Pasojat e HEC-eve

Dita

Më vjen keq që vetë popullsia shqiptare nuk është e ndërgjegjesuar aspak për rrezikshmërinë e projekteve si HEC-et vend e pa vend. Nuk është e ndërgjegjësuar për pasojat fatale që do kenë për qindra fshatra për kullotat, tokën punuese dhe për vetë gjënë e gjallë mbi tokë e në ujë.

Do vdesë gjithçka, dhe për më keq asnjë lloj fitimi nuk do shkojë për popullsinë, asnjë lloj “ndihme” financiare nuk do të mund të rikuperojë dëmin fatal dënimin me vdekje të Vjosës dhe fshatrave përreth.

Më vjen keq të pranoj injorancën e vendasve që ndjekin si bagëtitë, të heshtur dhe pa gojë projektet kriminale të mafiozëve dhe mbështetësve me pushtet, arroganca e të cilëve të kujton vetëm rrugaçët që drejtojnë bandat e rrugës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *