Paskal Milo: Shqipëria dhe UÇK, prapaskena të historisë

redaktor

Ekskluzive Dita – Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë: UÇK në axhendën diplomatike të Shqipërisë në pranverë-verë 1998. Qëndrimi i Ramiz Alisë dhe mandej i qeverisë së Berishës ndaj luftëtarëve kosovarë dhe roli i Ibrahim Rugovës. Cilët ishin mbështetësit dhe cilët sabotatorët e luftës për çlirimin e Kosovës. Takimi i fshehtë i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë me përfaqësuesit e UÇK-së në Mynih në shkurt 1998

 

Nga Paskal Milo 

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) si faktor ushtarak e politik ka historinë e saj për të cilën është folur e shkruar shumë. Ajo ka zhvilluar edhe diplomacinë e saj, në fillim në kushtet e ilegalitetit nëpër Evropë por duke filluar nga pranvera e vonë e vitit 1998 edhe kontaktet e para publike përmes përfaqësuesve të saj në vënde të ndryshme por edhe në Kosovë.

Për t’i dalë përpara çdo keqkuptimi, termi diplomaci i përdorur në këtë rast ka karakter relativ dhe nënkupton kontakte me përfaqësues të vendeve e qeverive të ndryshme, jo zyrtare, informuese dhe sensibilizuese për gjëndjen në Kosovë, për lirinë e të drejtat e shqiptarëve aty. Kjo është faza e parë e diplomacisë së UÇK. Faza e dytë e saj fillon pas maj-qershorit 1998 kur me iniciativën amerikane fillojnë kontaktet e para për të tërhequr UÇK në procesin e një negociate politike ndërshqiptare në Kosovë për të krijuar një grup të përbashkët negociator për të filluar bisedimet me Beogradin. Kjo fazë ka zgjatur deri në janar 1999.

Faza e tretë e kësaj diplomacie, më e strukturuar dhe e organizuar, më intensive dhe me një platformë të qartë negociuese ishte Konferenca e Rambujesë dhe vijimi i saj në Paris në shkurt – mars 1999  dhe që shënoi një pikë sa kulmore aq edhe kthese në fatin e Kosovës e në luftën e UÇK-së për liri e pavarësi të saj. Faza e katërt u zhvillua në kushtet e luftës, mars – qershor 1999. Ajo u zbatua e tëra jashtë Kosovës, në Evropë e SHBA, me qeveri e në institucione, konferenca e organizata ndërkombëtare. Ishte një kohë e paharrueshme e një shkollë e madhe për udhëheqësit e UÇK-së e për përfaqësuesit e saj që u përgatitën për të nesërmen e çlirimit, për drejtimin e vendit e për marrëdhëniet me jashtë të tij.

Qasja e diplomacisë së UÇK-së ishte revolucionare si vetë lufta e saj, shpesh edhe naive dhe e ndrojtur nga mungesa e përvojës por edhe të kulturës së saj. Në Kosovë kishte edhe një diplomaci tjetër, ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e presidentit Ibrahim Rugova dhe e qeverisë së tij në emigracion. Ndonëse patën të njëjtin objektiv strategjik, pavarësinë e Kosovës, metoda e tyre diplomatike e veprimit ishte e ndryshme. LDK e kërkonte pavarësinë përmes metodës tradicionale pacifiste, përmes sensibilizimit të qeverive, organizmave ndërkombëtare dhe konferencave javore të shtypit në Prishtinë. LDK kishte njerëz më me përvojë, më shumë lidhje me kancelaritë evropiane dhe amerikane, instrumente e mjete financiare.

UÇK në fillim ishte e izoluar e nuk pranohej si aktor në bisedime, por ajo iu imponua tavolinave dhe kancelarive të diplomacisë ndërkombëtare. Jo me diplomatë të përgatitur dhe as me taktika diplomatike të stërholluara, por me diplomacinë e luftës në terren, në Drenicë e Dukagjin, në Llap, në Shalë e kudo tjetër që vepronin njësitë e armatosura të saj. Kjo metodë bëri që ajo të ftohej e të dëgjohej në tavolinat diplomatike edhe atje ku më parë nuk dëshironin dhe nga qeveri e njerëz që nuk e pëlqenin.

Çfarë thashë deri tani është një temë e një studim krahasues më vete, që do të mund të trajtohej më gjërë në një rast tjetër. Po kështu koha nuk na lejon që të marrim në analizë të katër fazat e diplomacisë të UÇK, por do të përqëndrohemi vetëm në fazën e parë të saj, në pranverë të vitit 1998.Dhe këtu nuk do të flasim për embrionet e diplomacisë së UÇK, por për përfaqësimin në një mënyrë ose një tjetër të saj nga diplomacia e shtetit shqiptar që u bë natyrshëm zëdhënës i saj përsa e lejuan koha e rrethanat.

***

UÇK nuk doli as brenda një muaji dhe as brenda një viti si një strukturë e mirorganizuar ushtarake dhe me një hierarki të zgjedhur qendrore. Ndaj edhe shfaqja e saj si një faktor ushtarak në Kosovë erdhi në rritje nga disa aksione lokale të shpërndara e të kryera nga grupe atdhetare kundër njësive policore dhe ushtarake serbe deri në krijimin e shtabit të përgjithshëm të saj. Këto aksione nuk tërhoqën vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, madje nuk u bënë të njohura aq shumë edhe në Shqipëri, ndonëse edhe dëshmorët e parë të UÇK si Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Ardian Krasniqi e të tjerë hynin e dilnin në vënd, qëndronin në Tiranë, në Tropojë, Kukës e Has.

Shteti shqiptar në kohë e në mënyra të ndryshme ka qënë strehë e mbështetje për luftëtarët shqiptarë kundër sundimit serb në Kosovë. Pa u zhytur thellë në histori, disa nga udhëheqësit e ardhshëm të UÇK-së e të strukturave aktuale të shtetit të pavarur të Kosovës që në vitet 80-të të shekullit të kaluar kanë qënë në kontakt me përfaqësitë diplomatike shqiptare nëpër Evropë, por edhe me organe të specializuara të shtetit shqiptar, janë udhëzuar e kanë marrë mbështetje.Në fund të vitit 1990, udhëheqësi komunist Ramiz Alia ka pritur dhe ka biseduar me drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Fazlli Veliu, Xhavit Haliti, Emrush Xhemajli, etj, ndërsa në 24 shkurt 1991 edhe kryetarin e LDK, Ibrahim Rugova.

Fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë i shtoi kontaktet ndërshqiptare mes dy anëve të kufirit dhe shumë shqiptarë nga Kosova , veçanërisht të rinj erdhën në Shqipëri. Në gusht 1991, presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia priti një grup deputetësh të Kuvendit të Kosovës. Në dokumentin arkivor që reflekton këtë vizitë është shënuar një deklaratë e tyre se “po përpiqemi të tregohemi të matur në këtë situatë shumë të vështirë të krijuar, por jemi të përgatitur që dhunës do i përgjigjemi me dhunë”.

Politika zyrtare njohu Republikën e Kosovës, presidentin e saj Ibrahim Rugova dhe qeverinë në emigracion të Bujar Bukoshit. Po në këtë kohë,  tetor – nëntor 1991, me urdhër të Ramiz Alisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Komanda e Akademisë Ushtarake filluan stërvitjen luftarake të dy grupeve shqiptarësh nga Kosova në Surrel, njëri prej të cilëve kishte në krye Adem Jasharin dhe tjetri Zahir Pajazitin. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në prill 1992 e deri në vitin 1996 marrëdhëniet e LDK me Tiranën u intensifikuan dhe në protokollin e shtetit shqiptar, presidenti i Kosovës dhe qeveria Bukoshi kishin një vend kryesor. Atyre iu ofruan mbështetje dhe ministria e mbrojtjes e qeverisë së Kosovës zyrat qëndrore të saj i kishte në Tiranë. Po kështu edhe forcat e armatosura të Republikës së Kosovës krijuan në Shqipëri baza logjistike e stërvitore.

Gjatë këtyre viteve në Shqipëri gjetën strehë e mbështetje edhe veprimtarë të tjerë shqiptarë nga Kosova, studentë e të rinj që hynin e dilnin ilegalisht prej saj ose me banim të përkohshëm në Zvicër, Gjermani, Austri, etj, por që nuk kishin bindjet e LDK. Më tepër ishin anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës ose të bindjeve të majta në përgjithësi. Mes tyre në vitin 1993 Adem Jashari ka ardhur përsëri në Shqipëri.

Qëndrimi dhe veprimtaria e këtyre grupeve ra ndesh me filozofinë dhe politikën pacifiste të I. Rugovës e të LDK. Ato ishin për luftë të armatosur për çlirimin e Kosovës. Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha dhe qeveria shqiptare në vitet 1993-1997 duke mbështetur vetëm Ibrahim Rugovën dhe qasjen e tij të lëvizjes pacifiste në Kosovë nuk i shihnin me sy të mirë aktivitetin e këtyre grupeve. Përmes shërbimeve sekrete të drejtuara nga Bashkim Gazidede u përndoqën dhe u vunë nën presion mjaft anëtarë të LPK dhe disa si Zahir Pajaziti, Ardian Krasniqi, Hashim Thaçi, etj, edhe u burgosën përkohësisht.

Ngjarjet fatkeqe të pranverës 1997 dhe shpërthimi i depove të armëve të ushtrisë shqiptare solli ndër shumë e shumë të këqija edhe një mundësi  për grupet revolucionare të Kosovës për t’u armatosur. Në kushtet e një rënieje thuajse të plotë të shtetit e të një anarkie të pashembullt, shqiptarët nga Kosova grumbulluan sasi të mëdha armatimi dhe krijuan baza logjistike në veri të vëndit nga ku pastaj futeshin armët në Kosovë. Kështu u zgjeruan dhe u armatosën grupe të reja luftarake me emblemën e UÇK në Kosovë.

Ardhja në pushtet e qeverisë së koalicionit të majtë pas zgjedhjeve të qershorit 1997 në Tiranë u prit mirë nga grupet revolucionare të armatosura të UÇK në Kosovë dhe po kështu nga udhëheqja politike e LPK dhe organizatave të tjera të majta. Përfaqësues të tyre tentuan në fund të nëntorit 1997 që të takoheshin me kryeministrin Fatos Nano por nuk iu arrit qëllimit. Kjo tentativë përkoi edhe me daljen e parë publike të përfaqësuesve të UÇK-së në Kosovë. Si përfundim mund të thuhet se deri në fundin e vitit 1997 nuk ka patur asnjë kontakt zyrtar të nivelit të lartë në Tiranë mes qeverisë shqiptare dhe strukturave të veçanta ushtarake apo politike që u shfaqën me emblemën e UÇK-së. Por ka patur takime jo zyrtare e bashkëpunim të fshehtë mbi baza njohjeje personale me funksionarë të lartë në Tiranë, në ministrinë e Mbrojtjes e në atë të Rendit, e pa dyshim me drejtues të shërbimeve sekrete shqiptare. Përmes tyre u garantuan në përgjithësi furnizimet me armatim e municione për në Kosovë.

***

Shfaqja e UÇK-së dhe rritja e aksioneve të saj luftarake në dhjetor 1997 e fillim i janarit 1998 rrezikuan prishjen e një lloj status-quo-je që ishte vendosur në Kosovë midis kërkesave paqësore të Rugovës dhe regjimit policor të Millosheviçit. Por aktiviteti luftarak i UÇK-së kërcënoi të nxirrte jashtë loje e të bënte të pavlerë edhe strategjinë e Grupit të Kontaktit (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia e Rusia) të miratuar në 24 shtator 1997 në New York për të nxitur bisedimet mes Rugovës e Millosheviçit qoftë edhe me ndërmjetës ndërkombëtar, në kërkim të përmirësimit të statusit të Kosovës drejtë një autonomie në fushën e lirive e të drejtave të njeriut, zhvillimit të arsimit e kulturës kombëtare.

Shtetet e Bashkuara dhe pesë vendet e tjera anëtare të Grupit të Kontaktit  e kishin bërë të qartë dhe këtë mesazh ia kishin përcjellë edhe qeverisë shqiptare se statusi i ardhshëm i Kosovës nuk do të ishte as më shumë e as më pak veçse një autonomi e zgjeruar në kufijtë e asaj që kishte ekzistuar në Kushtetutën e RFJ të vitit 1974. Gjithashtu qeveritë e këtyre vendeve njihnin e vlerësonin si udhëheqës politik të shqiptarëve të Kosovës vetëm Ibrahim Rugovën dhe mbështesnin lëvizjen e tij pacifiste. Këtë qëndrim Sekretarja amerikane e Shtetit, Madelene Ollbrajt ia bëri të ditur Fatos Nanos që në takimin e parë në New York në shtator 1997 kur deklaroi se “ne mendojmë se Rugova është një udhëheqës i dobishëm “ dhe se “Kosova duhet të ketë autonomi të gjërë por jo pavarësi”. Këto vlerësime nga shtatori i vitit 1997 e deri në mars të vitit 1998 iu përcollën qeverisë shqiptare nga të gjithë ministrat e jashtëm të qeverive të vendeve të Grupit të Kontaktit.

Deri në nëntor 1997 UÇK-ja apo alternativa radikale e shqiptarëve të Kosovës për të arritur pavarësinë e saj nuk ekzistonte në axhendën diplomatike të Uashingtonit dhe jo e jo në ato të qeverive të vendeve të tjera të Grupit të Kontaktit që ishin të prirura në mënyrë të përshkallëzuar të shihnin një formulë më të thjeshtë zgjidhjeje në krahasim me atë amerikane. Ndaj edhe reagimet e para të qeverive të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit ishin kundërshtuese.

Ambasadori Robert Gelbard, përfaqësuesi i posaçëm i presidentit të SHBA, Bill Klinton dhe i Sekretares së Departamentit të Shtetit, Madelen Ollbrajt për zbatimin e marrëveshjeve të paqes të Dejtonit për Bosnje-Hercegovinën, në 6 janar 1998 në një konferencë shtypi dha vlerësimin dhe paralajmërimin e parë publik për UÇK. Është një grup tha ai, “i cili duhet të jetë shumë i kujdesshëm në çfarë bën dhe çfarë kërkon të bëjë. Ajo po merr mbi vete rrezikun e të etiketuarit organizatë terroriste nga qeveria e SHBA”. Një muaj më vonë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Klaus Kinkel në vizitën e tij në Tiranë, ndërsa deklaroi se “Kosova nuk është çështje e brendshme e Jugosllavisë”, pohoi gjithashtu se “pavarësinë e Kosovës nuk e mbështesim” dhe “as nuk përkrahim lëvizjen separatiste”.

Përballë këtyre paralajmërimeve amerikane dhe evropiane e në situatën e brendshme politike të vendit ende të pastabilizuar, qeveria shqiptare u ndodh në dilemën e orientimit. Ajo nuk kishte zyrtarisht asnjë kontakt me strukturat e UÇK-së e asnjë njohje të drejtuesve të saj, por vetëm njohje periferike të përfaqësuesve të veçantë të LPK në emigracion që qëndronin në Tiranë ose që vinin herë pas here aty. Për të mësuar diçka konkrete e për të krijuar një kontakt, në fund të shkurtit ministri i Jashtëm shqiptar duke shfrytëzuar një vizitë në Mynih u takua në mënyrë jo publike e në orët e vona të natës me një grup përfaqësues të LPK, njëkohësisht edhe të UÇK. Kryesorët ishin Bedri Islami, Fehmi e Ramiz Lladrovci dhe Rexhë Ibërdemaj.

Sekreti në të cilin u organizua ky takim nuk ishte thjeshtë për arsye të sigurisë personale të përfaqësuesve të rëndësishëm të LPK-UÇK-së, por edhe të mos kompromentimit të ministrit të jashtëm e të qeverisë shqiptare në raportet sidomos me qeverinë amerikane që këshillonte distancim, siç i cilësonte ajo nga ekstremistët e terroristët shqiptarë. Katër – pesë ditë më parë, Gelbard pas takimit me Millosheviçin në Beograd e në vijim të aksioneve të UÇK, sidomos në Drenicë, bëri deklaratën më të ashpër kundër saj. Ai tha në qendër të Beogradit se “ne dënojmë shumë fortë veprimet terroriste në Kosovë. UÇK është, pa dyshim një grup terrorist”. Nëse deklarimi i parë i tij në janar në Uashington ishte paralajmërues e kërcënues, deklarata e Beogradit shënoi një cilësim të plotë zyrtar amerikan ndaj UÇK.

Në këto rrethana u zhvillua takimi në Mynih. Aty ministri i jashtëm shqiptar u njoftua për ekzistencën e UÇK-së dhe për vendosmërinë e saj për ta çuar deri në fund luftën e armatosur.Ata kërkuan më shumë mbështetje politike nga qeveria shqiptare si dhe furnizime me armë. Fehmi Lladrovci që më la mbresën e Çe Guevarës të Kosovës,  ishte shumë i informuar se çfarë pritej sepse në përfundim të bisedës ai lëshoi frazën se “keni për të parë se çfarë ka për të ndodhur së shpejti në Kosovë”.

Ajo çfarë ai paralajmëroi duke u gdhirë 28 shkurti ndodhi po atë ditë. Sllobodan Millosheviçi deklaratën e Gelbardit në Beograd në 23 shkurt e interpretoi si dritë jeshile dhe si inkurajim për të sulmuar bazat e UÇK-së në Drenicë e për t’i eleminuar ato. Forcat e policisë speciale e të ushtrisë serbe shpërthyen një ofensivë të madhe e të egër kundër Drenicës duke vrarë e masakruar dhjetra njerëz civilë, gra, fëmijë, pleq e mes tyre edhe luftëtarë të UÇK me në krye Adem Jasharin.

(Botuar në Dita – Vijon)

 

Share This Article
32 Comments
    • E ke gabim Barka. Paskali eshte historian yne me I mire, renditet fill pas Marenglen Verlit dhe Beqir Metes. Eshte nje nga studiuesit me te pelqyer nga jeta intelektuale shqiptare, eshte nje star I histories. Ku ai e ku Vali Duka. .

      • Bre Zike, ç’domethene historian?
        Pse i merr per te verteta ato qe shkruan?
        Paske krijuar edhe liste. Meriton te jeshe ne jurite e talenteve.

        • O Libri, po pse nuk te pelqen ty? Me ler te te them se emrat qe rendita une jane me aktivet sot ne fushen e histories. Do apo nuk do ti. Nuk eshte historia pune librash, qe I shkruajne plot shkaravina kush te munde sot. Historia kerkon fakte, nga arkivat, jo nga kujtimet e degjuara nga gjyshi e gjyshja, apo perralla me niper e mbesa. Mos u merzit o Libra, he xhan, se edhe ti do e kesh vendin ne histori, kur te besh moshen biri im.

          • Historianet ne Shqiperi kane qene mercenare te PKSH dhe pas 1991 e treguan veten se jane te paafte me qellim. Ketu ne universietin e Oslos as si studente nuk futen historianet shqiptare te kallepit Paskalis Millos.Ty jo qe jo nuk te marrin ne komisionet e provimieve te historise.

  • Si cdo here,komunistete shqiptare marrim merita per punen ne te cilen shume pak kane pjese,bashke me lepekistate e tyre qe sot i kemi kryevjedheset e kryeshkaterrueset e Republikes se Kosoves.
    Titulli do te duje te ishte si ndihmuam profiteret e luftes.

  • jo ne 24 por ne 21 shkurt. e priten Ruli, Pashko, Meksi, nga PD dhe Vaid Boriçi e nje tjeter nga MPJ. Nga aeroporti e shpune ne Vilen 4 ku e priste Aliaj.

  • Sa e drejte ishre lufta e Kosoves aq e drejte ishte dhe eshte Kurdhet e Turqise te persekutuar.
    Thuaj qe ishte ne plan amerikan per te ndertuar nje Baze ushtarake dhe per te shkaterruar Serbine d.m.th influencen Ruse,te tjerat jane mashtrime.
    Fundi dihet dhe mos mmm ashtroni veten se gjoja e konsideronte UCK terroriste.
    Pse grupi i kontaktit me Ameriken nuk e zgjidhi problemin e Vorio Epirit per Autonomi te firmosur nga shteti islamik shqipetare?
    Aq sa te drejte kishin Kosivaret nga krimineli Milloshevic,kaq edhe Greket e zbuar nga Kosrandinopoli Smirna,Pontios.
    Por duket qe kete vend me shumice myslimane e duan vetem per percarje.
    Per kete qellim e futen edhe Turqine pushtuese ne Nato.

    • Qirio P. (gabimisht me qellim perdor emrin Pellazg)
      Pse di shqip ti?
      Injorant bujkrob, spiun.
      Epiri nuk ka qene ndonjehere “grek” dhe shteti me emrin “Greqi” u krijua vetem ne vitin 1830.

  • si nuk po shkruan dikush per betejat e luftes
    NC ne luften e dyte boterore .
    ndonji histori mbi aksionet e partizaneve trima

    ose si i afroheshin kotecit te pulave ballistat
    trima etj
    ose
    per luften e per pamvaresi nga shqypnia ,
    e Haxhi Qamiles .
    ose dyndjet ne qytete te shpellareve ,
    rrevolucionin e vandaleve etj etj etj ,
    duke mos e len ket milet shurdh !

    • @!. Nuk shkruajne se historia NCL ka qene nje rrene. Dhe i ka dale era me kohe. Partizanet “trima ” kane luftuar vetem ne tablote e piktoreve. Nuk ka asnje filmim qe ta vertoje ate. Dhe te pakten sikur dhe nje aksion te vetem qe mund te kishin marre kunder gjermaneve ose italianeve

      • Eri ,

        po ti len Partizanet ne Tablot ,
        e te shkrujne per hajdutet trima ballistat !

        e cish dush tej .

        per shpellarin dhe shpellen Demokratike
        me pas dicka me shty diten mileti mo

  • Gabimi i Paskal Milos asht se ai nuk e kupton se ka prendue definitivisht koha e tij.

    Jo vetem sidomos EMIGRANTET SHQIPTAR NE PRENDIM, por edhe vete RINIA E SOTME Ne SHQIPNI jane me nji botkuptim SHUME MA TE PERPARUEM se koha e Paskal Milos

  • Paskal Milo eshte nje nga kryesort qe organizoj hapjen e depove ne Shqioeri.Ky bashk me Gramoz Rucin ,Skender gjinushin,Neritan Ceken e gjith kryesia e PS u vune ne krye te demostruesve qe nje pjes kishin humbur ne firmat piramidale.Po pjesa ma e madhe ishin kontigjent krimit u versulen depove te shtrie.Te gjithve na kujtohen fjal e ktyre drejtusve qe benin thirrje te sheshi Ali Demi ne Tiran e Avni Rustemi ne Vlore me kto fjale.O DJEM RREMBNI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI. Dhe ndodhi ajo qe ndodhi e qe ky mafioz na tregon prralla.

    • Po te flas per ne Fier ku kam qene vet…..depot u hapen me urdher te Berishes,per arsye se tregetia e armeve nuk u shkoi mire.Ne Fier kam qene me nje demokrat qe po ti them emrin te pakten ne Fier e njohin(njihnin) te gjithe dhe ky me tha personalisht mua qe sot do hapen depot e armeve…..dhe me kane treguar per oficeret qe qanin me lot,duke thene qe po beni tradhtine me te madhe qe mund te egzistoj,pasi po sulmoni repartin ushtarak te shtetit shqiptare…..turp me te madh nuk kishte…..nuk kishte mundesi PS te hapte depot,ndersa Sali Berishen keta te PS e binden mos te ikte nga Shqiperia,pasi kish bere gati valixhet per te ikur

  • 2018-TA?PAK DRITE!
    ‘Te puthesh me Milon’ ose ‘Si rruar qethur’!
    ————-
    Pa u marre me Belulin Paskal,qe eshte nder kreret qe duhet ti nenshtrohet VETTING-ut e ne 24 kreret e pare te gjyqit te Hages per shperberjen e shtetit shqipetar e restaurimin e xhihadit pyetja e òdo shqipetari ,jo ‘koke palari’ apo Zagari te dizinformacionit eshte:
    ‘PAS 20 VJETESH E PAS NJE LUFTE KU U DERDH GJAK PER LIRI POPULLI I KOSOVES Ç’FARE FITOI!?
    A mund te behet paralelizem midis te drejtave e lirive ne kohen e ish Jugosllavise me ato sot duke perjashtuar periudhen e Millosheviçit ne Kosove e Milove ne ish Shqiperi!?

    Pak drite!Qe te kuptojne ‘koke palaret’ dhe koqevaret se shqipetaret dhe kosovaret per me shume se çerek shekulli ‘kerkuan lesh e dolen te rruar’ duhet ti referohemi nje thenjeje te shkrimtarit te madh gjerman SHILER:’Revolucionet i bejne popujt,i udheheq inteligjenca e i fiton delinguenca”!
    Ndersa ne nje barcalete te viteve ’70 kur parku i madh i automjeteve te Elbasanit me targa ‘EL’ u nda dhe u krijua parku i Librazhdit me targa ‘LB'(Bej paralelizem Jugosllavija me Kosoven’,Librazhdjotet e Balles mburreshin qe ja arritem te shkeputemi nga Elbasani dhe nje Elbasanlli ja ktheu :’Ju namoret vetem Lesht’ e Bythes(LB)!

    Pak drite !Qe ta marre vesh gjith Bota mbare luften heroike te asaj pjese te kosovareve per liri e pavaresi jo vetem nuk e mbeshteti gjithe populli i kosoves por as ai i Shqiperise e kjo tregon per fatin e KEQ karakterin BASTARD brenda VLLAZERISE nder shekuj ku me teper respektojme te HUAJIN se VETVEHTEN dhe per kete ka shume thenje te burrave te mençur shqipetare deri tek ajo:UNE NUK DUA ASGJE MJAFTON QE DHE VELLAJT MOS I JAPESH GJE!
    Kjo ndodhi me kosovaret e ‘Ibrahimit’ nipit te Xhafer Deves pasardhesve te divizionit SS ‘Skenderbeu’ qe bashkepunuan me fashizmin qe nen teorite ‘Paçifiste’ i ferkonin KOQET Millosheviçit kur vellezerit e nje gjaku derdhnin GJAK.Kjo ndodhi dhe me vellezerit e ‘medhenj’ por dhendurre SERBE te ashtuquajtur SALISJANE dje paramilitare fashiste me pardesy te bardha sot XHIHADISTE paramilitare e kamikaze 28 vjet te divizionit HAJDARI!

    Pak drite!Fillimisht edhe SHBA-te e mbi te gjithe Europa KURVE duke na njohur mire si POPULL e si karakter ne maredhenjet ‘VELLAZERORE’ jo vetem perkrahen REGJIMIN e Millosheviçit por edhe e PROPOGANDUAN tere veproimtarine e represionet ndaj shqipetareve te DREJTE dhe LEGJITIME nderkohe qe shqipetaret e kosoves e ato te Shqiperise ‘HANIN KOKEN E NJERI TJETRIT’ si kane bere gjithe jeten e vazhdojne edhe sot -Koke Turku per te huajt ndersa ‘Inteligjenca’ ‘Eshte puthur me MILON’!

    Pak drite!Ta marin vesh ‘koke palaret’ se ne luften e KOSOVAREVE per liri e pavaresi shtetit ‘meme’ apo shqipetar ‘Jakish marre ferra uraten’ kish 8 vjet dhe ne krye te antishtetit ishin qeverri KUJSLINGE te drejtuara nga AGJENTE te tere agjenturave kryesisht SERBE nga dhendurri BERISHA doktori i ish Bllokut e Nanot apo Meksat te lidhura per koqesh nga agjenturat e lobizmi grek !

    Pak drite!Qe ta marre vesh Bota mbare qe perjashu pjese se popullsise shqipetare qe priten e strehuan e ndoshta edhe ‘ndihmuan’ refugjatet ish fale MIKPROITJES e jo KREREVE KUJSLINGE ne pushtet kur ne fakt nuk egzistonte SHTET!
    Kaqe te lidhura me INTERESA shume paleshe ka qene dhe vazhdon te jete EUROPA dhe pse jo dhe Amerika me SERBINE jo vetem ekonomike por edhe gjeopolitike qe kush ka patur sy e veshe e tru ne koke e kuptonte nga tere PROPOGANDA me te gjitha mjetet audiovizive te shteteve te Europes ku ne çdo emision televiziv ishin te FTUAR çdo dite ambasadoret Jugosllave qe ‘MBRONIN’ te drejten e luftes e gjenocidit ndaj ‘irredentisteve’ kosovare!?
    Tragjikisht e fatkeqesisht duhet pranuar qe ambasadori Jugosllav me origjine Malazeze ish per tu ‘ADMIRUAR’ nga pikepamja profesionale intelektuale e diplomatike ne ‘MBROJTJEN’ e te drejtave te shtetit te tij nderkohe qe ‘ambasadoret’ sKipetare salisjane ishin fshehur e vidhnin neper supermarkatat e gjithe Botes apo ishin puthur me MILON!

    Pak drite!Faki qe shtetet e Europes e priten pas ‘PILAFIT’ ish ‘presidentin’ kukull apo kujsling IBRAHIMIN si nje qen bastard e as i dhane as ‘azil politik’ nuk ka nevoje per shume komente e shtrydhen si LIMON dhe e hodhen si hidhen tere agjentet e zagaret mbasi nuk u sherbejne dot me padroneve!

    P.S -Pyetjes se pas 28 vjetesh kush eshte ‘BILANÇI’ ‘Plus’ ‘minus’ midis periudhes se Titos e Jugosllavese e SOT per popullin e Kosoves duke marre parasysh te ‘DREJTAT’ humane ekonomike sociale politike e tjera u takon intelektualeve kosovare ta bejne e veçanerisht atij BREZI qe i ka jetuar te dyja periudhat!
    Personalisht mendoj se nje popull qe pas 20 vjetesh jeton me ANKTHIN e se nesermes per te mbijetuar e nuk ka BUKE nuk mund te jete i LIRE!
    Te jete vertetuar edhe ne Kosove ajo qe u vertetua ne ish Shqiperi sa i takon thenies se SHILER:’Revolucionet i bejne popujt i udheheq inteligjenca e fiton DELINGUENCA!!??
    Ne kohen e mareshallit Tito ‘levizje e lire’ e kosovareve me te drejtequhej ‘gjenocid titist’ po sot pse propogandohet nga qeverrite kujslinge sKipetare!?

  • Ik o katunari Paskal Milo dhe vajto si kukumjacke Enver Hoxhen,

    sepse:

    NUK TE KA MBETUR TE BESH GJE TJETER SI HISTORIAN I PARTISE SE PUNES.

  • Letra e famshme e XHORXH BUSH I dërgu Beogradit që nëseushtria përdor forcë në Kosovë USA dotë ndërhyn qoftë edhe unirateralisht nuk u shfrytëzu nga liderët e partive politike të Kosovës degjeneroi gjendja populli të vetmen derë e pa largimin biblik nga Kosova vendi mbeti pa rini Kosova erdhi në breg të varrit Gjermania filloj rikthimin me dhunë të azilantëve kështu që e vetmja zhgjidhje ju mbeti lufta

  • Paskal Milo ka shkruajtur gjera interesante dhe krejtesisht te verteta. Kjo eshte historia e UCK-se dhe çlirimit te Kosoves. Keto jane fakte historike qe vetem disa fanatike dhe idiote nuk i njohin ose nuk i pranojne.

  • dita çojeni shkrim analizen e gramshit ne kopertine si gjithmon e jo mes analfabetesh e tifozerije qe luftojne me drona si ballist morina…….

  • PRAPASKENA TE HISTORISE ??
    SA BUDALLENJ ATA QE VENE KETE TITULL BOMBASTIK ?
    ____________________________________
    Nuk ka ngjare ne historine e kombeve qe nga viti 0001 kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi pas 1992 qe nje nga kombet me te lavdishem dhe me te persekutuarit te historise ti behen jo vetem prapa skena por dhe PARASKENA…pra hapur fare greku & serbi i mbeshtetur here hapur dhe here fshehur nga miqte dhe armiqta tane qe sot kemi arritur te kemi dy vilajete si te kohes se Turqise…
    1-VILAJETIN E TIRANES
    2-VILAJETIN E PRISHTINES
    ____________________________________
    Ky Paskal Milo duhet te jape llogari para shqiptareve (bashke me NANO-META-MAJKO) per deklaraten e tij kriminale kur para dy muajsh deklaroi:
    AMBASADORI AMERIKAN-GJERMAN-ITALIAN nuk na lejuan te arrestonim Salibishen per krimin e 14 shtatorit..
    PSE JU MILO- NANO-META-MAJKO (3M1N) nuk zbatuat verdiktin e popullit per arrestimin e perbindeshit viqidolit por u shurruat para ketyre “delete” xhambasdore?
    .PSE TI TRADHETARI DHE SPURDHJAKU MILO EDHE NUK JA U MBA SUMA TI KUNDERVIHENI INVAZIONIT DIPLLOMATIK NDAJ SHQIPERISE…POR JENI BERE KANIBALE ME ENVER HOXHEN QE JU SHKERDHENTE NENE KETYRE XHAMBASADOREVE ? QE E MERITONIN DJE DHE SOT..
    ____________________________________
    PSE TI TRADHETARI DHE SPURDHJAKU MILO PO NA TREGON BARCALETA ME PRAPASKENA KU PARA SYVE TANE…..NEN SHURDHERINE DHE MEMECERINE E
    NATO-S U KRYE NJE NGA TRADHETITE ME TE NDYRA NE HISTORINE E SHQIPERISE DUKE TALLUR LESHTE ME NE VETE EURO-AMERIKA DHE NATO QE NGA NJERA ANE BENIN EMBARGO NGA ANA TJETER I DHANE MILJARDA BERISHES TYRE..
    ***

    ……….
    BERISHOVIQ-MILLOSHEVIQ..
    PARASKENA TE HISTORISE

    Kondrabanda e naftës SERBerisha-Millosheviç, ja si funksionoi firma “Shqiponja-PD” në vitet 1993-1996

    PD dhe pushteti “SERBerisha” ka si aktivitet historik antishqiptar trafikun e karburanteve dhe armëve me Serbinë

    Nëse ka një “damkë” që nuk mund të “pastrohet” kurrë në historinë politike e qeverisëse të PD, të Sali Berishës dhe pushtetit të tij të viteve 1992-1996, kjo është shkelja e embargos së OKB ndaj Serbisë së Millosheviçit, me urdhër të Sali Berishës, në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barabar kundër popujve të federatës, veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës. Me këtë akt anti ligjor, anti-OKB e antikombëtar, Sali Berisha dëshmoi përfundimisht me prova konkrete se si dhëndër serb, ishte edhe një misionar pro serb. Ndërkohë që regjimi i Millosheviçit vazhdonte të derdhte gjak shqiptarësh në Kosovë, Sali Berisha, nëpërmjet SHIK dhe mafies rajonale, kishte angazhuar dhe aktivizuar gjithë struktura e shtetit që komandonte, për të furnizuar regjimin e Millosheviçit me karburante, armë e municione, ndërkohë që OKB, NATO e SHBA i kishin vendosur regjimit gjakatar serb, embargo edhe për furnizim me “ujë”.
    Berisha krijoi firmën trafikuese “Shqiponja”, ja stafi i kupolës së PD
    Për të kryer këtë shërbim ndaj Serbisë e kundër OKB dhe NATO-s dhe për të maskuar krimin e trafikut të armëve e kontrabandës së karburanteve, antishqiptari Sali Berisha, krijoi një firmë tregtare import-eksporti, të quajtur “Shqiponja-PD”, me pronare PD. Thyerja e embargos së OKB, në harkun kohor të viteve ‘93-‘96, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me bekimin e ish-Presidentit Sali Berisha, ishte një moment i artë i cili nuk u shfrytëzua vetëm nga trafikantët tregtarë privatë në fushën e kontrabandës së karburanteve, por masivisht nga vetë Partia Demokratike, nëpërmjet firmës së saj tregtare “Shqiponja-PD”.
    .
    Partia Demokratike kishte 100% të aksioneve të kësaj firme. Zyrtarisht,
    Drejtor i Përgjithshëm i firmës trafikuese “Shqiponja-PD”, u emërua kreu i PD Tritan Shehu.
    .Administrator u emërua Genc Pollo.
    . Kryetar bordi ishte Sali Berisha.
    .
    Drejtor Ekonomik ishte Blerim Çela.
    .
    Drejtor marketingu ishin Ali Spahia e Ali Kazazi.
    .
    Koordinator me tregun Serb për eksportin e karburanteve, armëve e municioneve ishte Pjetër Arbnori.
    .
    Drejtues ushtarak i kësaj firme, që siguronte ecurinë e trafikut ishte Safet Zhulali.
    .
    Drejtor finance ishte Genc Ruli.
    .
    .Drejtues i sigurisë rrugore të mjeteve që trafikonin, ishte Agim Shehu.
    .
    Shef auditi ishte Ritvan Bode, njëherazi edhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave e më pas ministër i Financave.
    .
    Ndërsa Drejtor i Përgjithshëm i stafit të firmës “Shqiponja-PD” që kontrollonte dhe menaxhonte veprimtarinë e kësaj firme ishte shefi i SHIK, Bashkim Gazidede.
    .
    Kjo firmë u ngrit dhe nisi aktivitetin me urgjencë, pikërisht në momentin kur Serbia u izolua nga SHBA, OKB e NATO, për shkak të krimit njerëzor e gjenocidit masiv, që nisi dhe po vazhdonte kundër popujve federativ që përbënin ish-Jugosllavinë. Firma “Shqiponja” Me rritjen e kërkesës për naftë në tregun shqiptarë, duke qenë se sasia dërrmuese e saj shitej kontrabandë në Mal të Zi, drejtuesit më të lartë të PD në vitin ’93 vendosën të themelojnë firmën “Shqiponja”, e cila fillimisht, sipas akt-themelimit kishte si objekt vetëm eksportin e naftës drejt ish-Jugosllavisë, me afat nisje vitin 1993 dhe për një periudhë mbi 10 vjet. Por që aktiviteti i saj u ndërpre në dhjetor 1996, për shkak të rënies së PD nga pushteti i piramidave.
    Veprimtaria trafikuese antikombëtare e firmës “Shqiponja-PD”
    Në bazë të “Ligjit për Partitë”, subjektet politike kishin të drejtë të krijonin shoqëri tregtare, me arsyetimin për të forcuar financat. Krerët e PD shfrytëzuan paratë që jepte buxheti i shtetit për financimin e partive politike në vend si kapital fillestar për themelimin e firmës “Shqiponja”. Ndonëse firma “Shqiponja” nuk u mor drejtpërsëdrejti me transportin e naftës nëpër rrugët e veriut të Shqipërisë, ku ishte instaluar edhe arteria kryesore e kontrabandës së naftës me Malin e Zi, ajo që nga Porti i Durrësit shërbeu si një nga furnitorët kryesore me karburante të tregtarëve më të vegjël, të cilët më pas i kalonin karburantet kontrabandë në Mal të Zi. Sipas dëshmive të ish-zyrtarëve më të lartë të PD, karburantet në Portin e Durrësit silleshin për llogari të firmës “Shqiponja-PD” nga një firmë angleze. Furnizimi me karburante nga kompania angleze bëhej thuajse një herë në dy muaj. Pasi karburantet depozitoheshin në disa tankera të mëdhenj në Portin e Durrësit, të cilat ishin në llogari të firmës “Shqiponja”, fillonte më pas shpërndarja e sasisë tek tregtarët shqiptarë të cilët ishin licensuar për tregtinë e naftës. Në fillimet e veta firma “Shqiponja” arrinte të furnizonte ndjeshëm dhe në sasi të mëdha tregun shqiptarë me karburante. Kjo jo vetëm për shkak të infrastrukturës që kjo firmë kishte ngritur, por edhe për faktin, se duke qenë se PD ishte në pushtet absolut, firma trafikuese mafioze “Shqiponja-PD” me kryetar bordi Sali Berishën dhe me staf drejtues kupolën e PD, kishte një seri favoresh nga organet shtetërore përsa i përket lejimit të trafikimit të karburanteve, hapjes së portave të importit, liria e transportit në territorin shqiptar dhe eksporti të pakontrolluar në kufi e karburanteve kontrabandë, mos pagesa dhe mos kontrollet tatimore e fiskale, shpejtësia e kryerjes së veprimeve doganore, mbështetja e këtij trafiku me siguri prej policisë, ushtrisë dhe SHIK. Krijimi i firmës “Shqiponja-PD” prej Sali Berishës dhe Millosheviçit në marrëveshje të fshehtë për trafikun e karburanteve e armëve, me drejtues krerët më të lartë të shtetit e pushtetit shqiptar, u bë në momentin kur Serbia e Millosheviçit ishte në krizë edhe për një pikë naftë, karabina e për një copë fishekë, prej embargos që i kishte vendor OKB, NATO e SHBA, si kusht për të ndalur gjenocidin ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, gjenocid që ushtrohej barbarisht e kriminalisht edhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
    Si realizohej kontrabanda dhe çfarë roli kishte qeveria?

    Në vitet 1993-1996, autobotet me naftë, mazut, benzol, benzinë e vajgur special për avionët, ose ndryshe me “kerazinë”, vinin çdo javë në “karavanë” prej 17-18 automjete në naftë. Ato ngarkoheshin në Greqi dhe mbasi ndërronin dokumentet dhe mjetet në Bullgari, nëpërmjet Maqedonisë futeshin në Qafe-Thanë, bënin “një xhiro-hyrje dal;je formale në Shqipëri me dokumente false dhe shkonin drejt Serbisë. Kjo “linjë” bëhej prej 3 vitesh, pa pushim asnjë ditë. Këto autobote, kishin drejtues bullgarë, grekë, malazezë, kosovarë e maqedonas, por që komunikonin saktësisht në gjuhën e doganës tonë. por ata për garanci komunikimi, në çdo mjet e në çdo rrugë qarkullimi, shoqëroheshin nga shqiptar, të cilët në fakt ishin oficerë të SHIK-ut, të autorizuar me leje speciale prej qeverisë shqiptare, policisë shqiptare dhe sidomos me “autorizim special” të firmosur nga kryeshikasi Bashkim Gazidede.
    ..
    Shenim;
    Ky koment behet ne respekt te komentuesit” Gramshi”
    komentet e te cilit kane vetem nje kuptim:
    POSHTRIMI NGA MIQTE
    QENKA ME I RENDE SE
    PUSHTIMI NGA ARMIQTE.

  • Po ju prishet varret e partizaneve shqiptar, na flitni per per …uck-ra . I pame e i kuptuam c’ishin uck -et . Pjese e ish ushtrise jugosllave, qe ne kuadrin e nje c’ballancimi te plote te forcave politike e ushtarake ne bote, ne favor dhe nen dirigjimin e usa-s, shmangen zgjidhjet paqesore ne rajonin e ballkanit, ne interesin e usa-s, me zevendesimin e saj me urrejtje dhe dhune, qe solli kete situate tragjike dhe korruptive, ne te gjitha fushat, per kombin shqiptar, kudo qe ndodhet .

    • Urrejtje dhe dhune mor qen kane ushtruar serbet dhe greket ndaj shqiptareve gjate ketyre 200 vjeteve te fundit. Dhe shqiptaret jane me fat qe interesat e tyre puqen me ato te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ndryshe Shqiperia e sotme e drobitur sa s’ka me do te ishte zhdukur fare nga faqja e dheut. Zgjidhja paqesore me serbet dhe greket e tu do te ishte nje Shqiperi nga Mati deri ne Shkumbin. Pjesa tjeter Serbise dhe Greqise. Race e keqe.

  • Se Ibrahim Rugoven e kishin zgjedhur per t’i realizuar projektet anti shqiptare te Serbise, nuk ka me asnje dyshim… Kete e verteton mese miri thenia e zonj. Ollbrajt, qe thote: “…Gjithashtu qeveritë e këtyre vendeve njihnin e vlerësonin si udhëheqës politik të shqiptarëve të Kosovës vetëm Ibrahim Rugovën dhe mbështesnin lëvizjen e tij pacifiste. Këtë qëndrim Sekretarja amerikane e Shtetit, Madelene Ollbrajt ia bëri të ditur Fatos Nanos që në takimin e parë në New York në shtator 1997 kur deklaroi se “ne mendojmë se Rugova është një udhëheqës i dobishëm” dhe se “Kosova duhet të ketë autonomi të gjërë por jo pavarësi”. Kjo tregon se Rugova ishte nje investim serb e i “shqiptarve” te Titos, qe Kosova ta fitoje pavaresine ndaj Shqiperise dhe afrimin ndaj Serbise fashiste te Millosheviqit.l…
    Po, a e di Paskali dhe shteti shqiptar se qendrat me anti shqiptare ne Evrope kane qene dhe jane “patriotet” dhe “shqiptaret” e LDK dhe te parive tjera te shkaperderdhura neper Evrope e bote si zogjte e qyqeve…
    Shteti shqiptar dhe historianet shqiptare duhet ta thone te verteten se luften e UÇK e kane bere dhe organizuar enveristet dhe te tjeret jane vetem tradhtare dhe shantazhues te asaj lufte titanike shqiptare, qofshin ata ne Tirane, Prishtine, Shkup, Podgorice a tjeterkund… UÇK nuk ka luftuar per, siç thoni ju “Pavaresine e Kosoves” por ka luftuar per bashkim kombetar dhe liri te shqiptarve…

    DRENICA E KUQE

    • Ibrahim Rugova u imponu nga njē shtres gjoja intelektual të qarkut te Prishtininës mase 80% vinin nga fakulteti ma i dobëti në botë nga ai filozofik si dhe nga ish antar të LKJ dhe ishë udhëheqës të kosovës pasi i hudhi Millosheviqi në rrugë LDK u pat mendu si gjithë popullore çka edhe futja e të burgosurve politik aty e pati atë qëllim por me kohë gjedja ishte për ditë e ma keq për shqiptarët demostrimi dhe protestat paqësore nuk përkraheshin ku u kalu në pacifizëm total dhe në lëshimin e deklaratave të friksimit me të madhe të popullit se ushtria serbo sllave është e dyta në Europë nëse fillon konflikt për dy orë na çfarosin ka për tu ba masakër e tmershme populli filloi të ftohet si zgjidhje i mbeti bredhja rrugëve të botës ku azyl-hajmet e çdo shteti në Europë u stërmbushën me shqiptarë ky ishte vetëm një segment i damit të Kosovës të shkaktuara nga partitë SPS-Serbi LDK Kosovë dhe PD Shipëri qka e dëshmuan ngjarjet historike

    • ” Drenica e Kuqe ” drejtè e bukur e ke thènè: Tè pèrshèndes e tè priftè e mbara ! Paskali thotè nè njè pikè qè : LDK e kèrkonte pavarsinè nèpèrmjet metodès tradicionale paqifiste ?! Pèr shqipètarèt e vèrtetè, metoda tradicionale èshtè ajo e luftès. Liria nuk dhurohet por fitohet me armè nè dorè. Qè nga Skènderbeu e mè pas shqipètarèt pèr traditè kanè rrokur armèt, kètè na e verteton historia e shkruar pèr Zenel Gjolekèn, Sulejman Vokshin, Idris Seferin, Ded Gjoluli, Azem Galica etj etj. Ndèrsa metoda tradicionale e paqes, èshtè diçka e lidhur me indianèt, tè cilèn Milo e di shumè mè mirè. Rugova pèrbèn njè rast krejt tè veçantè nè historinè shqipètare. Metoda e tijè paqifiste pèrbènte njè shteg tè ngushtè nè rrugèn drejt Pavarsisè sè Kosovès. Gjèja mè ideale pèr shqipètarèt e Dardanisè do tè ishte lufta e organizuar masive e tè gjithè njerèzve tè aftè pèr luftè dhe nè koordinim tè plotè me luftèn e popujve tè tjerè tè ish Jugosllavisè. Pèrse nuk ndodhi njè gjè e tillè ? Kètè duhej tè thoshte zoti Paskal ! Ose tjetèr gjè qè duhej tè sqaronte Milo, LPK dhe transformimi i sajè nè UçK pèrbèhej nga e njèjta bèrthamè organizative apo pati ndryshime dhe ndèrhyrje nga elementè disi tè panjohur tè tipit tè “urithave’ pèr qèllime tè largèta politike…??? Si èshtè e mundur qè shtetet e fuqishme pèr tre muaj, ja hoqèn nga kthetrat serbisè Kosovèn dhe sot pas afro njèzet vjetèsh, serbia ende qèndron si njè re e zezè mbi qiellin e Kosovès ? Edhe kèsajè duhej ti pèrgjigjej zoti Milo. Kur u coptuan tokat shqipètare nè Berlin dhe nè Londèr nuk ju kèrkuan leje shqipètarève, nè njè kohè qè shqipètarèt nuk kishin sulmuar askènd. Pèrse sot kèta shtete pèrdorin metoda dipllomatike me njè shtet e popull kriminel qè pèr njè shekull ka gjakosur shqipètarèt dhe njè dekadè gjithè Ballkanin ? Dhe kètè duhet tè na e sqaronte zoti Milo si historian dhe ish min. i Jashtèm i Shqipèrisè. UçK èshtè e Lavdishme dhe pèrbèn bazèn e Pavarsisè tè tjerat janè alternativa qè mè sè shumti i kanè shèrbyer qèllimeve tè huaj se sa faktorit vendas.

  • Nuk e kam dyshimin më të vogël, se Profesori i din arsyet pse nuk ka përmendur me as edhe një fjalë të vetme, punën e një subjekti të fuqishëm dhe të disiplinuar çlirimtar. E kam fjalën për punën e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, për të cilën nuk mund te thotë se nuk ka patur njohuri. Unë, një ish pjesëtar aktiv i LKÇK-së dhe UÇK-s, dua t’ia përkujtojë profesorit Milo, se ka patur kontakte të rregullta me Përfaqësuesin Politik Legal i LKÇK Jashtë Trojeve të Okupuara, me seli në Tiranë.
    Veç kësaj, profesorit, me siguri do të duhej t’i kujtohej gazeta e përmuajshme “Çlirimi” e cila përgatitej dhe shtypej në kushtet e ilegalitetit, brenda Trojeve të Okupuara dhe dërgohej edhe në selinë e PSD, kuadër drejtues i të cilës ishte, si dhe komunikatat e shpeshta, gati javore të LKÇK, të cilat publikoheshin edhe në shtypin e Shqipërisë Londineze.
    Shih. Përmbledhje artikujsh nga gazeta “Çlirimi” (korrik 1993-shkurt 1996 dhe mars 1996-gusht 1998), botuar nga Euro-Rilindja, nëntor 1998, Tiranë.
    LKÇK nuk e ka paguar me lek, as edhe një shqiptar për mbështetjen e punëve për organizimin e njësive çlirimtare në trojet e okupuara. Andaj, nuk është vështirë të kuptohet një e vërtetë e hidhur, pse një intelektual i kalibrit të profesor Milos, për një çështje madhore, siç ishte organizimi, zhvillimi dhe përfundimi i luftës çlirimtare në trojet e pushtuara shqiptare, shpërndan deklarata sipas porosisë!
    Profesor, po ta them miqësisht! Këtë duhet ta kuptosh drejt, mirë dhe përfundimisht, ti dhe të gjithë ata që sipas interesave meskine, pështjellojnë përpjekjet e çlirimtarëve të orëve të para, deri në përbuzje, se nuk është larg dita kur do te dalin për sheshi të gjitha hilet dhe paudhësitë tjera, të cilat iu bënë luftës të UÇK-s në viset e pushtuara shqiptare.

  • Kesaj UCK – s i rren mendja se cliruan Kosoven ?! Pika…
    Po te ishte per keta te fotografise Kosova edhe per nje
    mije vjet do te ishte nen thundrren e serbit….! Por fale 19
    shteteve te botes qe me ne fund,Amerika e Klintonit,An-
    glia e Toni Blerit…..etj. do te merrnin vendimin e famshem
    per te sulmuar mbeturinen e Jugoslkavise. ” Qoftet” e le-
    shuara mbi koken e Milloshevicit bene ate qe sot Kosova
    te jete e lire dhe relativisht e pavarur. Sigurisht UCK. beri
    ate luften ne miniature por kjo nuk do te thote qe sot kjo
    force te valavite flamurin e fitores dhe te krekoset se
    beri luften e ” Madhe Patriotike” ! Kete te fundit e bene 19
    shtetet e NATOS ,me ne krye Klarkun.
    Nje anekdote per humor e kuriozitet: Gjate “pelegrinazhit te tij , Donkishotit i dilnin perpara shume fshatare dhe i
    ankoheshin per padrejtesite qe i beni agallaret e sundim-
    taret e X – zones dhe Donkishoti i therriste keta dhe i
    kritikonte,bile duke i goditur edhe me shkop,apo dajak,
    sic e themi edhe ne. Agai apo sundimtari,kthente koken
    nga akuzuesi dhe me ze te ulet qe te mos e degjonte
    Donkishoti i thoshte: “Dale,dale ..,sa te iki ky zoteria dhe
    ta tregoj une Ty . Dhe sapo largohej, Donkishoti, agai
    merrte nje hu dhe e bente per vdekje ankuesin. Moralin
    e kesaj anekdote cilido mund ta gjeje vete. Thone qe ne
    luften e Barmashit ,partizanet bene prite. Dhe pasi vrane
    disa gjermane, te numuruar mbase me gishtat e nje dore,
    krisen e iken ne pyell. Gjermani hyri ne fshat dhe beri
    kerdine,dogji e vrau tere fashatin. Hajt e gjeje Ti tani kush
    e pati fajin ?! Nga ndonje here gjykimi eshte relativ. Any
    Way !!!

  • BALLE PERBALLE ME GELLBARTIN NE HOLLIN E KONGRESIT AMERIKAN

    Naim Balidemaj e beri te flase vetmevete. E bukosi ndersa Bukoshi i futi kahun dhe larguan me bisht ne shale …
    Lexoni ne shume neser

  • SI GJITHNJE I SAKTE ERUDIT … PROESOR MILO !

    Profesor prej verteti jo Plepash !
    Eshte kenaqesi te lexosh analizat tuaja te persosura, faktet sikur te kishin ndodhur sot, te vertetat si kristali vetem mbi bazen e se vertetes e jo te antiparimit cka do te fitoj po te mashtroj !
    Je nje nga te vetmit shkemcetare, superakademike pa kete titull qe as u shite e as bleve as ne diktature as ne demokrature, as ne barbari e as ne Salikraci !
    Respekt e nderim !
    Aferim Prof. Paskal Milo !

  • — Zoti Paskal , ka hapur nje teme, me sa kujtoj perkon me muajin Mars , muajin e fillimit te sulmeve te NATO PER CLIRIMIN E KOSOVES
    — Por ne te njejten kohe , me DUKET SI NJE ”TEME E KODUAR” ME ADRESIM PER TJETER KEND , qe i perket zhvillimeve te ardheshme…… [ kerkoj ndjes ,qofsha. i gabuar per kete hamendesi]
    — Duke vleresuar z . Paskal si njeri te kenduar dhe titullin terheqes te shkrimit, kerkova mos gjeja skena dhe prapa skena EDHE per disa ngjarje madhore, qe mendoj se ndodhija e tyre , ka lidhje edhe me luften per clirimin e Kosoves ,[ ose mund te jene perdorur si pretekste te lidhura e fshehura prapa saj. ]
    —— P.sh. — Menyra e shkaterrimit te USHTRIS SHQIPTARE, a ka lidhje me skenat e prapaskenat e……
    —- Krijimi dhe menyra e mbylljes FAJDEVE a ka lidhje gjithashtu edhe me menyren e shkaterrimitbte ushtris apo lobimet per luften ……
    —– Lulzimi KONTRABANDES dhe KORRUPSIONIT ne ato fillime a lidhej me krijimin e fajdeve dhe pastrimin e parave .qe do levroheshin per qellime te caktuara……..
    —– SHKATERRIMI TOTAL I SHTETIT SHQIPTAR , TEORIJA E ”ZEROS ” dhe e ”TERAPIS SHOK” a eshte pjese e leshimeve, kulisave dhe premtimeve,, skenave dhe prapaskenave duke filluar ne radhe te pare nga FQINJET, NE VECANTI AI JUGOR…. ………ect
    Tomor Voda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *