Protestat në Hong-Kong nisën si reagim ndaj ambicies së Pekinit për të caktuar Guvernatorin e ri jashtë procedurave të rregullta të votimit dhe përzgjedhjes së lirë dhe po përfundojnë në një përplasje mes dy vizioneve të ndryshme për administrimin e ishullit që dikur i përkiste Britanisë së Madhe.
Kështu e përshkruan “Washington Post” situatën e cila për momenin po ngjan si tendosja e forcave.
Protestuesit janë shtuar në numër, por po kështu ka bërë edhe Kina, që po vë në lëvizje aparatin represiv. Për më tepër që Pekini i konsideron protestat të paligjshme dhe në planin politik vlerësohet se i druhet çdo lloj koncesioni, pasi diçka e ngjashme mandej do të verifikohej edhe në pjesë të tjera të vendit.
Me këtë rast mediat perëndimore raportojnë se ka kufizime të komunikimit në mediat sociale që janë kanali kryesor i mobilizimit në këto kohë.
“WP” citon edhe një editorial të përditshmes “Populli”, organ shtetëror, që shkruante se demonstratat janë ilegale dhe shtonte kërcënueshëm se nëse ato vazhdojnë “pasojat do të jenë të paimagjinueshme”.
Për të gjitha këto arsye nuk kanë munguar edhe krahasimet e gjendjes në Hong-Kong me ngjarjet e Tienanmenit në vitin 1989.
http://www.washingtonpost.com/world/china-warns-hong-kong-protesters-of-unimaginable-consequences/2014/10/02/245eb391-e506-4c24-9cdc-f1c62528e6fb_story.html

normale honkongu duhet nji zgjidhje urgjente dhe paqe nuk behetshaka me ushtrine ekines ata te shfarosin brenda ores eshte nji shtet qe kollaj nuk zgjidhen problemet ligji kines ka ligjet me ekstreme dhe kundra shtetit je idenuar pa gjyqe me vdekje kjo embane kinen te izoluar do perfundoje shume keq tragjedia me emadhe eketij viti prandaj nuk ka zgjidhje duhen te terhiqen duhet dialog me presidencen ku kina ka vetem njipresident dhe ai perfaqeson ne parlament ne te gjitha fushat prandaj fjala etij eshtekundra greves ozote mos te kete vrasje se populli ikines eshte icarmatosur dhe per kete ata duhet te jene te bindur se po bejne greve paqesore per te drejtat enjeriut dhe lirine eshtypit
Edhe ata qe e kane organizuar duhet patjeter ta kene patur parasysh Tienamenin, keshtu qe logjika me thote qe duhet te kene nxjerre mesime e te kene marre masa kesaj rradhe…varet sa i intereson Kines nje gjakderdhje me permasa apokaliptike ne nje zemer financiare si Hong Kongu…as Kina dhe as Bota nuk do te jene me njelloj nese ndodh ky skenar…per mendimin tim duhet te beje disa leshime dhe te kerkoje kompromisin…