PASOJAT E JO-së

Leda Hysa

 

Nga Janusz Bugajski

 

Ekskluzive Dita – Dështimi i Bashkimit Europian për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e tij të tetorit kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Bllokimi i anëtarësimit do të dërgojë një mesazh braktisjeje pikërisht në një kohë kur shtetet aspirante kanë nevojë për përfshirje më të fortë të BE-së.

Megjithë rekomandimet e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, përparimi i Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut u bllokua kryesisht për shkak të kundërshtimit të Francës. Të dy institucionet (KE dhe PE) pohuan që të dy vendet kishin bërë përparim të mjaftueshëm në reformat e tyre për të arritur në fazën tjetër të integrimit. Një vendim pozitiv mbi negociatat e pranimit nuk do të nënkuptonte anëtarësim të menjëhershëm, por fillimin e një procesi të gjatë të kualifikimit për të gjithë kapitujt e acquis communautaire, blloku i gjerë i akteve ligjore të BE-së.

Presidentit francez Emmanuel Macron, që ishte në krye të politikës së bllokimit, iu bashkua edhe Danimarka e Holanda. Nevojitet unanimitet midis anëtarëve të BE-së para se të jepet miratimi për të filluar bisedimet e pranimit. Macron deklaroi se vetë procesi i pranimit duhej të reformohej, çfarë nënkupton se vendimi i tetorit nuk ka gjasa të ndryshohet në një kohë të shkurtër, sepse çdo proces reformues në BE mund të zvarritet me vite.

Në mungesë të një pozicionimi të fuqishëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të zgjerimit të BE-së, Franca është bërë më e fuqishme në sfidimin e angazhimeve të Bllokut për të përfshirë të gjitha shtetet e Ballkanit, siç nënvizohet në Samitin e BE të Selanikut të 2003. Politika e brendshme e Francës dhe frika nga imigrimi masiv shfaqen në vendimin e Macron. Nuk ka pothuajse aspak dyshim se Islamofobia dhe ndjenjat antishqiptare gjithashtu luajtën rolin e vet.

Politika bllokuese e BE-së mund të ketë një numër pasojash negative për Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën në tërësi. Ajo dëmton besueshmërinë e BE-së si një organizatë pan-europiane e hapur për anëtarë të rinj. (Kjo politikë) mund të zhgënjejë shtetasit dhe politikanët, si dhe të ndikojë negativisht programe të ndryshme reformash.  Gjithashtu, ajo do të ushqejë nocionin, tashmë të përhapur, se BE është bashkëfajtore në mbështetjen e qeverive të korruptuara, në këmbim të një farë stabiliteti, ai që disa e kanë quajtur “stabilokraci”.

Komisioneri i BE për zgjerimin, Johannes Hahn akuzoi liderët e BE për shkelje të angazhimeve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ai deklaroi se vendeve anëtare tani do i duhet të sqarojnë detyrimet e tyre afatgjata ndaj secilit vend, ndërsa refuzimi për të njohur përparimin e provuar do të rrezikojë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Politika bllokuese mund të forcojë polarizimin dhe radikalizimin politik të brendshëm duke inkurajuar nacionalistët, populistët, separatistët dhe irredentistët (ata që duan kthimin e kufijve të mëparshëm) të pretendojnë se tashmë rregullat e BE-së nuk janë më apeluese dhe se çdo shtet duhet të ndjekë interesat e veta kombëtare. Kjo do të dekurajojë marrëveshjet ndër-shtetërore dhe do të ulë fuqinë e  përpjekjeve të dy të dërguarve specialë të Shteteve të Bashkuara, të emëruar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës, pasi Beogradi do të ketë më pak nxitje për kompromis pa perspektivën e anëtarësimit në BE. Serbia dhe Mali i Zi (tashmë) i kanë filluar negociatat e anëtarësimit, por tani do të përllogarisin se këto (negociata) mund të çojnë në një tjetër cul de sac (rrugë pa krye) francez, në mungesë të konsensusit të plotë të BE-së për zgjerim të mëtejshëm.

Shteti që do të preket menjëherë (nga ky vendim) do të jetë Maqedonia e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev ndërmori risqe të konsiderueshme të brendshme me ndryshimin e emrit të vendit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë me Greqinë, në mënyrë që të përmbushte kushtet e BE për negociatat e pranimit. Tani qeveria ndihet e tradhtuar dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme në prill 2020, çfarë mund të gjallërojë nacionalistët. Vendimi i BE-së, gjithashtu, mund të nxisë trazira të ripërtërira politike dhe sociale në Shqipëri.

Vendimi negativ i BE-së do të mundësojë më shumë hapje për ndërhyrje të huaja armiqësore në rajon, veçanërisht nga Rusia. Në thelb, Parisi padashur ka përforcuar narrativën propagandistike të Vladimir Putin se BE-së nuk i besohet dhe se nuk dëshiron ndonjë anëtar të ri nga Ballkani. Kjo do ta ndihmojë Kremlinin të prishë më tej unitetin perëndimor dhe të depërtojë më thellë politikisht, ekonomikisht, dhe nga ana informative dhe e inteligjencës. (Rusia) gjithashtu do të përllogarit se ka një dorë më të lirë për të inkurajuar nacionalizmat e Ballkanit dhe për të prodhuar konflikte, nga të cilat mund të përfitojë, në Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë  e Veriut.

Një vendim negativ për negociatat e pranimit dhe për zgjerimin e mëtejshëm në Ballkanin Perëndimor do të kundërveprojë negativisht edhe mbi sigurinë e vetë Bashkimit Evropian.Nëse perspektivat e anëtarësimit zvogëlohen, reformat mbesin në vend, investimet e huaja ulen dhe papunësia rritet, rrjedhja e popullatës drejt BE do të vazhdojë. Dhe BE do të jetë në një pozitë më të dobët për të zgjidhur mosmarrëveshjet, nëse (ajo) shihet të heqë dorë nga fuqia e saj më e madhe motivuese, anëtarësimi. Kjo do të sigurojë që roli i SHBA në rajon të jetë edhe më i rëndësishëm.

 

Dita, Albania

EUROPEAN UNION BLOCKS THE BALKANS

Janusz Bugajski, 25 October 2019

The European Union’sfailure to launch accession talks with Albania and North Macedoniaat its October summit contributes to destabilizing the Western Balkans.Blocked entry will send a message of abandonment precisely at a time when aspirant states need more intense EU involvement.

The progress of Albania and North Macedoniawas blocked primarily because of France’s opposition, despite recommendations from the European Commission and the European Parliament. Both institutions confirmedthat both countries had made sufficient progress in their reforms to reach the next phase of integration. A positive decision on accession talks would not have signified imminent membership but the start of a long process of qualifying for all chapters of the acquis communautaire – the vast body of EU law.

French President Emmanuel Macron led the blocking policy and was joined by Denmark and the Netherlands. There needs to be unanimity among EU members before approval is given for accession talks to begin. Macron claimed that the accession process itself had to be reformed, signifying that the October decision is unlikely to be reversed any time soon because any EU reform process can drag on for years.

Without the strong position of the United Kingdom in supporting EU enlargement, France has become more emboldened in challenging Union commitments to include all Balkan states, as specified at the EU’s 2003 Thessaloniki Summit. France’s internal politics and fear of mass immigration figured in Macron’s decision. There is little doubt that Islamophobia and anti-Albanian sentiments also played a role.

The EU’s blocking policycan have several negative repercussions for the Western Balkans and for Europe as a whole. It damages EU credibility as a pan-European organization open to new members. It can disillusion citizens and politicians and undermine various reform programs. It will also nurture the already widespread notion that the EU is complicit in upholding corrupt governments in exchange for a measure of stability – what some have dubbed as “stabilocracy.”

Johannes Hahn, the EU commissioner for enlargement, accused EU leaders of breaking commitments to North Macedonia and Albania. He asserted that member states will now have to clarify their long-term obligations to each country, while the refusal to acknowledge proven progress will risk destabilizing the Western Balkans.

The blocking policy can reinforce domestic political polarization and radicalization by encouraging nationalists, populists, separatists, and irredentists to claim that EU rules no longer apply and each state needs to pursue its own national interests. This will discourage inter-state agreements and undercut the efforts of the two U.S. special envoys appointed to resolve the dispute between Serbia and Kosova, as Belgrade will have less incentive to compromise without the prospect of EU membership. Serbia and Montenegro have started accession talks but will now calculate that these may lead to another French cul de sacwithout full EU consensus on further enlargement.

The most immediately affected country will be North Macedonia. Prime Minister Zoran Zaev took substantial domestic risks in changing the country’s name and settling the long-standing dispute with Greece in order to fulfill EU conditions for accession talks. The government now feels betrayed and has called for early elections in April 2020 that could invigorate nationalists. The EU decision can also stir renewed political and social turmoil in Albania.

The negative EU decision will provide more openings to hostile foreign interference in the region, particularly from Russia.In essence, Paris has unwittingly reinforcedVladimir Putin’s propaganda narrative that the EU is untrustworthy and does not want any new members from the Balkans. This will help the Kremlin to further undermine Western cohesion and deepen its political, economic, informational, and intelligence penetration. It will also calculate that it has a freer hand to encourage Balkan nationalisms and manufacture conflicts in Bosnia-Herzegovina, Kosova, Montenegro, and North Macedonia from which it can benefit.

A negative decision on accession talks and further enlargement in the Western Balkans will rebound negatively on the security of the European Union itself. The population outflow into the EU will continue if membership prospects recede, reforms are stalled, foreign investments reduced, and unemployment rises. And the EU will be in a weaker position to resolve disputes if it seen as surrendering its main leverage – the incentive of membership. This will ensure that the U.S. role in the region becomes even more critical.

 

*****

Rubrika e z.Bugajski mund të lexohet çdo të shtunë në Dita print dhe online. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
14 Comments
  • Januzi ja mbyt kot qe ne fjaline e pare – Deshtimi i BE per te filluar negociatat ne samitin e tetorit..(kur ne fakt eshte deshtimi i Shqiperise dhe MV qe bindja pa kushte ndaj BE nuk i rezultoi e frytshme)
    Po aty Januzi vazhdon – …kontribuon ne destabilizimin e Ballkanit Perendimor.
    Ballkani Perendimor ka qene e eshte nje parcele eksperimentale e atyre politikave te reformave pa fund te diktuara pikerisht nga BE. Ne se ky Ballkan P. ka sot probleme, ato vijne pikerisht nga deshtimi i ketyre reformave eksperimentale. Mos valle ishte i stabilizuar pra ky Ballkan P. qe na u destabilizoka nga mos hapja e negociatave?
    BE ne qofte se do integrim te Ballkanit P. duhet se pari te ndale eksperimentet me ato reformat shterpe. Ky Ballkan P. nese nuk ploteson kushtet per anetaresim ne BE tregon se tutela shumvjecare e BE mbi te ka qene shkaku i ketyre kushteve te pa plotesuara. Ne fund te fundit vendet e tjera ballkanike te anetaresuara ne BE nuk kane patur mbi koke tutelen e “mendimtareve” Mogherin, Hahn, Juncker a Tusk. Nuk i kane shnderruar ne idhuj ata pijanece, medioker e budallaqe me ato denglat e tyre dhe kane kryer vete reformat qe i duheshin per te qene sot anetare te BE.

  • Per te ardhemen e shqiperise duhet ta marrin ne dore vete Amerika.
    Me arritjen reformes ne drejtesi me SPK dhe BKH.Ti hyje mardhenive ekonomike duke rritur mireqenien e nivelit ekonomik te popullit shqiptare.Ta forcoi shqiperine ekonomikisht dhe ushtarakisht.Me te arrite ky rrezultat per shqiperin.Shqiperia ti drerjtohet Europes nese kerkon europa hapjen e ngociatave.Ti pergjigjet.Kam edhe ca pune.Mund te presesh pak kohe mbasi tani per tani jam paksi e zenun.Kur te kem kohe te lire do ju njoftojme per bisedime nese ia vlene.

    • “Amerika ti hyje marrdhenieve ekonomike duke rritur mirqenien e popullit shqiptar. Ta forcoje Shqiperine ekopnomikisht e ushtarakisht…”
      Ahahahaha na shkrive or ti MH, kurse qeveria e Rames te merret me PPP, koncesionet, prishje teatri kombetar dhe bla bla bla. Ore trap, ka ikur koha e kolonive. Amerika nuk hap negociata per tjeter yll ne flamurin e vet. Amerika First – e ke degjuar ti moton e Trump? Shko se ta shpjegon Gent Kaka.

  • MeteH

    Jo vetem qe je bryl ne intiligjence.Por dhe debil i persosun ne kuptimin e komenteve qe behet ne keto faqe.
    Une iu drejtova ides per forcim te mardhenieve ekonomike me Ameriken mbas fillimit te detyres SPAK -u dhe BKH-ja.Ku te gjithe keto politikane me ne krye Sorollopet Rama,Berisha,Basha dhe te sojit tend handikap te eleminoheni nga politika dhe komentet bajate.Ku te kemi politikan qe i sherbejne popullit votuesve ashtu sic veprojne te gjithe politikanet e sistemit demokratik te shtetev pa te korruptuar dhe kriminel.

    • ore Mut Hengersi MH –

      Lexo or trap prap se c’fare ke shkruar “Amerika ti hyje marrdhenieve ekonomike duke rritur mireqenien e popullit shqiptar. Ta forcoje shqiperine ekonomikisht “. (Shqiperine e ke shkru me “sh” te vogel, idiot) Kjo nuk eshte ide per forcim te marrdhenieve me Ameriken si kerkon ta sheqerosesh mbas pilafit. Eshte deshire per protektorat amerikan dhe une ate te them, ka ikur koha e protektorateve dhe kolonive. Jemi ne Shek. 21 jo ne Shek.19. Dhe meso te shkruash vendin tend me germe te madhe jo te vogel, o rrote.

  • Je boll gamor serb prej Vicidolit , or tej MeteH ! Me trunin tat , nuk shkohet as ne hale !

  • Para 3 vjetesh! Nuk i heq dot asnje presje!

    APEL NGA NJERIU I ZOTIT, POR HESHTJE NGA NJEREZIT E SHTETIT

    Sot lexova me një frymë një letër nga njeriu i Zotit, Dom Gjergj Meta. Sa dhimbje dhe vërtetësi kishte në atë letër. Në këto kohë të gjithë duhet të bëjnë atë që quhet detyrë qytetare ndaj rinisë së këtij vendi.
    Duhen edhe shumë të tjerë të reagojnë ndaj kësaj të keqeje që po gangrenizon rininë, jetën, ëndrrat, sakrificat, mundimet, mësimet, kulturën dhe mënyrën e jetesës së saj.

    Por, ministrja e Arsimit nuk ka bërë një prononcim kundër hashashit, Del e flet me orë të tëra për reforma që sërish penalizojne rininë, por asnjë fushatë sensibilizimi në gjimnaze.

    Ministri i Brendshëm del e justifikon ata që e mbjellin, por deri tani nuk ka arrestuar asnjë shpërndares të hashashit në gjimnaze. Ndalohen shitësit e farave, por të hashashit bredhin para gjimnazeve me Benza dhe BMW.

    Ministri i Rinisë nuk ka nxjerrë gjysëm fjale nga goja. Ka bërë fushata dhe ditë rinie, si ajo e Pezës, ku mbreti ishte ai, hashashi, por asnjë fushatë për të ndërgjegjësuar rininë për dëmet që sjell jo vetem përdorimi, por se ku të çon futja në rrjetet kriminale të shpërndarjes.

    Ministrja e Kultures rri e bën sehir. Ndoshta e quan një kulturë të re epokën e hashashit.

    Ministri i Bujqësisë duhet të shqetësohet se bujqit po i largohen punës në bujqësi dhe do t’i duhet shumë punë për t’i rikthyer ata sërish në ara.

    Ministri i Shëndetësisë nuk ka bërë të paktën një fushatë ndërgjegjësimi mbi dëmet që sjell përdorimi i hashahit nga rinia, por ka mbushur televizionet me reklama për koncensionin e analizave.

    Ministri i pyjeve dhe zonave të mbrojtura, është i vetmi që krenohet se sivjet nuk i është djegur asnjë hektatr pyll. Punën e tij e kanë zëvendësuar shumë mirë ata që ruajnë të mbjellat e tyre dhe nuk i lejojnë me barinjtë të ndezin zjarre për të hapur kullota.

    Për këtë të keqe kombëtare duhet reagim qytetar tani, sepse një ditë më vonë do jetë shumë vonë… për të gjithë

    • Ministrite ne Shqiperi punojne per traffikantet : ministria e transportit hap e mbyll portin kur ka livraisone te lendes se pare, ministria e ushtrise fike radaret- harron se ato kane signal edhe per kur i fike qe tjeterkush te monitoroje deshtimin tend- apo jep helikopteret e motoskafet per traffik, policia merret me eliminimin e gjykatereseve pak trima apo policeve pak adhetare edhe i vret,, ministrisha e kultures perdore kulturen per transportin e droges ne pseudo vepra te artit, ambasadat kane shoferet kurier droge edhe attachet kultural shperndares te droges ne ´eliten’ qe takojne etj etj … te gjithe i keni te faktuara edhe halla pyesni pse na mbyllen deren!
      Cohuni pastroni auret se e kelbet dyjane!

  • MeteH

    Shkrimi i yt.
    “””Jemi ne Shek. 21 jo ne Shek.19.”””

    Sa me korrektes shkruan germat e medha.I vendos si kau peles.

    Te vlersuan ma siper gomar serb qe me trunin tende nuk shkohet as ne hale.

    • Ku ke goje ti mor Mut Hengersi MH te me tregosh mua rregulla drejtshkrimi kur ti shkruan emrin e vendit tend Shqiperi me “sh” te vogel? Bajge.

    • Ka me fyell se ty qe nuk di te shkruash emrin e vendit tend or Mut Hengersi MH qe shkruan dhe si Cuni i Vuk Karit? Ahahah…”Ta forcoi shqiperine ekonomikisht e ushtarakisht”, duket se ke kullot derrat e nuk ke as 4 klase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *