Paskemi qenë popull me halle…

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Para disa vitesh, afër Ministrisë së Drejtësisë u hap një zyrë private punësimi për jashtë. Aty aplikoje dhe paguaje nga 10 deri 100 mijë lekë të vjetra për t’u punësuar në shtete të ndryshme. Nga jashtë dukej sikur ishte një vend i shenjtë për të kërkuar fatin. Tani pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” është hapur një zyrë punësimi për në Emiratet Arabe, me të njëjtat kritere, por duhet të aplikosh 2 herë. Ndërkohë në zyrën e familjes rozë regjistrohen dhe luten çdo ditë me dhjetëra qytetarë të papunë. Zyrë që merret vetëm me punësim në biznese private. Por nuk kemi dëgjuar dhe parë të punësohet njeri. Përse kjo zyrë që mbështetet nga qeveria e re nuk i drejton njerëzit tek kjo firmë që garanton punësim në shumë procese, ndërtim, bujqësi etj.? Paskemi qenë popull me halle. Ndonjë ditë do na dalin dhe ambasada private për të dhënë viza.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *