Milo dhe incidentet në studio s’kanë fund

anazapta

Studiot televizive po kthehen në një lloj makthi për profesor Paskal Milon. Pas incidentit në studion e “Opinion” me Mark Markun ku ky i fundit e quajti “kriminel” në tjetër incident i ndodhi në një tjetër program. Gjatë kësaj jave ai ishte i pranishëm në emision “Debat” të gazetares Eni Vasili përballë Grida Dumës dhe Arben Ristanit.

Aty flitej për integrimin dhe gjatë diskutimit, Milo tha se, ai vetë nuk është pjesë e rilindjes. Kaq i duhej televizionit News 24 që të nxirrte me titra të kuqe lajmin, “ Paskal Milo deklaron largimin nga koalicioni” apo Milo: “Nuk jam më pjesë e rilindjes”. Titrat e këtij televizioni nisën të përhapeshin edhe në mediat online. Por pas rreth 30 minutash Milos i çojnë sms në telefon që të sqaroj deklaratën se po bëhet nami. Milo kërkon fjalën dhe nuk i përgjigjet pyetjes së gazetares, por e nis me sqarimin e deklaratës. “Po më vijnë mesazhe se është vënë me titra që unë kam thënë se iki nga koalicioni. Ju kërkoj ta korrektoni sepse thashë që s’jam pjesë duke mos qenë në kabinet, jo pjesë e koalicionit”, tha Milo. Pas kësaj televizioni nisi ta korrektonte të shkruarin e titrave, por u desh të bëhej pak rrëmujë. Kujdes profesor, se News 24 nuk të fal për dinversiooonneee 🙂

Share This Article
6 Comments
  • Nuk jam ndonjë i apasionuar pas paskal milos. Me shume simpatizoj gjinushin si debatues i papërballueshem. Megjithate shoh se marreveshjen parazgjedhore me keto dy figura te se majtes edi rama e ka shkelur ose me sakt ka reflektuar njefare pabesie ndaj gjinushit dhe milos. Te pakten keta dy nuk jane si ca piciruke te rames ne qeveri. Kjo qe thote milo-ja eshte refleksion i paqendrueshmerise se rames në aleanca!?

  • Problemet ekonomike dhe lidhjet me Lulushin e Hasanabelliut ,po e kthejne Tv news 24 ne nje qender zeri te Shqup-it

  • Hasanabelliu & co.New 24,e kanè kthyer ekranin ne nje dritare FASHISTE,DISFATISTE te shqupit,gazetaret hesterike me nje pasion te shtirur,mbjellin panik,thonè e ç’nuk thone deri ne pshtirosje ,vetem te duken gazetare interesante,qe t’u pelqejne pronarve,duhet qe me patjeter te jene ne nje linje me shqupi-në.Nuk i degjoj më me vjene peshtire per kete ekran bajat.

  • Mos kerkoni qe New 24 te behet si gazeta 55.nje bythlepirse e Sali Berishes apo si RD e “Zeri i popullit” organe partish qe njeren pale e ngrin ne pedistal dhe tjetren e fusin nen toke.
    Kur duhet kritikuar puna e qeverise duhet bere me force,vetem keshtu ajo permisohet.Nuk me pelqejne gazetat qe veç i krehin “bythen” qeverise.Qeveria duhet kritikuar ,te mos arrij si ajo e meparshmja e Berishes qe i beri te tera ligesit,nga vjedhja,shitja e atdheut dhe vrasja e njerzeve te pafajshem..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *