Pasojat e luftërave i paguajnë popujt

redaktor

Disa kohë më parë, bëra një vizitë pune në Gjermani, por objekti i punës për të cilën unë shkova përkoi që të ishte me një punonjëse që kishte jetuar e punuar në ish Gjermaninë Lindore. Gjatë bisedës shkëmbyem mendime si për probleme të punës, të jetës shoqërore por edhe të letërsisë. Mua si pa dashje m’u kujtua dhe i rrëfeva bashkëbisedueses mbresat nga romani i Petro Markos, “Qyteti i Fundit”. Kjo e entuziazmoi bashkëbiseduesen dhe kërkoi të më rrëfente një ngjarje të jetuar në vitin 1945 kur ushtria sovjetike mundi Gjermaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u fut si pushtues në Berlinin Lindor. Ajo e nisi afërsisht kështu rrëfimin:

“Im atë ishte konservator. Nuk e pëlqeu kurrë Hitlerin, edhe pse nuk iu kundërvu. Deri në fillim të luftës jetonim mirë. Prindërit më vdiqën nga bombardimet ndërsa vëllai u vra gjatë luftimeve në Stalingrad. Ai nuk donte të shkonte në luftë, nuk donte të luftonte për Rajhun, por e detyruan. Mbijetuam vetëm unë dhe motra ime e vogël. Më kujtohet që babai thoshte se, nëse do t’ia dilnim ndonjëherë të shpëtonim nga Hitleri, më pas do të duhej të bënim të njëjtën gjë me rusët. Kjo ishte mëse e vërtetë për karakterin e tyre, mbasi unë e kam të vërtetuar nga jeta ime private pasi isha fejuar me një ish rus që prindërit e tij kishin mërguar qysh herët në Gjermani dhe ai ishte rritur në Berlin, por çuditërisht pak para fillimit të luftës së Dytë Botërore u zhduk pa vënë në dijeni as prindërit e vet, as mua si bashkëshorte.

Në këto kushte unë mbeta vetëm me motrën time më të vogël, dhe më lindi për detyrë të kujdesesha kryesisht për time motër. Ajo kishte konvulsione sa herë dëgjonte zhurmën e avionëve, që fluturonin mbi Berlin. Kur rusët hynë në qytet, disa i pritën si çlirimtarë, por në fakt nuk ishin të tillë, se me veprimet që bënë u treguan më se xhelatë”.

Pas një pauze që bëri në bisedë, ajo vazhdoi me lot në sy duke vazhduar rrëfimin.

“Ditën kur ushtria ruse hyri në qytet, kishte shumë rrëmujë, askush s’dinte çfarë të bënte, nëse duhej të fshihej apo të rrinte në rrugë e të shikonte. Unë e ime motër ishim në rrugë, duke kërkuar ushqim, kur pamë tanket e para dhe grupe ushtarësh rusë. Vrapuam të fshiheshim në rrënojat e një shtëpie të shkatërruar, por disa ushtarë na panë ku u fshehëm dhe na erdhën pas duke qeshur. Njëri prej tyre si pa të keq kapi time motër për krahu dhe e përplasi në tokë, e përdhunoi aty pa asnjë hezitim pastaj ia la vendin një tjetri, dhe pastaj një tjetri, gjithashtu edhe unë, – tregoi ajo – pësova të njëjtën gjë, por nuk e mbaj mend nëse më përdhunuan dy apo tre ushtarë, sepse mbylla sytë dhe nuk desha të shoh atë që po më ndodhte mua, apo time motër që dridhej duke kërkuar mëshirë. Për fatin tonë, në atë moment vjen një oficer rus, i cili urdhëroi ushtarët që të na lëshonin dhe i quajti ata “kafshë të ndyra”, por ndaj nesh nuk kërkoi as ndjesë për veprimet e turpshme që kishin bërë ushtarët e tij, por ktheu shpinën dhe me shumë indiferentizëm iku.

Ime motër ishte lëshuar në një pellg në gjakun e saj se në atë kohë ishte vetëm 12 vjeçe dhe megjithëse përqafova për ta qetësuar sadopak, por ajo nuk më dëgjonte se qante me dënesë. Në ato kushte na u desh të rrinim për një kohë të gjatë të ulur për tokë deri sa munda ta ngrija në këmbë dhe ta bëja të ecte për t’u kthyer në shtëpi. Gjatë rrugës kishte tanke dhe ushtarë nga pamja e të cilëve motra dridhej nga frika dhe trauma që kishte pësuar, e pikërisht në këtë kohë disa ushtarë të tjerë u nisën drejt nesh dhe ime motër megjithëse ishte e terrorizuar dhe e dërrmuar edhe fizikisht, ulëriti dhe ja dha vrapit pa parë përpara, se i ishin errësuar sytë e për pasojë, pengohet e pa vetëdije bie para një tanku që ishte në lëvizje i cili i kalon përsipër dhe e shndërron në një grumbull mishi të përgjakur. Natyrisht, ushtarëve rusë nuk u bëri përshtypje, por ishte motra ime që kishte vdekur duke më lënë të vetme, prandaj edhe nuk mund ta harroj deri sa të shkoj edhe unë tek ajo. Unë di se sa gra e vajza gjermane kanë pësuar të njëjtën gjë që pësova unë e ime motër”, përfundoi bisedën, bashkëbiseduesja ime në Gjermani.

Kuptohet, nuk përjashtohet mundësia që edhe shumë gra e vajza ruse kanë patur të njëjtën “fat” nga ushtarët gjermanë. Mendova ta përcjell këtë rrëfim nëpërmjet shtypit pasi jo vetëm luftërat me karakter lokal që po zhvillohen vazhdimisht por në dijeninë time si qytetar, shoqëria njerëzore është mbarsur e po mbarset çdo ditë me shumë konflikte, që mund të jenë katastrofike për njerëzimin.

Duke kujtuar e evidentuar, qoftë edhe disa dukuri që karakterizojnë luftërat dhe pushtimet e vendeve dhe rajoneve nga secila palë, pasojat për popujt janë të njëjta si historia e dy motrave gjermane nga ushtarët rusë gjatë Luftës së Dytë Botërore, prandaj lind nevoja që jo vetëm popujt të rrisin vigjilencën për t’i prerë rrugën çdo lloj lufte e duke votuar drejtues politikë gjakftohtë e me karakteristika e metoda drejtimi sa më demokratike.

 

Share This Article
7 Comments
  • Kuptohet, nuk përjashtohet mundësia që edhe shumë gra e vajza ruse kanë patur të njëjtën “fat” nga ushtarët gjermanë.

    E ke shume gabim sepse ushtaret gjermane nuk kane kapur kurre me zor gra te huaja.
    Shume historiane jane perpjekur te vertetojne nje gje te tille por nuk ja kane dale dot.

    • Ashtu eshte. Ushtria gjermane nuk perdhunonte si kafshet dhe egersirat bizantine sllave, ruse, serbe, greke kudo ku pushtonte. Kudo ku pati ushtri gjermane kishte bordelo te kontrolluara ku hyhej e dilej me rregull, me regjistrim, kontroll mjeksor, qese per bilat, dhe femnat qe sherbenin aty ishin te ardhura nga Gjermania.

  • Ushtria gjermane e sulmoi Bashkimin Sovjetik per t’u mbrojtur, sepse BS kishte mbledhur 13 milion ushtare gati per te pushtuar tan Europen. Qe ne Mars 1941 Marshalli Timoshenko dhe Gjeneralët Zhukov e Vasilevsky, drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes së BRSS, i paraqitën Stalinit planin e pushtimit të Gjermanisë. Ushtria e Kuqe kundërsulmoi, e rimori territorin e humbur dhe më pas vazhdoi sulmin e pabërë kundër Europës; por pushtoi vetëm gjysmën e saj sepse i dolën përpara armatat amerikane e të aleatëve perëndimorë. Krimet e Stalinit dhe bolshevikeve te tjere ia kalojne disafish krimeve te urhderuara nga Hitleri.

    • O Kol!
      Paske qene komplet i RRJEDHUR NGA TRUTE!!!
      Jo vetem qe qenke INJORANT,por as nuk paska lexuar ndonje liber apo pare ndonje film te LUFTES SE DYTE BOTERORE!!
      Per cfare miliona ushtare po derdellit,o IDIOT total,kur Stalini beri nje mareveshje paraprake me Hitlerin per MOSSULMIMIN e njeri tjetrit,meqenese Gjermania kishte filluar pushtimin e vendeve te Europes dhe BRSS akoma nuk ishte GATI T”I PERBALLONTE ATA!
      Eshte kjo arsyeja,qe Hitleri filloi sulmin i pari kunder BRSS ne qershor 1941 dhe shkoi deri 20 km afer Moskes!
      Ne se BRSS do kishte ne kufi 13 milion ushtare sic ia fut pordhes ti,o rryp kaishi,do ta mberthente HITLERIN qe ne fillim!!!Epo kur shkruajne edhe INJORANTET per historine!!!
      Dhe thoni se e kish fajin Enver Hoxha qe ju denoi juve!!!
      T’U ZHDUKTE FARE DO BENTE ME MIRE!!!

