Gjermania miratoi paketën e ndihmës prej 400 milionë euro për të përballuar pasojat e përmbytjeve dhe u zotua se do të fillojë shpejt në rindërtimin e zonave të shkatërruara.
Ministri i Financave Olaf Scholz tha se paketa, e financuar gjysma nga qeveria federale dhe gjysma nga qeveritë e shtetit të Gjermanisë, do të ndihmojë njerëzit të merren me pasojat e përmbytjes dhe do të zgjerohet nëse është e nevojshme.
“Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për t’i ndihmuar të gjithë menjëherë,” tha ai. Qeveria gjithashtu pret të shpenzojë miliarda për rindërtimin, por sa saktësisht nuk do të jetë e qartë derisa autoritetet të kenë një pasqyrë më të mirë të shkallës së dëmit.
Teksa vizitoi qytetin e dëmtuar rëndë Bad Muenstereifelm kancelarja Angela Merkel tha se “ne do të bëjmë gjithçka … në mënyrë që paratë të vijnë shpejt për njerëzit, që shpesh nuk kanë më asgjë përveç rrobave në shpinë”.
“Shpresoj që kjo të jetë çështje ditësh,” shtoi ajo. Sa i përket përpjekjes afatgjatë të rindërtimit, ajo tha, restaurimi i infrastrukturës “do të zgjasë më shumë se disa muaj”, duke treguar shumë ura të shkatërruara.
Të paktën 171 njerëz mbetën të pajetë në Gjermani si pasojë e daljes e reshjeve të dendura dhe daljes nga shtrati të lumenjve. Ndërsa 31 të tjerë humbën jetën në Belgjikën fqinje, duke e çuar numrin e të viktimave në të dy vendet në 202.
e.sh/Dita

gjithe hallin e keni tek paret o vemje bythrenda te rilindjes
per te raportuar bashkerendimin ne pune te qeverise me shoqerine, per keto beheni qorra.
o ndyresira te edmutit ne media
Gjynaf! Ku vajti e ra kjo fatkeqsi ne Vestfali, ku gjinden njerez te qeshur e te mire, dhe s’ra andej nga Bajerni, ku gjinden arrogantet dhe nursezet!
Egzagt aspekti i ndihmes finanziare del ne plan te pare ne artikullin e gazetes! Te demtuarit ne Gjermani kjo dihet dhe s’ka nevoje per koment ,do ndihmohen.Pjesa me e madhe e tyre jane edhe privatisht te siguruar!
Shqiperise si vend ne zhvillim do ti bente mire qe debati te konzentrohej ke nderhyrjet e gabuara te Gjermanise ne natyrene saj ne menyre qe te njejtat gabime te mos perseriten tek ne!!
Te berit opozite nuk ka brire ktu eshte thelbi!