik muzhik me mire ta botoje ne Rusi e Serbi kete shkrim. Po “çlirimtaret” pushtues sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?

  • “Historiani” shqipetar,agjitacion/propagand.”Kemi pasur edhe te meta nga shoket e partise”po kjo nuk ja ul meriten
    “luftuan per bashkimin kommbetar” fitorjen !

  • ENVERISTI PASKAL MILO:

    Shiko se cfare ka shkruar prof. Gianpasquale Santomassimo profesor i historisë në Universitetin e Siena-s:

    Romë, 8 Shtator 2018

    “…Ne ndoshta jemi brenda një revolte të vërtetë popullore që po ndodh në Kontinentin Evropian. Kjo revolte shprehet në format paqësore të një trazire elektorale dhe që priret të rritet e zmadhohet ne kohe, për shkak të politikës katastrofike të së Majtës Tradicionale ne Kontinent. Ata qe thonë se Togliatti ishte gjithashtu i kuq-kafe jane me te ndershem se komunistet lindore te Kampit Socialist kur, në gusht 1936, Bosi i Komunisteve italiane në vepren “Shteti i Punëtorëve”, Togliatti shkroi:

    “Ne komunistët italiane e bëmë vetë programin Fashist te Duces të vitit 1919, i cili është një program i Paqes, Lirisë, mbrojtjes së interesave të punëtorëve…”

    prandaj:

    Ti tani predikon si Prifti me Kishe:

    PAJTIM KOMBETATR?

    por:

    Kafshe Prehistorike eshte kjo?

    kur:

    Xhelatet e Enverit dhe pinjollet e tyre sot 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit kane kapur majat me te larta te Shtetit dhe Pushtetit ne Shqypni, nuk kane kerkuar asnjehere falje per krimet e komunizmit jugosllavo-sovjetik dhe akoma nuk ndjejne asnje pendese per krimet monstruoze te tyre qe mbushen lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne Shqypni, falimentuan ekonomine me tollona dhe bunkere dhe renuan shtetin duke vjedhur si te papare pasurite kombetare me keq se cdo pushtues ne histori, ky eshte “Unitet Kombetar me gisht ne bythe” sepse e LIGA dhe e KEQJA ka hedhur propaganden e pajtimit enverist serish 75 vjet pas implementimit te Murtajes bolshevike:

    TE HARROJME TE KALUAREN DHE TE PAJTOHEMI!

    Po a mund te harrohet e kaluara me shkop magjik?

    sepse:

    Kryeministri anglez Winston Churchill ka deklaruar disa here:

    “AI POPULL QE HARRON TE KALUAREN E HIDHUR ESHTE I DENUAR TA PERJETOJE SERISH NE TE ARDHMEN ME NJE FORCE TE PAPARE”

    dhe:

    Kete po perpiqet te realizoje Paskal Milo me thirrjet e tij enveriste.

    SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE

    • More idjoti Agron Tufa , pse nuk e ve emrin tend te vertete , por fshihesh pas intelo-boles ?! Ke frike nga orteku shqiptar , apo … , larg qofte , te vjen turp ? !

  • Para se te flitet per kolaboracioniste duhet te percaktohen
    PUSHTUESIT E SHQIPERISE.
    Sipas meje pushtuesit e Shqiperise jane greket dhe serbet.
    Sipas Milos pushtues te Shqiperise jane gjermanet.
    Sipas meje Ushtria Austriake ne Luften e pare dhe Ushtria gjermane ne luften e dyte boterore,jane shpetimtare te Shqiperise nga Sllavet dhe Greket.
    Prandaj kolaboracionist i pushtuesve greke gjete luftes ballkanike dhe ne luften e pare boterore ka qene Spiro Milo(gjyshi i Paskalit),atdhemohuesi nga Himara,qe u be vegel e pushtuesve greke dhe formoi Republiken greke te Himares.

  • Demo ! i sakte plotesisht ! Cdo pushtim serb dhe cdo pushtim grek ka patur qellim asimilimin e shqiptarve dhe zhdukje kombetare, Edhe pushtimi italian i Vlores ne Luften e pare boterore kishte qellim aneksimi,Vlora i ishte premtuar Italise me qellim qe te hynte ne lufte krah Antantes.Po keshtu edhe pushtimi italian i 7 prillit 1939 u be per bashkim ne nje shtet me Italine dhe Kurora Mbreterore u dergua tek Mbreti Italise.
    Ndersa Austro- Hungarezet ne luften e pare, Francezet ne Korce ne Luften e pare dhe Gjermanet ne Luften e dyte ishin ne kuader te luftes mes shteteve te medha. Ato erdhen per aresye operative ushtarake .
    Nga kjo ekipi qe drejtoi shqiperine ne periudhen Austriake te luftes se pare me drejtues kryesor Luigj Gurakuqin, Ekipi ne republiken e Korces me drejtues Themistokli Germenin,dhe Rregjenca e viteve 1943-44 nuk mund te klasifikohen bashkepunetore te pushtuesit……..tung