  • Ore autor shkrimi,
    Dakort me tregimin e nje qytetareje gjermane, qe kishte perjetuar nje “ferr” nga tanket ruse, qe ia shtypen te motren. Edhe ti je tronditur shume, ke te drejte.
    Por nuk ke aspak te drejte, kur thua se edhe shume gra e motra ruse, mund te kishin humbur te dashurit e tyre.
    O Arqile Veshi po nuk ke degjuar ndonjehere nga veshet ose lexuar nga historia se cfare i ka ndodhur, botes mbare gjate luftes se dyte boterore, sa qene viktimat e kesaj lufte, sa viktima pati populli rus, dhe ti thua MUND. Mblidheni mendjen dhe mos tregoni perralla me mbret, se tregoni nje nivel intelektual shume te ulet dhe kulture te dobet.

  • Nje bravo te madhe , Feniks e Gregor ! Berlini e Kola , jane “brezi i ri” i nxenesve e studenteve qe bejne shkollat e tanishme , ku çdo gje mund te behet , vetem per te studiuar , jo . Nga ato te mira qe ka bere deri tani kjo qeveri , kryevepra e saj , ka qene mbyllja e 18 kioskave private , te ashtuquajtura universitete , ku shiteshin diploma . Merreni me mend se sa Berline e Kola kane prodhuar kioskat e mesiperme dhe sa te tjere do te vinin , po te mos ishin mbyllur . Epo , te shkruajne Historine e Luftes se Dyte Boterore , Kolat e Berlinet , qe nuk kane lexuar ne jeten e tyre nje liber , nuk kane pare nje film , nuk kane pare ne TV nje emision historik , kjo nuk ka b.the ku te rrije . Çfare t’i thuash ketyre dy “historianeve” ? Qe Rusia (Bashkimi Sovjetik i asaj kohe) , humbi ne luften kunder nazizmit 22 milion njerez , aq sa u vrane gjithsej ne te gjithe Boten , gjate asaj lufte . Nazistet gjermane ne Rusi , kane bere te tilla krime , qe as himagjinata me e çfrenuar , nuk mund t’i mendonte . Rusia mbajti 70% te luftes mbi shpatullat e saj . A e dini çdomethene 22 milion njerez ? Eshte sa nje komb i tere , sa nje shtet i madh . Ato broçkulla qe ngjajne me fantazira plot urrejtje per Rusine dhe qe i pershkruan autori i artikullit te mesiperm , nuk jane asgje me krimet monstruoze te gjermaneve ne Rusi . Pershendetje , Gregor e Feniks !

  • Edhe diçka tjeter , autori Arqile Veshi , ka shkuar me pune ne Gjermani , ku ka biseduar me “nje punonjese qe kishte jetuar ne Gjermanine lindore” , e cila i tregon ngjarjen qe Arqilea na pershkruan ne artikull . Shume mire , deri ketu . Vazhdojme me tej : Ngjarja zhvillohet ne Berlin , ku sapo mbriten divizionet ruse , pikerisht ne maj te vitit 1945 (saktesisht me 9 maj) , pra , plot 70 vjet me pare . E motra e vogel e saj , qe vdiq e perdhunuar , ishte 12 vjeçe , ndersa ajo vete , qe kishte qene e fejuar me nje rus , i cili e braktisi , duhet te ishte ne 1945-sen mbi 20 vjeçe , por edhe 20 vjeçe te kishte qene , shtojme edhe 70 vjet qe kane kaluar nga ajo kohe , i bije qe zonja gjermane qe tregon perralla , te jete sot mbi 90 vjeçe …Dhe me e bukura eshte , qe kjo zonje 90 vjeçare , eshte nje punonjese , me te cilen bisedoi autori i artikullit ….Ne Gjermani , grate dalin ne pension ne moshen 62 vjet , ndersa 10 vjet me pare , dilnin ne pension 55vjet . Pershendetje Dr. Arqile Veshi prej Juglindorit nga Korça !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *