Partia Demokracia Sociale ka mbledhur komitetin drejtues të saj në prag të fillimit të përgatitjeve për zgjedhjet vendore.
Në fjalën e tij, Kryetari i kësaj force , Paskal Milo, tha se PS premtoi para zgjedhjeve marrëveshje bashkëpunimi.
“Mbledhja e sotme po bëhet në rrethana të çuditshme, sepse nuk jemi as në qeveri, as në opozitë. Kemi qënë në opozitë plot tetë vjet, me kontributet tona në të gjitha aksionet opozitare, në protesta, mitingje, studio televizive etj.
PS-ja na propozoi një kontratë që ne e nënshkruam, me gjithë hezitimin që patëm në atë kohë. Fitorja e 23 Qershorit na gëzoi, sepse ishte jo fitorja jonë, por fitorja e shqiptarëve ndaj një regjimi të konsumuar deri në kufijtë më ekstremë.
Por, vërejmë se parlamenti nuk është ai që duhej të ishte dhe reformat e sotme nuk janë ashtu siç duhej të ishin. Reformat duhen kryer me zgjuarsi dhe jo me dhimbje. Pritshmëritë për zgjidhjen e një sërë problemesh kanë pësuar një rënie kritike në opinion, por, zhgënjimi mund të kthehet në një indeferencë politike ose zhgënjim elektoral”, paralajmëroi Milo.

Se jeni njeri koti si ju si partia qe drejtoni dihet.Shkoni e benje edhe ju nje vizit ne Bruksel.
Njeri kot je ti qe ja fut kot. flet si i papergjegjshem. Ne i dhame kialicionit 11 mije vota.
Spiun i ruseve.
A ke marre vesh ndonje spiunllik?
toni shkoder:Me fale se paska shok,po me vjen keq qe paska edhe shkodran.