  • Kolaboracionizmi i shtetit te ashtuquajtur Al-bania,fillon me Deputetet Governatoret,Shkrimtaret turq Ismail Beu,Frashellinjte dhe qindra Pasha-llare,Bej-lere,Aga-llare qe luftuan per Turqine.Kur Fuqite e Medha vendosen te krijojne nje Pashallek turk
    si Al-bania,qellimi ishte lufta kunder Helenizmit,Ilyreve,Epiroteve.Duke krijuar kete shtet myslimane dhe shkaterrimin e Epirit historik te Georgios Kastriotis per te cilen luftuan Arvanitasit,Epirotet,Greket keta fashiste nuk hoqen dore dhe nuk harruan Pirron e Epirit,Kostandinin etj.
    Vete mohimi i figures kryesore te Kombit tone Ilyrit Megas Kostandinos,tregon qe ky shtet (State) eshte ne duart e armiqve tane dhe te Kastriotit.
    Si mund te katandiset ky vend me kulture Helene te Lashte te neperkembet nga armiqte e Pirros se Epirit,fashistet e Vatikanit,turkoallvanosat qe po i ndryshojne Emrat sipas parase!
    Si mund te vleresohet nje misionare me qellime politike si Tereza me shume se Perandore Ilyre si Iustiniani Adriani,Megas Kostandinos (keshtu quhej per 1100 vjet Bizant Greke) kurse Kostandini i Madh quhet nga armiqte e Epirit.
    Vete “historianet” Shqipetare e deklarojne per Kostandinin qe ishte Ilyre,por duket fare qarte qe jo vetem jane hipokrite,dashakeqes,mosmirenjohes te historise tone te lavdishme Helene.
    Si shpjegohet qe edhe emertimin e qytetit Kostandino-poleos ne emer te Ilyrit Kostandin e quajne Stamboll,apo me keq Kostandinopoje pa kuptim?
    Si mund te kete bashkejetese ne Al-banistane kur Anatoline Greqisht e quajne Anadoll armiqte e Epirit,fact qe tregon qe glua (Glosa) jone e Ilyreve ishte Greke,ashtu sic e vendosi Ilyri Kostandin ne Bizant.
    Pse nuk duhet te criticohet apo denohet dikush qe e quan Ilyre Kostandinin ne historine tone dhe nga ana tjeter mohoet,perdoret hipokritikisht politikisht?
    Dhe kjo behet nen Velin e shtetit te Al-Banistanit.

  • Mes kolaboracionizmit me Italine dhe Gjermanine,apo Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavine,
    Do zgjidhja guitte jeten te paret.Pa asnje dyshim dhe hezitim.

  • Shikoni tradhtaret e juaj sot qe na prunen ne qendje me fol serbia per shqiperine!
    Ose mbyllne gojen per gjithmone mbasi per ju kjo nuk ka rendsi!

  • Se cfare niveli kulturor ,
    Se cfare niveli arsimimi,ka sot populli grek,duhet transkriptuar ky Pellasgosi.
    Sepse jo vetem pellasgosi,por i gjithe populli hibrid qe banon sot te ashtuquajturen Greqi,eshte tek ky nivel dhidhaskalik i diturise.
    Me te tregu arat ky popull injorant,i perbere nga pasardhesit e hajduteve arvanitas,cobaneve vllahe,bujqve sllave,egjiptianeve te konvertuar,turano-aziatikeve,,,eshte mjerim.
    Ky thote qe Konstantini i madh nga Nishi i Dardanise Ilire fliste greqisht.Ajo qe njohim nga Edikti i Mediolanum 313 eshte ne Latyinisht.
    Ky thote qe Gjergj Kastrioti Dibran fliste greqisht,Formula e pagezimit e vitit 1462 prej keshilltarit me te afert te Skenderbeut eshte:Une te pagesonj per emerit te atit,te birit e te shpirtit te shenjte.
    Te duket greqisht,o gdhe,or kafshe e shejtanxuar me nofken pellasgos?

  • KOLABORACIONISTA jane ato qe per te marre pushtetin ne Tirane BASHKEPUNUEN ME SERBT anmiqt shekullor te shqiptarve.

    Nuk mund te quhet CLIRIM kur PUSHTIMI zevendesohet me DIKTATURE.

  • Sa per njohuri zoti demo.
    Turqit jane turq dhe jane krenare per ate qe jane.
    Kurse te ashtuquajturit “Shqipetare” shumica kane patur dhe kane emrat turq,bile nje pjese i kane edhe sot por i vendosin emra Evropiane,kurse mbiemrat i kane akoma turq.
    Mos me thuaj qe Mehmet Shehi,Enver Hoxha,Abdulla (Abdyl),Qemal etj jane “krenare” qe kane Identitet Arabe!
    Emri eshte si Nderi,i Shenjte dhe i Shtrenjte dhe per kete nuk ta ka fajin Greku,por vetja jote.
    Tani pse Al-banistani eshte prodhim turk sipas historise boterore dhe kundershtuar nga idiote dhe ignorante si puna tende,qe per fat te keq jane shumica,eshte shume tragjike.
    Kjo shoqeri ka nevoje per dele,vazhdo kullot ty,te pakten do ikesh i ngopur nga kjo bote.
    Ata qe dine te respektojne kombin e tyre jane njerez qe luftojne,sakrifikojne,nderojne,kurse te ashtuquajturit “Shqipetare” nuk e kuptojne qe Identiteti i huaj eshte si borxhi i huaj.
    Ctregon kjo.
    Qe Al-Banistani nuk mund te krahasoet me ate qe te ka dhene borxh Identitetin,Turqine.
    Mos e mbaj hunden “l’arte” zoti demo,se je thjesht nje jashteqitje Osmane.

  • “Eureka” tha historiani dhe politikani Paskal Milo
    Milo foli si diplomat: E gjeta, pajtimi kombëtar për mosmarrëveshjen historike zgjidhet nëpërmjet dialogut me kompromis. Të mblidhen përfaqësuesit e të dy palëve trashëgimtare të forcave e partive kundërshtare në LANÇ dhe të përcaktojnë përgjegjësitë e tyre të kaluarës, t’i kërkojnë falje popullit për bëmat e tyre të mbrapshta në mbrojtje të ideve të tyre të drejta apo të gabuara; dhe forca politike aktuale trashëgimtare e ideve të PK të E. Hoxhës të vitit 1944 të kërkojë falje për “krimet e komunizmit” në pushtet. Legjitimitetin për këtë, thotë ai, e kanë dy-tre parti komuniste por si e tillë akuzohet edhe Partia Socialiste nga forcat kundërshtare. Historiani social demokrat Milo mendon se duhet të zgjidhet fillimisht kjo kleçka e trashëgimtarit të komunizmit që është e qartë për të gjithë. Spicat e hidhura të Milos nuk pinë ujë sepse sot nuk ka trashëgimtarë të socializmit që i përketë historisë, por pa dyshim ka patriotë dhe organizata, pavarësisht nga emri i tyre, që përcjellin kërkesat popullore për një jetë më të mirë në demokraci, mbështesin integrimin në BE dhe Aleancën Euroatlantike, reformën në drejtësi por edhe njohjen e legalizimin e historisë, të udhëheqësit të popullit Enver Hoxha nën drejtimin e të cilit Shqipëria doli nga errësira në dritë, bëri epokë që e njohu bota mbarë për aftësitë ndërtuese, qeverisëse dhe atdhedashëse të shqiptarëve.
    Milo foli si historian amator: Mosmarrëveshja historike midis dy forcave kundërshtare gjatë Luftës së Dytë Botërore, thotë ai, është fenomen botëror, jo shqiptar. Po lufta e klasave çfarë fenomeni është Prof. Milo? Si historian, ai duhet ta dijë se lufta e klasave është universale në shoqërinë e ndarë në klasa antagoniste, në shtypës e të shtypur. Ajo është ligj objektiv që buron nga pozitat e kundërta të klasave ndaj mjeteve të prodhimit e të shpërndarjes, pra nga interesa themelore të papajtueshme. Ajo është forca lëvizëse e kalimit të shoqërisë nga një sistem më i ulë tek një më i lartë. Ajo vazhdon edhe në socializëm si fazë tranzitore, paradhomë e shoqërisë pa klasa antagoniste. Po kësaj Z. Milo iu shmang. Pse? Sepse një social-demokrat pengohet nga ideologjia e klasës së tij për të gjykuar shkencërisht problemin në diskutim ose rolin vendimtar të PKSH-s dhe të udhëheqësit Enver Hoxha në fitoret e mëdha në LANÇ apo në “luftën e ftohtë” të kohës në paqe.
    Lufta e klasave në socializëm tek ne zhvillohej në shumë plane midis forcave të vërteta socialiste popullore dhe në pushtet nga njëra anë, dhe focave nga më të ndryshme që vepronin në drejtim të kundërt që nga baza deri në drejtim të Partisë e të shtetit për arsye nga më banalet apo hakmarrëse ose burokratike deri në ato politike që pas vitit 1970 iu vërsulën në mënyrë të përqëndruar rrënimit të ekonomisë e të… për të krijuar kushtet për deklarimin e “kapitullimit të socializmit” me tam-tame. Krimet nga këto forca nuk mund t’i atribuohen diktaturës. Ato janë të padrejta, mund të zbulohen dhe të negociohen. Populli i pafajshëm që punoi me vetëmohim si një trup i vetëm për ngritjen e ekonomisë dhe të shtetit të pavarur shqiptar të fuqishëm në nivele botërore u dënua mizorisht. Ai pa me dhembje shkatërrimin total të punës së tij, mbeti pa udhëheqje e pa punë që të merrte arratinë spektakolare…Ka edhe të tjerë profesionistë elitarë që u intereson ta quajnë luftën klasore mosmarrëveshje të shqiptarëve me veten e tyre në kundërshtim me realitetin historik. Tezë kjo që mund ta ketë frymëzuar Paskal Milon të hedh dyshime mbi ADN e kombit tonë të lashtë e triumfator historikisht përfshirë edhe arritjet e jashtëzakonshme të sistemit të kaluar kur ai deklaron se në se mosmarrëveshja historike “…vazhdon edhe pas 75 vjetësh e në kohë paqeje, atëhere arsyet mund të jenë ndofta të tjera edhe më të rënda pse jo edhe defekte gjenetike kombëtare, mungesë pjekurie e aftësi vetëqeverisëse për të cilat nuk kanë munguar akuzat.” Gjuha e akuzuesëve historikë dhe histerikë të kombit tonë në gojën e një historiani shqiptar ka vlerën e një pyetje njëmilionëshe. Mbaje me shëndet Paskal Milo! Kasandra.

  • Turqit jane turq dhe jane krenare per ate qe jane,,ja sa mire e paske kuptuar z. Pellasgos,sepse ne te vertete ti je i vetmi grekofon qe falenderon turqit per dhuraten .
    Sepse jane pikerisht turqit qe rikrijuan Helladhen e lashte,qe me marreveshje konvensionale u quajt Greqi,sipas nje fisi qe banonte ne Sicili ne antikitet.
    Eshte pikerisht sulltan Mehmeti i dyte qe Kishen e Perandorise Romake te Lindjes e vendosi nen kontrollin e helleneve te Lagjes Fanar te Stambollit dhe popujt e krishtere te Perandorise Osmane te qeveriseshin nmga Patriku grek i Stambollit.Jane kryengritjet e shqiptareve te krishtere kunder Turqise,qe u shfrytesuan nga kisha greke dhe mbreterite evropiane per te formuar nje shtet me emrin konvensional Greqi,,me popullsi shqiptare,Vllahe dhe sllave.
    Eshte pikerisht Turqia me marreveshjen e Shkembimit te Popullsive te 1923,qe e furnizoi kete shtet artificial me greke te sjelle nga Turqia,Azia vogel dhe Afrika.
    Sepse Shteti juaj nuk ka greke.As ti Pellasgos nuk je grek,por je vetem nje grekafon.
    Ajo qe ju mungon ju grekafoneve eshte rraca ,eshte gjaku i perbashket kombetar.Ju keni vetem fe te perbashket,.Por feja,ashtu si besimi politik jane gjera pa vlere,te perkoheshme,te ndryshueshme.
    Qe ta spjegoj tamam me gjuhe popullore, ju grekafonet jeni si nje tufe gomaresh te lyer me boje me shirita bardh e zi qe ngjani si zebra.Ate kenio te perbashket,BOJEN,qe eshte pagezimi ne kishen greke.
    Mirepo boja nuk mban.Me shiun e pare juve ju del boja dhe cfaqeni ata qe jini ne te vertete.
    Ca te zinj jevgjite Afrikane,ca mulate turko-aziatike,ca te bardhe shqiptare arvanitas,ca kaki,sllave dhe copenj.
    Nuk e di a me kuptove.
    Eshte njesoj sikur une ti quaj Romane Katolike inkasit e Peruse ose acteket e Meksikes,sepse ata jane sot te krishtere katolike dhe flasin gjuhe latine.
    Po me fal per injorancen e popullit grekafon,por une banoret e xhunglave te Brazilit nuk mund ti quaj POPULL ROMAK pse pagezohen ne kishen e Romes dhe flasin nje gjuhe Latine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *