Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, komenton raportet me PS-në. Në një intervistë për gazetën “Tema”, Milo thotë se “jemi bash në momentin që pa dëshirën e vullnetin tonë kanë filluar të na grumbullohen në kokë dyshime për një taktikë zvarritëse, e cila ndofta po dëshmon se “torta” e pushtetit u nda me uri në fillim midis PS e LSI dhe për “vëllezërit “ e vegjël te familjes nuk kanë mbetur as edhe thërrime”.
Në parim marrëveshja midis PDS-së dhe PS-së është në fuqi sepse asnjëra prej të dy partive nuk është deklaruar zyrtarisht se është kundër saj. Nuk bëhet fjalë që PDS të ketë një qëndrim tjetër veç atij të shprehur me dhjetëra herë nga institucionet drejtuese të partisë e prej meje personalisht. Ka një ngadalësi në zbatimin e saj nga PS që mund të ketë qenë disi e justifikuar deri tani për shkak të prioriteteve e të vështirësive të qeverisë ,për shkak të një situate krize e boshllëku financiar të trashëguar nga qeveria e mëparshme si dhe për shkak të një agresiviteti patologjik të opozitës së sotme, e cila sa herë që largohet nga pushteti e përjeton në mënyrë dramatike dhe kërkon me çdo kusht e me çdo çmim të rikthehet aty. Por, vjen një moment që edhe argumentet në favor të justifikimeve konsumohen, nuk janë më bindëse. Jemi bash në momentin që pa dëshirën e vullnetin tonë kanë filluar të na grumbullohen në kokë dyshime për një taktikë zvarritëse, e cila ndofta po dëshmon se “torta” e pushtetit u nda me Uri në fillim midis PS e LSI dhe për “vëllezërit “ e vegjël te familjes nuk kanë mbetur as edhe thërrime. Ne , e kemi bërë të qartë që në fillim se nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë më shumë se çfarë na takon nga marrëveshja e nënshkruar dhe e pranuar nga të dy partitë:përfaqësim politik në pushtetin e administratën qendrore , në nivel zëvendës ministrash, drejtori të përgjithshme, drejtori në ministri të ndryshme, në drejtori rajonale , në pushtetin vendor dhe krijimin e mundësive për konkurrim të ndershëm e pa paragjykime të potencialeve tona profesionale dhe intelektuale për punësim”, thotë ai.
Ndërsa në lidhje me qeverisjen e deritanishme të kabinetit “Rama”, ish-ministri i Jashtëm thotë se ka përpjekje serioze dhe angazhim të spikatur të qeverisë për të bërë realitet premtimet e dhëna. “Veçanërisht kryeministri është njeriu që po punon non stop për të drejtuar ekipin me politika sa novatore aq edhe me këmbë në tokë për të shënuar progres të prekshëm në reforma. Por konstatoj vonesa , të cilat janë sa objektive aq edhe për arsye të vështirësive të paparashikuara që po dalin rrugës qoftë për shkak të të panjohurave, qoftë edhe për shkak të vonesave të shkaktuara në reformimin e administratës qendrore e lokale. Faktori kryesor pengues është obstruksionizmi i opozitës ,e cila ende pa dorëzuar pushtetin , që në 24 qershor filloi të akuzojë e të vendosë mina me sahat e me shpërthim të vonuar në punët e financave, të projekteve e të qeverisjes normale të vendit duke abuzuar në mënyrë te veçantë me periudhën e gjatë tranzitore të ndërrimit të pushteteve”, shprehet ai, duke theksuar se pesë muaj janë pak për të bërë një bilanc serioz e për të gjykuar performancën e një qeverie.
Ndërsa në lidhje me opozitën, Milo shprehet se modeli “Berisha” ndiqet ende nga PD, e cila ndonëse ka një lider të ri politik, ish-kryetari është në fakt violinë e parë e kësaj partie dhe hapur apo në prapaskenë ndikon në vendimmarrjen e në politikat e partisë.
“Pa largimin e tij ende e për shume vite të tjera, PD dhe kryetari i saj nuk do të çlirohen nga mendësia e filozofia e tij politike konfliktuale. Dhe jo vetëm PD, por edhe politika shqiptare. Nuk është i vetëm model konfliktual jo nga ngjyra politike e nga mosha , ka edhe të tjerë , edhe majtas edhe djathtas. Ky proces do të kërkoj kohë ndaj edhe kultura politike e dialogut konstant do të vonojë të vijë në Shqipëri. Do të vazhdojmë të jemi të detyruar që më tepër të ndodhemi në një konflikt verbal permanent , me pauza të sforcuara ose te imponuara të një dialogu të përkohshëm. Jemi të dënuar ta vuajmë për faj të trashëgimisë historike si komb që më tepër jemi grindur sesa jemi marrë vesh me njëri –tjetrin”.
O Paskal, merru me riorganizimin institucional te shkences albanologjike shqiptare qe ka mbetur ne duart e malazezit Ardian Berisha, katundarit Beqir Berisha e komunistit Muzafer Berisha.
akoma ti….po ik o burri dheut, ke gjithe jeten ste ka thene njeri pune e mbare.ke tall zaret si ne ate kohe dhe tani. e shk….yet dhe e degjeneruat, qe ska bir kurve ta rregulloj………nuk e kuptoni sa na irritoni.
Ky Pasquale qe pushtetin nuk e kupton si pergjegjesi por si torte duhet te kuptoje nje here e mire qe bashke me Gjinushken perbejne duetin me te shtrydhur e me pa dobi ne politiken shqiptare, shyqyr zotit, por mund ti sherbeje akoma Nexhmijes si ” historian ” diktature.
BERISHEN E MBAJNE GJALLE ‘PASKALET’
Si nuk te vjen turp o ‘politikan’ qe pushtetin e konsideron ‘torte’.
Si nuk te vjen turp o ‘parti njeri’ qe kerkon te vjedhesh akoma
Si nuk te vjen turp o ‘historian’ qe e le shqiperine pa histori
Si nuk te vjen turp qe ke pranuar funksionin e ministrit te jashtem kur nuk ke perfaqesuar as familjen tende pa le shqipetaret.
MIRE VEHTEN QE NUK E VRISNI SE NUK JENI BURRA PO NUK KINI NJERI TU THOTE MOS FOLE E ZHDUKUNI NGA FAQJA E DHEUT QE TE IKI DHE BERISHA?
Milo, fundi socialidemokracise se tranzicionit shqiptar!
Paskal Milo ende i mbahet kujtimeve te hijeve te mengjesit…!
Na ishte dikur, ne fillimet e Pluhur-Alizmit nje parti me Iskander Gjinushin, Theo Laçon, Lisienen Bashkurtin, Haxhi Ali(kon, jo haxhi Sherretin), Gaqo Rinorin e perjetshem, dhe te tjere individe, pa Pardesy te Bardha, por qe ato kohe (dhe sot e kesaj dite) vetem per te djathte nuk i merrje dot…Por edhe si Te majte…do duhej te beje kujdes ne fjalen e perdorur si fyerje ne ato vite! Ata ishin te Midiste! Social-demokratet ose “socialistet demokrate”, sic do t’i quanim duke bere shaka me me finokun prej tyre Skender Gjinushin..
Aty rrotull, ne zyrat Qendrore u krijuan, dhe duke e vendosur veten midis, midis PD-se dhe PS-se, zune vend ne qeverite e tranzicionit dhe ne kujtesen e shqiptareve si Partia qe prodhoi parti me shume se tere partite e tranzicionit!
Te tere burra te mencur e me kulture te qarte ne ate kohe pa kulture, u bene me pas kryetare partish bije te partise bije te trete a te katert (se…ngjajne ca me Republikanet ku gjithashtu u shfaqen e po vazhdojne te duken ne pervjetoret e kujteses, disa pretendente, por ku Godo-ja vetem njerin la trashegimtar, Mehdiun) dhe prej vlages se Partise Fillestare mbeten gjalle edhe sot e kesaj dite!
Gjinushi e Laço u rrefyen me praktiket. Edhe fundin diten ta pranojne duke qeshur lehet lehte. Theo Laço, iu gjend sa here qe duhej Berishes, si Gjinushi ne krye, por i pari deri ne fund, dhe te thuash te drejten, Berisha i shperblen besimtaret e tij, edhe kur ata thjesht bejne sikur besojne tek ai. Mjaft qe i sherbejne! U dergua ambasador edhe ne Rusi, ne vendin e kolegeve te letrave te medha te rusishtes…
Milo, duke i menduar si te verteta edhe sot e kesaj dite komplimentet e njezete e pese e me shume vjeteve me pare, se paku naivisht, besoka se Edi Rama do kete nge te shperblej per aq vota edhe partine e tij?!
A vertete beson profesori i dyte i histroise se shkruar e botuar nje here, se Rama do t’i kushtonte me shume PS dhe Aleances se tij me Europen e Ilir Metes, se emrat e Majkos, Blushit, Finos, Lehgisit, Artes se arte, dhe te tjereve qe Rama i la menjane si fund te nje gjenerate qe pak kohe me pare nuk rrefeu vemendje per te dhe frymen e tij?!
Asnje qindarke, Milo, asnje kacidhe…kaq kushtoni sot, dhe Edi Rama e di fare kete qe ju percjelle, sic do te shpreheshit ju, per ne Kalendat Greke!
Socialdemokracia ne te vertete eshte luks i madh per demokraci te tilla te brishta e fillestare si kjo e shoqerise sone.
Nje dite do te na duhet t’i therrasim serish: natyrisht me emra te tjere, ne nje stad tjeter, me fryme tjeter…
keta tipa e kane kuptuar mire shprehjen; qengji i mire pi dy nena, dersa i ligu gjithe kopene.
Ik mer shko bej poca, lafarak, te paskan lene pa torte ty. I pafytyre, te pakten sa per sy e faqe mos e thuaj me paturpesine me te madhe qe te kane lene pa cope. Yyyt gje e peshtire.
Po pse more Paskal nuk del ne pension dhe merr edhe pensionin edhe ndonje honorar, tek ndonje gazete apo TV.
Nje tufe me injorante i jane sulur prof Paskalit sepse kerkon qe te zbatohet kontrata paraelektorale me PS. Me pak fjale ky Milo me njemije e nje te zeza i duhej PS perpara 23 Qershorit dhe e thirren te bashkohej ne lufte kunder se keqes. Ka 8 vite tjetri qe uluret pro te majtes me argumenta si pak te tjere artikulojne. Ju qe sulmoni Milon nuk beni asgje tjeter pervec se tregoni qe pabesia eshte ulur kembekryq ne Shqiperi. Rama ben mire ti lere pordhet dhe te jete korrekt me ata qe e mbeshteten,nje nder ta eshte pa diskutim Paskal Milo.
Nga komentet me siper, me terhoqi vemendjen:-“Ju qe sulmoni Milon, nuk beni asgje tjeter pervec se tregoni qe pabesia eshte ulur kembekryq ne Shqiperi.” Aleancat parazgjedhore ndertohen mbi disa kushte:- Fitorja nuk eshte TORTE, por PERGJESI para elektoratit qe te voton! Prof.Paskal MILON e njoh nga fund vitet ’60. Ne kete gjysem shekulli Ai ka punuar i perkushtuar ne Fushen e Historise! Ka qene dhe mbetet gjithmone i Majte. Ai titullin Profesor e ka merituar dhe kerkon te marre pergjegjesi te punoje per te Majten. Per fat te keq, keto kohe Fiton “PLESHTI I VELENXES”, qe kaperxen nga nje Krah ne Tjetrin!!!
Paskali ka te drejte,por me nje korigjim:
Torta nuk u nda midis Ps-se dhe LSI-se,por midis miqve te Edi Rames dhe miqve te Ilir Metes.
Socialistet e ndershem nuk kane fituar asgje more zoti Milo. Pa pune ishin,pa pune jane. Ju rrofshin ato vendimet e gjyqeve qe kane fituar dhe i mbajne ne xhepa.
ELEGJITE PER ENVER HOXHEN TE PASKAL MILOS NUK TE JAPIN TORTE PUSHTETI.
Ketij kalemxhiu te Enver Hoxhes i ka mbetur ora ne Kohen e Qepes dhe pa patur asnje merite apo elektorat kerkon si Gjinushi pjese ne torten e pushtetit. Kur degjoi Mbretin e Ryshfetit Ilir Meta qe te vajtonte si kukumjacke pylli per 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes, qe mbollen MYRTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare, kalmexhiu i historise enveriste Paskal Milo u bashkua me vajtimin komunist te LSI-se me shprese se do te prekte ne telat e kujtimeve fanatiket enveriste per te lypur ndonje post ministri nga Edi Rama. Por:
ELEGJITE PER ENVER HOXHEN TE PASKAL MILOS NUK TE JAPIN TORTE PUSHTETI.
Po ky Jovan Bregu paska lene gjurme te thella….