Pasoja e Brexit

Elton Tafaruci

Në mëshirë të fatit, pa udhëheqje dhe e ndarë, Britania provoi shijen e parë të jetës së shkëputur nga Europa

Fushata për t’u larguar nga BE-ja vazhdimisht i bënte thirrje Britanisë për të marrë kontrollin. Tashmë u bënë më shumë se dy javë që nga vota ngushtësisht e prirur pro daljes dhe vendi rrallë është dukur kaq jashtë binarëve, shkruan The Economist.

Kryeministri ka njoftuar dorëheqjen e tij. Lideri i opozitës po përpiqet t’i mbijetoi një grushti. Paundi ra në nivelet më të ulta kundrejt dollarit në 31 vitet e fundit dhe shumë nga bankat humbën një të tretën e vlerës së tyre, në një moment të parë, ndonëse e rikuperuan më pas. Ndërkohë që po “gëlon” shkëputja e Skocisë dhe Irlandës së Veriut.

Secila prej këtyre të këqijave që po i ndodhin tashmë Britanisë ishin parashikuar nëse do të triumfonte vendimi për largimin nga BE-ja, por vendi akoma vazhdon që të shtanget nga ajo çka vete solli. Është koha që të çuditemi nga të papriturat. Vendi ka nevojë për një lider të ri, një qasje koherente për të negociuar me BE-në dhe një zgjidhje të drejtë me ato vende për të cilat bashkimi votoi për të qëndruar. Dëmtimi i mirëqenies së Britanisë do të jetë i lartë nëse vendi dështon në marrjen e kontrollit për të ardhmen e tij.

I sëmuri prej askundi

Java e parë e frikshme e Brexit dhe “mjerimi” i pritshëm, tashmë kanë shkaktuar pendim tek blerësit. Një mospranim i hershëm i rezultatit do të ishte gabim.  34 mln njerëz kanë shprehur vullnetin e tyre dhe rezultati ishte i qartë. “Ndeshja e kthimit” do të ishte po aq e padrejtë sesa t’i lejoje edhe një herë futbollistëve të Anglisë një tjetër goditje nga Islanda, e cila do të nënkuptonte një turpërim të dytë një javë pas referendumit.

Dhe përsëri fati i Britanisë mbetet i pasigurtë. Pavarësisht se britanikët vendosën për daljen nga BE-ja, Brexit vjen me 57 lloje të pasojave, ku më i buti prej tyre do të ishte marrëveshja si e Norvegjisë, ku përfshihet aksesi i vazhdueshëm në tregun europian të përbashkët dhe ku në këmbim do të këtë lëvizjen e lirë të njerëzve nga shtetet e BE-së dhe kontributet në buxhet.

Në ekstremin më të kundërt, Britania do t’i priste lidhjet përfundimisht, duke nënkuptuar jo më pagesa për buxhetin europian dhe jo më kuota të pa limituara të emigrimit, e në të njejtën kohë asnjë lloj aksesi në tregun që blen pothuajse gjysmën e eksporteve britanike. Votuesve iu është thënë që mund të kenë aksese, por ja që nuk munden.

Modeli norvegjez do të bënte më pak dëme në ekonomi. Do të ishte gjithashtu shansi më i mirë për të ruajtur unitetin me Skocinë dhe Irlandën e Veriut, të cilat, të dyja duan të qëndrojnë. Nacionalistët skocezë, të cilët humbën referendumin e pavarësisë në 2014, gjithmonë kanë pohuar se largimi i Britanisë nga BE-ja do të justifikonte një tjetër votim për pavarësi.

Ata kanë të drejtë, veçanërisht pasi në 2014-n shumë skocezë votuan që të qëndrojnë në Britani me qëllim që të mbeteshin brenda BE-së. Por, pavarësia do të ishte e “dhimbshme”, mund të nënkuptonte që një ditë të përdornin monedhën euro dhe të forconin kufijtë me Anglinë, me të cilën Skocia kryen më tepër tregti sesa me BE-në. Nën modelin norvegjez, mund të preferojnë të bashkohen me Anglinë. Nacionalistët duhet të presin për një marrëveshje përpara se të kërkojnë një referendum.

Në Irlandën e Veriut dalja e Britanisë nga BE-ja ngre probleme të tjera. Një prej të cilave është perspektiva e “ringjalljes” së kufijve midis veriut dhe jugut, një pjesë e zymtë e simblokës, që mund të evitohet sipas zgjidhjes norvegjeze. Një tjetër këndvështrim i turpshëm është se dalja e Britanisë do të thyente marrëveshje e të Premtes Së Mirë të 1998, ku u arrit procesi i paqes me Irlandën e Veriut i mbështetur nga BE-ja. Kjo marrëveshje ka ruajtur paqen në rajonin më problematik të 20 viteve të fundit.

Rikthimi, i pamundur

Çfarë do të nënkuptonte kjo? Anëtarët e partisë konservatore, të cilët e kanë fjalën e fundit, mund të favorizojnë një ndër mbështetësit e fushatës fatlume të largimit, një grup mediokër që kanë diskredituar veten e tyre gjatë fushatës: duke gënjyer lidhur me pagesat e fryra buxhetore dhe duke u marrë me migrantët turq, përpara se të zhdukeshin pas votës së Brexit.

Asnjë prej tyre nuk do të ishte një kryeministër i denjë. Dhe akoma “kualifikimi i tyre” më i mirë do të mbetet falsiteti që “shitën” për zhvillimin. Udhëheqësi i ri i Britanisë do të duhet të shpjegojë përpara 17 mln votueseve se iluzionet të cilat ata premtuan, ’përfitimet nga BE-ja pa asnjë obligim’, nuk ekzistojnë. Vetëm kur autorët e Brexit të imagjinojnë vetë kthimin nga Brukseli pa këtë marrëveshje magjike mund që votuesit  pro largimit ta kuptojnë domosdoshmërinë e një kompromisi.

Liderët europianë nuk janë në “humorin e duhur” për të negociuar me fqinjin e tyre. Për këtë Britania duhet të shtyjë sa më shumë të jetë e mundur përpara se të vihet në zbatim neni 50 i marrëveshjes së Lisbonës, mekanizmin e negociatave të Brexit, që ka një afat dy vjeçar.

Për çdo muaj shtesë që kostot e Brexit shtohen, mundësia e gënjeshtrës do të rritet. Angela Merkel, një kampione e  parashikimeve, ashtu si homologët e saj francez dhe holandez, do të përballët me zgjedhje të egra vitin që vjen. Ajo mund të ndiejë se plotësimi i disa prej kërkesave të Britanisë, siç është ndalimi i menjëhershme i lëvizjes së lirë të njerëzve, do të bëhet i mundur, megjithëse do ta ketë të vështirë që edhe liderët e tjerë europianë ta pranojnë këtë.

Thënë këtë, duke pasur parasysh që pothuajse gjysma e votuesve britanikë nuk duan të jenë jashtë, ka më shumë gjasa që të preferohet marrëveshja norvegjeze për të përmbushur izolimin. Çfarë do lloj marrëveshje të vendoset ne Bruksel dihet që do të jetë shumë larg asaj çka kampi i largimit ka premtuar, që me siguri do të vendoset përpara publikut britanik përsëri, përmes zgjedhjeve të përgjithshme, një referendumi apo të dyjave bashkë.

Mund të ndodhë që i gjithë nocioni i Brexit të ngecë. Një shumicë tepër e ngushtë ka treguar se do të preferonte jetën jashtë BE-së sea atë brenda. Por mund të ndodhë edhe, që përballë alternativës së marrëveshjes norvegjeze ku do të përfshihen një pjesë e madhe e kostove të të qenurit në tregun e përbashkët pa pasur të drejta në vendimmarrje, britanikët do të preferonin të qëndronin në BE.

Negocimi për daljen e Britanisë do të tendosë tolerancën, si të votuesve britanike ashtu edhe të liderëve europianë. Gjithsesi BE-ja  është e specializuar në  kompromise të vështira dhe po përflitet rreth referendumeve.

Pas muajsh vështirësie ekonomike dhe  një recesioni shkaktuar nga rënia e emigracionit, votuesit britanike do të jenë duke menduar ndryshe në lidhje me balancën midis emigracionit, ekonomisë dhe vendit të tyre në Europë. Deri këtu rezultati më i mundshëm i kësaj situate mbetet Brexit. Por, do të ishte plotësisht gabim që të mos llogaritej mundësia e një mirë se ardhjeje aspak elegante dhe të turpshme ./MONITOR

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *